Kryeministri Berisha ka inspektuar pasditen e të premtes punimet në tunelin Tiranë- Elbasan. I shoqëruar nga ministri i i Transporteve, Sokol Olldashi dhe deputetë të qarkut të Elbasanit, Berisha tha se me këtë tunel realizohet ëndrra shekullore e Elbasanitdhe gjithë juglindjes së vendit.
“Kjo është një ëndërr shekullore, e qytetarëve të Elbasanit dhe qytetarëve të Tiranës, që është bërë realitet. Tuneli i Kërrabës është i kalueshëm plotësisht në të dyja anët, në rafinaturat e tij përfundimtare. Së shpejti në një hark kohor pak mujor, Tirana dhe Elbasani do të jenë qytetet më të afërta njëri me tjetrin në Shqipëri, do të jenë siç janë në shpirt të lidhur tiranasit me elbasanasit do të jenë dhe qytetet e tyre të mrekullueshme. Kjo përbën një mbështetje të fuqishme, për mbi një milion banorë, që janë në jug apo juglindje të vendit”, tha ai.
Kryeministri u shpreh i vendosur edhe për ndërtimin e tunelit të rrugës së Arbrit që do i shkurtonte mjaft rrugës Peshkopisë, Burrelit e Dibrës së Madhe.
Si ka mundesi qe nuk e zuri poshte apo qendron ajo shprehja nuk ha mortja m,t???me falni per komentin kaq ekstrem por duhet te them se ai njeri e meriton nji koment te tille se ka gjynahe per te lare