Kryeministri britanik blen një makinë të përdorur për gruan

Elton Tafaruci

Kryeministri britanik, David Cameron e befasoi shitësin e një pike makinash të përdorura, kur u shfaq aty për të blerë një makinë të përdorur për të shoqen.

Cameron bëri atë që bëjnë miliona njerëz.

Pronari i pikës, Iain Harris mbeti akoma më i befasuar kur ai nuk bleu ndonjë makinë më të shtrenjtë, por thjesht një Nissan Micra blu të vitit 2004, me një vlerë prej 1500 sterlina.

Makina kishte një kilometrazh të bërë prej 93 mijë milje.

“Ishte surreale. Mora një telefonatë ku më thuhej se kryeministri do vinte për të parë një prej makinave tona. Mendova se ishte ndonjë shok që po tallej”.

“Nuk u besoja syve kur erdhi. Kaloi gjysmë ore duke e parë makinën. Ai tha se duhej të ishte diçka e bërë në Britani. U talla duke i thënë se nuk do donte një makinë të kuqe”.

Vetë kryeministri britanik lëviz zakonisht me një Jaguar Xj me vlerë 200 mijë sterlina, i modifikuar për ta mbrojtur nga sulmet e mundshme terroriste.

3481C40400000578-3603795-image-m-33_1463953908547

 

3481CA6800000578-3603795-The_Prime_Minister_indicated_that_he_was_looking_for_a_run_about-m-41_1463954517908

Share This Article
1 Comment
  • Në Shqipëri burry I blen maqinë gruas. Në UK gruaja apo familja blen një makinë. Gruaja nuk është skllave apo pronë e burrit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *