Rama ka shqetësim gratë: Nuk garantohen kuotat gjinore po i hapëm listat 100 përqind. Lista të hapura që e kthejnë Shqipërinë pas në kohë, nuk na çojnë asgjëkundi

Arta Taja

Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën në nisje të sesionit të ri parlamentar duke folur për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit. Kryeministri u ndal edhe tek hapja e listave për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ai u shpreh se nuk ka kohë për të humbur dhe se do të bjerë dakord vetëm nëse do të garantohet kuota gjinore, në të kundërt nuk ka dakordësi me opozitën.

“Mirëse ritakohemi pas ndërprerjes. Uroj të gjithë të jeni mirë, në kushtet kur jemi dëshmitarë të një situate që befason shpesh. Pa humbur asnjë minutë, duhet që përmes komisionit të ligjeve të hedhim në letër ato që do të jenë reflektimet e ndryshimeve në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në Kodin Zgjedhor. Nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të punojmë me të gjithë ekspertët.

Nga njëra anë për mekanizimin e listave të hapura, kur na duhet të diskutojmë dhe të gjejmë rrugën e duhur, jo vetëm brenda sallës por edhe me opozitën jashtë.

Detyrimisht një orë më parë, nuk mund të jetë një proces i tejzgjatur për konsensus 100%. Por duhet konsesus për të mbaruar punë sa më shpejt.

I vetmi problem për ne për hapjen e listave 100% është mbajtja e kuotave. Nëse nuk ka një mekanizëm të besueshëm, mos prisni nga ne hapjen e listave 100%.

Lista të hapura që e kthejnë Shqipërinë pas në kohë, nuk çojnë asgjëkundi për ne”, – tha kryeministri Rama.

a.t / dita

Share This Article
21 Comments
  • Kuotat gjinore nuk jane reale kur krijohen artificialisht; ato arrihen me emancipimin e metejshem te shoqerise shqiptare. Megjithate, sipas sondazheve te mia personale, per elektoratin qysh tani grate jane me te besueshme se burrat. Me listen e hapur do te eliminohet kupola e krimit politik shqiptar te “Trustit te Geshtenjave dhe Boronicave te Tropojes” qe ka 30 vjet qe i pi gjakun popullit shqiptar.

  • Kuotat gjinore caktohen dhe me listat 100%te hapura.e thjeshte fare cakto ne fillim 30%dhe pastaj burat 70%.Neqoftese pastaj hapja e listave ishte loje kjo eshte tjeter pune.Ju keni 30 vjet qe beni lojna

    • Ore, kuotat gjinore i vendos votuesi.

      Keta jane sherbetore sorrosiste.

      vendosim gra, se ua shkasim kollaj.

      cohu nga gjumi.

  • A mund te na thote Rama apo ideologet e tij kush nga USA, UK, Gjermani qe jane me te perparuar ka kuota ginormous….por atje ka kryeministra…ministra deputete gra dhe askush nuk pretendon te zbatohen me detyrim teorite e Sorosit per gender.
    eshte nje pretest per te mbushur Kuvendin me askusha.
    Veçse Lista duhet te krijohet me votime nga anetaresia e Partise…..ndryshe Sekanik e tatepjete Sali-Rame do te jete….

  • Kuotat gjinore? Ato nuk jane reale neqoftee krijohen artificialisht. Ti Edvino kur ta lejoje Kushtetuta qe Kryeministri duhet te kete Harem, zgjidhi ato te haremit sipas qejfit. Hap listat, ate bej dhe leri perrallat.

  • Po mire o idiot, ato gra qe jane te zonje i fitojne votat, kurse ato shushkat nga trute dhe te bukura si paraqitje nuk i marrin dot votat dhe ato ske ci do. Ato jane vetem per ate pune dhe per numer ne parlament dhe mbaje kuoten zgjedhore ti dhe raportin e femrave ti. Hapi listat more E. Rama se i provuam dhe grate ne parlament dhe ne qeveri, ata jane vetem per sherbimet e tua personale. Ti nuk duhesh votuar me vetem per keto grate de i do forte dhe per ato PPP se me keto shkaterrove ekonomine ti.

  • Lëre kuoten gjinore kufomë,por trego se kur do te bësh testin e droges!

    • Ne Gerdec, tek ati yt shpirteror, Salibabalja….qe ma ke zgjat nick name me shume se ky i imi qe te hyfte e mos te dalte.

  • Kemi nje shoqeri mashkullore mbisunduese. Kjo me e theksuar se 30 vite me pare kur respektohej me te vertete femra, gruaja, nenat e motrat e sejcilit prej nesh.

  • Mos u merzit, se jemi ne gjendje me ta ba nje liste Kunder teje vetem me femera,njeqind here ma punetore e ma ne regull se bimbot qe ke perreth!

  • Shokut Edi i ka ngelur peng suksesi i kuqalashes së çëmëndur që ka dhjetfishuar shitjen e birrës Tirana dhe, është betuar, ja do ta mar gocën e suksesëshme deputete të Rilindjes dhe ta bëj edhe ministre ja s’ka. Por ka një problem dhe ku është problemi, hë , ku është problemi? Problemi është se shumë pensionistë që janë votues të Rilindjes, që u vjen inat që u është shuajtur kandili rinor duke parë reklamën, po protestojnë në emisionin e mëngjezit të Bashkim Hoxhës. Deri tani janë bër 10 000 protesta Bashkimit që do të jenë 10 000 vota kundër në qoftë se kuqalashja e suksesëshme e birrës do të të shpallej deputete në listat e hapura. Prandaj , shoku Edi për të mos humbur këtë fëmër të suksesëshme, do të ngul këmbë që listat të jenë as të hapura as të mbyllura por gjysëm të hapura e gjysëm të mbyllura dhe e para në listën e mbyllur që e ka gati që tani, madje e kishte me vehte në xhepin e pasëm edhe në sesioni e sotëm të kuvëndit, kuqalashja e tërbuar është e para. Hë, e shikoni ku është problemi të nderuar bashkëkomentues? Le ta tund sa të doj topin e zonjës Kim Luli Pasha në bisedat për kodin zgjedhor por lista të hapura plotësisht nuk do të ketë! Ja kuqalashen e suksesëshme deputete të rilindjes ja s’ka! Mbase shpëton dhe Bashkim Hoxha nga ankesat në emisionin e tij!

  • Nëse ka paragjykim dhe përbuzje më të madhe se kjo për gratë nuk e di. Ti ofendon krejt Zonjat, Nënat, motrat e këtij vendi me këtë 30 % tënd pasi apriori mendon që në Shqipëri nuk ka gra të zonjat të fitojnë me forcat e tyre por kanë nevojë për ndihmën e të tjerëve. Pra jemi në demokraci por jo tamam. A thua ngelën gratë ti ndihmosh Ti, Luli dhe Likja me Monen. Pika që su bie ju. Po këto janë justifikime për vazhdimin më tej të çorbës 30 vjeçare.

    • Sali Berisha deklaroi se do te jete deputet i listes se PD,pra ne listen e grave.Sa gra si puna e Saliut do te jene ne listen e zgjedhjeve?

  • Tammuz, vetem listat e hapura pastrijne politiken shqiptare te kapur nga bota e krimit dhe femra merr vleren qe i takon. C’do justifikim eshte frike nga mundesia per tu kacavjerre ne te tre pushtetet

  • Ramut, vetem listat e hapura pastrojne politiken te kapur nga bota e krimit dhe femra merr vleren qe i takon. C’do justifikim eshte frike nga mundesia per tu kacavjerre ne te tre pushteteve

  • I do te mbyllura te zgjedhi Spirokarken ky…apo Xhacken qe e komandon me nje levizje vetullash…me pak fjale :do gra “pa burra”.

  • Mos flisni kot, me atë cep të listës së mbyllur Edi Rama do të fus ajkën e grave të Shqipërisë. Ja e para në listë u vet deklarua, aktorja që nga kali, Daja i Mamaqit të filmit Fuck Tropoja do t’ja rehatoj të ndënjurat në fronin e deputetes ose pse jo, pa pritur zgjedhjet, në kolltukun bosh tashma të zonjës Shahini. Për deri sa aktorja bën detyrën e drejtores në fuck Tropoja pse të mos bëj detyrën e ministreshës së arsimit në fuck Tiranën e kontrdiktave ku shoku Edi do ti qëndroj pran natë e ditë që arsimi të përparoj. Hec e mos voto për rilindjen e shokut Edi!

  • Kesaj i thone me u mcef mbas gaxhoit .Ti o Rame nuk ke halle dhe merak per femrat ,por me kete 30 % do te fusesh pa tjeter vehten tende ne liste .Se e di shume mire , ty nuk te zgjedh me njeri edhe si deputet i thjeshte ,se e bere corap cdo gje ..Shejtan i zgjuar je o Rame ,por nga ana tjeter, je shume i lexuar o mavri??

    PS: A ke llogjike ti o Rame ,Per femrat ka vetem populli te drejte te votoje ,per jo ose per po .Nuk ke te drejte te diktosh ,kush je ti xhanem ??.A ke llogjike ti o diktator ,jemi ne Demokraci ,apo ne diktature ,se spo meret vesh as edhe nje gje fare .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *