Rama vendos foto profili … një holandez

anazapta

Shkërmoqja që i bëri Holanda Spanjës ditën e dytë të kampionatit botëror përfshiu edhe kryeministrin Rama, i cili duket se është mahnitur nga goli spektakolar i Van Persit. Pas ndeshjes ai i ka kushtuar një status këtij goli duke shkruar ”kur sporti bëhet art”. Por, Rama nuk është mjaftuar vetëm më këtë status për të treguar mbështetjen e tij për skuadrën fituese, por në foto kryesore të faqes së tij në Facebook ka vendosur futbollistin e Holandës, Robin Van Persi. Komentuesit që janë të shumtë në faqen e tij e kanë lidhur këtë me faktin se Holanda është nja shtetet që nuk dëshiron që t’i jap statusin Shqipërisë. Historikisht kreu i qeverisë ka qenë një tifoz i Italisë dhe pritet që dhe në këtë botëror të jetë me të kaltrit e Prandellit po duket fluturimi i tulipanit e ka tunduar kryeministrin që të ketë dy skuadra që ia vlen të bësh tifozllëk.

Share This Article
2 Comments
  • Jo mor jo? Tërë hallin e ka që ta manipulojë van persin t’i vijë pér fushaten e ardheshme elektorale? Pushteti mor pushteti vë në levizje trurin e saliut,jo futbolli ? As qé e ka haberin nga ky i fundit!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *