Kryeministri hungarez, Viktor Orban, njoftoi dje se duke filluar që nga java e ardhshme do të arrestohen të gjithë ata që hyjnë në mënyrë të paligjshme në vend, bazuar në ligjet kundër emigracionit të miratuara së fundmi.
Orban denoncoi se emigrantët dhe refugjatët u janë kundërvënë autoriteteve hungareze duke zaptuar stacionet e trenave dhe duke mos pranuar të regjistrohen.
“Duke marrë në konsideratë që po përballemi me një rebelim të emigrantëve të paligjshëm, policia ka bërë punën e saj në një mënyrë të çmueshme, pa përdorur forcën”, deklaroi Orban pasi u takua me liderin e Partisë Popullore Europiane, Manfred Weber.
“Kanë zaptuar stacione trenash, nuk kanë pranuar të lënë gjurmët e gishtërinjve, nuk kanë kooperuar dhe nuk janë të gatshëm të shkojnë në vendet ku merren ushqime, ujë, strehim dhe kujdes mjekësor… janë rebeluar kundër urdhrit ligjor hungarez”, denoncoi ai.
Në këtë kuptim, ai njoftoi se duke filluar që nga 15 shtatori, kur ligjet e reja të hyjnë në fuqi, emigrantët që kalojnë kufirin hungarez në mënyrë të paligjshme do të arrestohen.
“Duke filluar që nga data 15, autoritet hungareze nuk mund të falin ata që kalojnë kufirin në mënyrë të paligjshme”, shtoi ai. Në të njëjtën kohë ai nxiti BE-në që të ndihmojë Greqinë, pikën e parë hyrëse të emigrantëve që mbërrijnë në Europë e që vijojnë më pas rrugën në Hungari përmes Maqedonisë dhe Serbisë, “Duhet të ketë një vendim të shpejtë për të krijuar një bazë ligjore dhe në kufirin me Greqinë në vend të autoriteteve greke të dislokohen forca evropiane për të aplikuar legjislacionin evropian”, vijoi ai.
Nga ana tjetër ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto theksoi këtë të enjte se Hungaria mund të presë rreth 400 – 500 mijë refugjatë para fundit të vitit. Hungaria së bashku me Sllovakinë dhe Republikën Çeke kanë deklaruar se janë kundër kuotave të detyrueshme që BE planifikon të vendosë për refugjatët.
Hungaria po kalon një krizë të vërtetë për shkak të dyndjes së emigrantëve pasi rreth 3 mijë të tillë hyjnë çdo ditë në vend. Më shumë se 170 mijë emigrantë, pjesa dërrmuese e tyre refugjatë që u largohen konflikteve në Lindjen e Mesme, kanë hyrë në Hungari përgjatë vitit, sipas regjistrave zyrtarë.

Ky gabeli ungaris , eshte vibratori me efikas , ne duart e PE-se
Bravo i qofte , ky eshte burre jo si kurvat evropiane qe sdine çte bejne…
HEIL ORBAN!
HAHAHAHAHHAHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAH
I PATE BURGJET E EMIGRANTEVE NE HUNGARI, UA HIDHNIN BUKEN “ME CFURK” SI TE ISHIN KAFSHE.
Ashtu e meritoni ju fundrinat e Botes , madje edhe ti Arbeni turk . Orban , me ne fund nje burre i vertete .
Ju lehesve te kOrbanit ,
Ktyne vllazenve tuj sirian, asht tu i hudh buk e burek ne qeska, kur tju vij radha juj me emigru, kan me ju hudh mbase kocka, ose noj mbetje te that jashtshqitjeje