Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet me Presidentin francez Emmanuel Macron, gjatë javës së ardhshme në Paris

Ermir Ermir

Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim këshilltaren politike për Ballkan të Presidentit francez Emmanuel Macron, Isabelle Dumont, ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, këshilltarin në Drejtorinë e Evropës Kontinentale në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Guillaume Rousson, dhe këshilltarin e parë në ambasadë, Cyprien François.

Siç njoftohet, gjatë takimit u diskutua edhe për vizitën e fundit të kryeminsitrit në Bruksel dhe për siç e quan Kurti kapitullin e ri të dialogut me Serbinë.

“Temat ishin zhvillimet politike në Kosovë, rajon e në botë, qeverisja e mirë në Kosovë, integrimet evropiane, si dhe bashkëpunimi bilateral e thellimi i marrëdhënieve në mes Kosovës e Francës”, thuhet në komunikatë.

Sipas zyres së kryeminstrit, ky takim u mbajt në përgatitje të vizitës së Kurtit në Paris gjatë javës së ardhshme, ku do të zhvillohet takimi i parë me Presidentin Macron.

Ndërkaq, ende nuk ka pajtueshmëri për agjendën e takimit të radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Megjithëse, parimisht është pajtuar 25 korriku si datë, në partinë në pushtet thonë se ajo duhet të konfirmohet pasi në takim ka pasur dallime mbi vijueshmërinë e diskutimeve.

Ndërsa, njohësit e procesit të dialogut thonë se para takimit Kurti-Vuçiq duhet të ketë një takim të rangut më të ulët për përgatitjen e këtij takimi dhe pajtueshmërinë e kornizës së negociatave.

Të martën e kësaj jave u takuan për herë të parë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, Kurti-Vuçiq.

Në Bruksel kryeministri Kurti i paraqiti katër propozime për vijueshmërinë e dialogut, por të njëjtat u refuzuan nga pala serbe. / Telegrafi.

Share This Article
6 Comments
  • Francezi do i thote Kurtit tani, qe pranoje ato qe kerkon Vucici,
    se dju japim liberalizmin e vizave

    Te isha si Kurti nuk e takoja fare

  • Nga Macroni , shqiptaret si komb nuk presin asgje te mire ! Historikisht francezet kane qene dhe mbeten ne anen e sllaveve dhe kunder shqiptareve . Ndryshojne vetem format e dredhite qe perdorin Ajo qe i kerkoi Edi Rames pak muaj me pare ( dhe qe mori pergjigjen e merituar , duke i thene qe Shqiperia eshte pale ne konfliktin shqiptare – Serbi) , ishte nje provokim dhe fyerje per shqiptaret . Une personalisht nuk kam asnje besim tek francezet .

  • Jo asisiasion serbe ose tjeter ne Kosove. Ne djall breze pas brezi kush e shpiku, kush e vuri e pranoi dhe e kerkon per Kosoven. Ne djall kush nuk ndihmon qe mos te ndodhe kjo fatkeqsi e perjetshme e kombetare.

  • Ti albin je i mencur vete,
    macron po ben ate qe beri tramp “shfrytzim per fushate” partia e macron mori 10%
    Andaj thuaji qe une u sakrifikova njeher per tramp prandaj nese do kurban per fushate shko nga vucic se un skam ç’jap ate qe pata (qeverine) e dhashe per shba tani e ka radhen vucic

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *