Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës tha se nënshkrimi i marrëveshjes është një hap drejt normalizimit të marrëdhënieve ekonomike dhe drejt marrëveshjes finale, më poshtë intervista…
Zëri i Amerikës: Kryeministër Hoti na flisni pak për marrëveshjen që u nënshkrua dhe gjithashtu a janë cekur tema tjera sidomos politike në këtë takim.
Avdullah Hoti: Mendoj që është një ditë e madhe, shumë e rëndësishme për Kosovën dhe regjionin. Marrëveshja ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes dy vendeve dhe me mbështetje të projekteve të mëdha infrastrukturore që i lidhin më mirë ekonomitë e dy vendeve, që krijon qasje më të mirë në rajon dhe Evropë, që krijojnë qindra mijëra vende të reja të punës në të dy vendet dhe përtej dy vendeve në mbarë regjionin. Unë dëshiroj që të falënderoj administratën amerikane për mbështetjen e fuqishme, një lajm shumë i mirë për Kosovën që është pjesë e marrëveshjes. Unë tash sapo kreva diskutimet e nevojshme dhe presim që të marrim shpejt njohjen nga Izraeli edhe të vendosim marrëdhënie të shpejta diplomatike edhe bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve. Unë besoj që kjo është një arritje shumë e madhe me ndihmën e SHBA-së. Në këtë shtëpi tepër të rëndësishme dhe të shenjtë për Kosovën dhe shqiptarët janë arritur gjithmonë marrëveshje të mira edhe kësaj radhe marrëveshja i hap rrugë normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë deri te njohja reciproke, pra kjo është qasja që kemi ndjekur dhe na është kërkuar nga presidenti Trump dhe ekipi i tij i shkëlqyeshëm që e kanë shtyrë këtë marrëveshje.
Zëri i Amerikës: Kur thoni që i hap rrugë, atëherë çfarë është ndryshe në anën politike sot që nuk ishte dje dhe çfarë u bë lidhur me temat e diskutuara dje për njohjen e ndërsjellë?
Avdullah Hoti: Sot është hapi i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve ekonomike dhe drejt marrëveshje finale. Kjo e sotmja nuk është marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë. Është një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në mes të vendeve, por unë e shoh dhe gjithë ne bashkë e shohim si një hap të madh duke përafruar marrëveshjen finale që është njohja reciproke. Unë e thash edhe publikisht këtë çështje, për neve nënkupton një arritje të madhe drejt finalizimit të marrëveshjes me Serbinë.
Zëri i Amerikës: Çfarë ndodhi me atë pikën që bënte fjalë për njohjen e ndërsjelltë, u la për një kohë të mëpasme, si do të vazhdojnë bisedimet?
Avdullah Hoti: Bisedimet sigurisht do të vazhdojnë dhe të hënën do të jem në Bruksel pra në takim me presidentit Vuçiç për të diskutuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke.

Te shplafte mortja ty e kush te ka bere ty o avbdullahhhh.
Te ka vrare, perdhunuar sakatuar e tani I le rruge te zhvillohet.
Ku eshte falja, demshperblimi. Mesoni te pakten nga Israeli o politikane bajga.
Problemi me Hotin eshte se ky nuk di te kundershtoje
Ary per Kosoven duhej dikush qe di te kundershtoje me argumente
dhe kete gje vetem Albini e ben mire.
Kjo mareveshje eshte nje perkedhelje per Serbine
Por ca ti besh keta politikanet e Kosoves duan te jene ne krye te gjithe
Nuk eshte problemi se Hoti nuk di te kundershtoje o Rajmond. Hoti u vu aty per ate pune, qe te perfundoje cdo lloj detyre qe do i ngarkoje Serbia. Kujton se Hoti punon per Kosoven?
Hoti eshte produkti i intriges Ramut -Thaci-Vucic.
Eshte naivitet te thuash se ky nuk kundershton dot.
Qendrimi Hotit nuk eshte qendrim personal, por shprehje e qendrimit shteteror. Ketu Kosova ka deshtuar se tepermi. Ka kapitulluar para Serbise.
Po pranon vasalitet ne menyre te hapur, dhe deklarative. Ky eshte regres i thelle per shtetin dhe te ardhmen e Kosoves.
Turp historik
Ok Avdulla. Na thuaj edhe sa hapa kane ngelur?
E mo fytyre e ndyre. Kane kurajo dhe dalin ne publik.Qelbesira
Ne tre pyetje ka vetem nje pergjigje: “drejt normalizimit të marrëdhënieve ekonomike”.
1- C´fare prodhon dhe eksporton Kosova qe Hoti qenka kaq i interesuar ne marredhenie ekonomike?
2- Ka ndonje port ne Adriatik shteti serb, qe Hoti kerkon patjeter te kete akses?
3- Serbia do perdore liqenin e Ujmanit 50/50%! Po Mitrovica kosovare qe eshte 75% ne duart e serbeve dhe minierat shfrytezohen po prej tyre, pse nuk u shtrua si ceshtje ne bisedime?
Vetem tre pyetje Hoti qe nuk i jep dot pergjigje, jo se nuk do, por se je gje e trashe!!!