Kryeministri i Libisë i shpëton atentatit

Dita
Fayez Sarraj, Libyan Prime Minister attends a press conference after signing a U.N.-sponsored deal aiming to end Libya's conflict Thursday , Dec.17, 2015 in Sikhrat, Morocco. The signing of a U.N.-sponsored deal aims to end Libya's conflict by forming a unity government with the Libyan members from the country's two rival parliaments. (ANSA/AP Photo/Abdeljalil Bounhar)

Kryeministri i emëruar i qeverisë së pajtimit kombëtar në Libi, Fayez Sarraj, i ka shpëtuar një atentati. Agjencia egjiptiane e lajmeve, MENA, bën të ditur se autokolona ku ndodhej makina e kryeministrit Sarraj është qëlluar me armë zjarri ndërsa udhëtonte në rrugën për në Misurata.

MENA, e cila thotë se i referohet një burimi të besuar, saktëson se Sarraj po vinte nga qyteti Zliten, ku kishte marrë pjesë në homazhet e dhjetëra viktimave të një atentati të ISIS-it në një qendër stërvitore të policisë.

Sipas burimit, Sarraj e ka ndërprerë udhëtimin deri në mbërritjen e një helikopteri, i cili më pas e ka transportuar për në rezidencën e tij.

Shteti Islamik në Libi kontrollon qindra kilometra në zonat bregdetare dhe ka kryer disa atentate në pjesë të ndryshme të vendit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *