Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski ka nënshkruar dorëheqjen mbrëmjen e shkuar, ndërsa pritet të bëhet zyrtare të shtunën.
Largimi nga drejtimi i qeverisë bëhet pas marrëveshjes së arritur verën e vitit të shkuar midis liderëve të katër partive kryesore në vend.
Mediat në Shkup bëjnë me dije se akti i dorëheqjes vjen pas vizitës së kryeministrit në SHBA dhe vizitës së tre euro-deputetëve në Maqedoni.
Sipas Marrëveshjes së “Përzhinos”, Gruevski duhej të japë dorëheqje më 15 janar. Ende nuk dihet emri i kryeministrit të përkohshëm, i cili duhet të zëvendësojë Nikola Gruevskin. /Dita/
