Kryeministri I Ukrainës Arseni Jatsenuk ka dhënë dorëheqjen nga ky post, si një formë proteste kundër shpërbërjes se koalicionit të partive qeverisëse.
Ai e bëri deklaratën para parlamentit, dhe theksoi se shumë prej partive janë tërhequr nga mazhoranca proevropiane, në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Jatsenuk u shpreh gjithashtu se me këto numra në dispozicion parlamenti nuk ishte më ne gjendje të miratonte ligje.
