Kryeministri letonez: Ditë e trishtuar për të gjithë, mirënjohje Shqipërisë

Leda Hysa

Kryeministri letonez, Krišjānis Kariņš shpreh ngushëllimet për humbjen e ushtarakes shqiptare Zarife Hasanaj gjatë misionit të NATO-s.

Në një postim në rrjetet sociale, Krišjānis Kariņš thotë se kjo është një ditë e trishtuar, ndërsa uron shërim të shpejtë për dy të lënduarit.

“Një ditë e trishtuar për të gjithë ne për shkak të aksidentit tragjik në bazën ushtarake Adazi. Ngushëllimet e mia për familjen e një anëtari të Forcave të Armatosura Shqiptare, që humbi jetën.

Uroj një shërim të shpejtë të ushtarëve të tjerë të lënduar. Letonia është mirënjohëse për Shqipërinë për kontributin e saj në misionin NATO” shkruan ai.

Ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj, pjesë e kontigjentit të FA në misionin e NATO-s në Letoni, ndërroi jetë nga shpërthimi i një mine, teksa ishte duke e çmontuar atë.

Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dy ushtarakë të tjerë, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Po Letonia ne Afrike apo ne Lindjen e Mesme bie si shtet, qe ka kaq nevoje per trupa paqeruajtese te pastervitura nga Shqiperia?!

  • AMAN DHE BOLL ME HIPOKRIZI NGUSHELLIMESH DALLKAUKE, PA KERKUAR ASNJE PERGJEGJESI PER NIVELIN E SIGURISE NE POLIGONIN E NATOS!

    sepse:

    Ja cfare u deklarua ne fillim te ngjarjes tragjike:

    “…Një grup i kontingjentit të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve…”

    prandaj:

    Kryeministri letonez, Krišjānis Kariņš me mire te mos shprehe ngushëllimet për humbjen e ushtarakes shqiptare Zarife Hasanaj gjatë misionit stervitor të NATO-s, por t’i kerkoje llogari organizatoreve te trajnimit ne menyre qe te dali pergjegjesia dhe qe te mos kete viktima te tjera nga injoranca e dallkaukeve organizatore te stervitjes apo trajnimit qe te kujton injorancen e Pentagonit qe fiancoi Bumjen e Gerdecit me 300 meleone dollaro per firmen Saliu&Son qe groposi te gjalle 26 vete dhe SHBA nuk mbajti asnje pergjegjesi.

  • AMAN DHE BOLL ME HIPOKRIZI NGUSHELLIMESH DALLKAUKE, PA KERKUAR ASNJE PERGJEGJESI PER NIVELIN E SIGURISE NE POLIGONIN E NATOS!

    sepse:

    Ja cfare u deklarua ne fillim te ngjarjes tragjike:

    “…Një grup i kontingjentit të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, sot në ora 9.10 (ora 10.10 me orën lokale) janë dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura. Ngjarja ka ndodhur gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve…”

    prandaj:

    Kryeministri letonez, Krišjānis Kariņš me mire te mos shprehe ngushëllimet për humbjen e ushtarakes shqiptare Zarife Hasanaj gjatë misionit stervitor të NATO-s, por t’i kerkoje llogari organizatoreve te trajnimit ne menyre qe te dali pergjegjesia dhe qe te mos kete viktima te tjera nga injoranca e dallkaukeve organizatore te stervitjes apo trajnimit qe te kujton injorancen e Pentagonit qe financoi Bumjen e Gerdecit me 300 meleone dollaro per firmen Saliu&Son qe groposi te gjalle 26 vete dhe SHBA nuk mbajti asnje pergjegjesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *