Kryeministri maqedonas Gruevski flet shqip

Dita

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, ka folur në shqip në një ceremoni me rastin e 13-vjetorit të themelimit të Universitetit të Europës Juglindore në Tetovë.

Gruevski është përpjekur të formulojë dy fjali në shqip në lidhje me disa projekte për studentët. Por edhe pse nuk është kuptuar mirë, sërish të pranishmit e kanë duartrokitur.

Deri më tani, Gruevski nuk është dalluar për bashkëpunim dhe dashamirësi ndaj shqiptarëve. Sidomos, me projektin “Shkupi 2014″, në të cilin është përpjekur të paraqesë si figura kombëtare maqedonase mjaft personazhe shqiptare e bullgarë të famshëm.

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *