Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Kryeministri “një lugë” bosh për pensionistët
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Kryeministri “një lugë” bosh për pensionistët
Ekonomi

Kryeministri “një lugë” bosh për pensionistët

anazapta
Published December 20, 2012
Share
SHARE

Duke qenë së tashmë është hyrë në vitin zgjedhor, kryeministri demokrat ka vendosur të “zgjidhë torbën e buxhetit” dhe ti shpërblejë pensionistët me një kafe simbolike. Duke e trumbetuar si një sukses të jashtëzakonshëm të qeverisë së tij, kryeministri Berisha njoftoi dje në mbledhjen e qeverisë, dhënien e shpërblimit të fundvitit prej 2 mijë lekë për pensionistët. Nga ky vendim përfitojnë 560 mijë pensionistë, me një vlerë të përgjithshme 12 miliardë lekë. Kryeministri tha se vendimi për shpërblimin e tyre, sado modest, është një akt respekti e mirënjohjeje për punën e përkushtimin që ata kanë dhënë ndër vite.  “Dua të siguroj pensionistët se asgjë nuk mund të lëkundë vendosmërinë tonë për mbështetjen e tyre,” u shpreh Kryeministri, duke garantuar gjithashtu se politika e rritjes së rrogave dhe pensioneve do të vazhdojë të jetë konstante, edhe përkundrejt kundërshtisë së opozitës, në bindjen më të thellë se ky është interesi më i ngushtë dhe më imediat i qytetarëve shqiptarë.

 

“Nuk mund të preket politika e rritjes së rrogave dhe pensioneve, shtoi edhe faktin se kemi një zotim solemn elektoral që sa të na votojnë, do të rrisim rrogat e pensionet. Ne jemi të hapur, sepse këtë nuk e kemi bërë në vitet elektorale, por që nga viti 2006 e këtej kjo ka qenë politikë konstante e kësaj qeverie. Në të gjitha buxhetet e miratuara është parashikuar e do të parashikohet rritja e rrogave e pensioneve.” Por vitin që kaloi nuk pati as 2 mijë lekë shpërblim për pensionistët dhe gjithmonë “shpërblimi” më i madh për ta vjen në prag fushatash, e ndërsa rritja e pensioneve të tyre kap shuma modeste në raport me rritjen tre fishe të cmimeve. Po kështu kryeministri demokrat ka vijuar edhe në mbledhjen e djeshme të qeverisë të kundërshtojë institucionet ndërkombëtare të cilat i kanë kujtuar para dy ditësh që qeveria duhet të jetë e kujdesshme me borxhin publik. “Kundërshtimi nga institucione ndërkombëtare për rritjen e rrogave e pensioneve nuk është marrë e nuk mund të merret parasysh nga kjo qeveri. Ata janë partnerë të shkëlqyer e ne kemi një mirënjohje të pakufishme ndaj punës e kontributit të tyre, por ne jemi të detyruar të mbajmë parasysh edhe interesat më të ngushtë, më imediate të punonjësve të administratës shqiptare dhe të pensionistëve shqiptarë dhe nuk ka interes më imediat se rritja e rrogave  pensioneve, gjë të cilën ata e kanë të domosdoshme”, u shpreh kryeministri duke e argumentuar si të drejtë heqjen e tavanit për borxhin dhe gjithashtu duke pranuar se megjithë skemën e dështuar të sistemit të sigurimeve, pensionet do të vijojnë rritjen duke paguar një kosto të rëndë financiare.

anazapta December 20, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?