Dallohet qartë manovra për të dalë në Opozitë mu në prag të zgjedhjeve, por sa e besueshme është kjo pas një qëndrimi kaq të gjatë në pushtet? Në muajt në vazhdim do të mundohet të na bindë se ka kuptim që ndryshimi i Ridvan Bodes të jetë gjithësesi.. Ridvan Bodja. Dhe se, mund të jesh edhe vetja, edhe… alternativa e vetes. Edhe Kryeministër, edhe Opozitar. Çudira kësisoj kemi parë edhe në të shkuarën, por ky ylber mund të jetë ca si tepër i lartë për t’u kapërcyer.
Po prezantohet në sallat e mitingjeve si një Rock Star, u shkruan fansave në Facebook, udhëton në çdo cep të vendit dhe del në TV qindra herë në ditë, në dhjetra ekrane. Premton më shumë punë, më shumë begati, rrugë, bursa, investime, para dhuratë nga BE dhe gjithfarë gjërash të mira; Sali Berisha pas tetë vjetësh pushteti gjithmonë e më absolut po hyn në fushatë elektorale si një… Opozitar. Do të “shembë murin e bllokimit” të Opozitës së Edi Ramës. “Ne jemi ndryshimi, Rama është mashtrimi.” – thotë Kryeministri. “Ne jemi ndryshimi, të rrëzojmë bllokatorët më 23 qershor.” – ia mban ison ministri i financave Ridvan Bode, në një takim elektoral në Pogradec.
Dallohet qartë manovra për të dalë në Opozitë mu në prag të zgjedhjeve, por sa e besueshme është kjo pas një qëndrimi kaq të gjatë në pushtet? Në muajt në vazhdim do të mundohet të na bindë se ka kuptim që ndryshimi i Ridvan Bodes të jetë gjithësesi.. Ridvan Bodja. Dhe se, mund të jesh edhe vetja, edhe… alternativa e vetes. Edhe Kryeministër, edhe Opozitar. Çudira kësisoj kemi parë edhe në të shkuarën, por ky ylber mund të jetë ca si tepër i lartë për t’u kapërcyer. Mbetet ende për të parë nëse kjo narrativë e re do të ngjisë me elektoratin, por burime grupit parlamentar së PD-së shprehen në konfidencë se besimi për një tjetër fitore në rrathët e ngushtë të PD-së është lëkundur. Personalisht besoj se kjo është e vërteta e zbukuruar.
Në fillim të fushatës zoti Berisha po sulmon kreun e PS me të gjitha mundësitë, edhe pse duket se plaga e vërtetë në brinjën e tij i shkaktohet nga FRD dhe Aleanca Kuq e Zi, të cilat i marrin Partisë Demokratike aq vota sa t’ia bëjnë të pamundur fitoren, qoftë edhe me ndihmën e PDIU-së dhe LSI-së. Narrativa e bllokimit të integrimit tingëllon disi e thatë në një Shqipëri e cila e sheh qartë që as nuk i afrohet Bashkimit Europian në standardet që kërkohen.
Megjithatë për të mos lënë Opozitën të përdorë lirshëm fjalën “Ndryshim”, Berisha e ka bërë atë slloganin e fushatës që synon që të mos lejojë ndryshimin e pushtetit.
Pjesa e dytë e slloganit është “Përpara” – ky është teknikisht një sllogan tjetër që është ngjeshur me të parin ndoshta nga dëshira për të thënë dy gjëra në një sllogan të vetëm. Shtojca “Përpara” mendohet të jetë frymëzuar nga sllogani “Forward” i Barack Obamës, përderisa i dha fat atij në Amerikë nuk mund të prishë punë në Shqipëri
Jam i nje mendimi per menyren si trajtohet nje kryeminister-opozitar. Me duket pa kuptim dhe paradoksal slogani bashke me premtimet e pushtetareve te sotme: Pse premtohet ndryshim pas zgjedhjeve, kur ai mund te behej ne kaq shume vjet qeverisjeje? Nuk e la opozita? Po opzite do te kete perseri, se ajo do te jete pjese e demokracise! Do te zhduket ( do te vritet) ajo pas zgjedhjeve te pritshme?! Nuk besoj. Atehere si do te behet ndryshimi? Kete te na thone deklaruesit dhe propaganduesit e flakte, ata te mitingjeve dhe ata te Facebook-eve. Te tjerat jane …parole, parole, parole!