Kryeministri që ka mbetur… pa punë!

anazapta

Mos kujtoni se po bëjmë humor.As hamendësojmë.Kjo është një e vertetë e hidhur.Të mbetet pa punë kryeministri nga i cili shpresojnë të punësohen hallexhinjtë,është më shumë se skandal.Në të vërtetë njerëzit që kanë një lugë mend në kokë,nuk katandisen në këtë gjendje.Shumë udhëheqës që e kanë kuptuar se s’kanë  aftësi të bëjnë gjë për shtetasit e tyre,largohen nga detyra.Të paktën të mos mbeten vetë pa punë.Mirëpo Kryeministri i vetquajtur,nuk ka pikën e mendjes në kokë dhe arrin në atë derexhe sa të mbetet edhe vetë pa punë.Nuk e di nëse i keni vënë re,por njerëzit që nuk kanë punë,zënë e ulurijnë për të bindur hallexhinjtë me përralla të këqia.Të tillë politikanë edhe përrallat nuk dinë t’i tregojnë.Të parët që ka tmerruar me përralla janë fëmijët,të cilët kanë frikë të hapin televizorin.

Përralla e parë që vazhdon ta tregojë është një farë muri,i cili na pengoka për të hyrë në BE.Ne dëgjojmë edhe ndonjë hallexhi,që çuditet me këtë përrallaxhi,sepse muri më i madh që i është vënë këtij vendi për punësim,siguri e shërbime publike,është ai që nuk e shikon dot,Kryeministri.Aq mur i lartë është ky sa nuk ka asnjë forcë që ta shëmbi. Muri nuk rrëzohet nga muri. I ashtuquajturi Kryeministër,që nuk ka ç‘t’u thotë më shqiptarëve, na mburret se theu rekordin në not.Se kujt i duhet ky fakt nuk e kupton njeri.Populli bën pyetje tjetër: “Sa kilometro udhëton Kryeministri në qeverisjen e vendit?” Në këtë pikë,që është kryesore,Kryeministrit i janë lagur kandelet. Dhe nuk e kupton,që ai është muri më i madh e i pashëmbshëm,që e pengon vendin të hyjë në BE. I papuni Kryeministër ka gjetur një mundësi për të kaluar kohën e  mbetur, provokon opozitën në çdo mënyrë.Që të bindeni dëgjoni debatet mes politikanëve nëpër ekranet televizive.Pa pikë kulture përfaqësuesit e Kryeministrit nuk i lënë kundërshtarët të flasin,por u ndërhyjnë vend e pa vend,që të mos e dëgjojë populli të vërtetën. Madje edhe gazetarët Fevziu dhe Zheji,u ndërhyjnë aq shumë opozitarëve sa të duket sikur janë thirrur në hetuesi. Edhe pse ndonjëherë u kërkojnë falje, nuk heqin dorë nga ndërhyrjet zhurmuese. Na u lodh ky farë Kryeministri!

 

Letër e nënshkruar: Enver Cakaj

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *