Kryeministri Rama përkujton Shote Galicën: Kur u nda nga kjo jetë, kishte hyrë tashmë e gjallë në legjendë

Gazeta Dita

Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në Facebook Amarcord, përkujtoi sot Shote Galicën.

“Kur u nda nga kjo jetë, kishte hyrë tashmë e gjallë në legjendë: Shote Galica (v. korrik 1927)””, shkruan Kryeministri Rama.

Shote Galica, emri i vërtetë i së cilës është Qerime (Halil) Radisheva, lindi në vitin 1895. Shote Galica ishte luftëtare e shquar e çetave kryengritëse kosovare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve shqiptare.

Pa përfillur terrorin e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit ajo luftoi heroikisht për 12 vjet me radhë kundër pushtuesve serbë, austrohungarezë e bullgarë.

Shote Galica mori pjesë në më shumë se 40 aksione të rëndësishme kundër armikut. Kundërshtoi politikën e dhunës e të terrorit të regjimit shovinist të Beogradit ndaj popullsisë shqiptare, shpronësimin e shpërnguljen e saj dhe kolonizimin sllav të trevave shqiptare.

Më 1919 mori pjesë në Kryengritjen e Rrafshit të Dukagjinit, ndërsa më 1922-1923 luftoi për mbrojtjen e Zonës Neutrale të Junikut, e cila shërbente si bazë për kryengritjen e Kosovës e të Malësisë.

Në korrik 1924 mori pjesë në mbrojtjen e zonës së lirë të Drenicës (Arbanisë së Vogël). Në korrik 1924 pas vdekjes së të shoqit Azem Galicës, vazhdoi luftimet në krye të çetës së tij.

Së bashku me qindra luftëtarë të Kosovës në dhjetor të 1924 luftoi kundër ushtrive intervencioniste serbe e bjellogardiste dhe forcave të Ahmet Zogut. Humbi në luftime nga masakrat e shovenistëve serbë 22 anëtarë të familjes.

Më 3 korrik 1927 Shote Galica u vendos në Shqipëri, ku vdiq në Fushë Krujë.

 

Share This Article
8 Comments
  • Shote Galica, heroine luftetare, por dhe nje grua me personalitet te spikatur, ne 1927 erdhi ne Shqiperi per te shpetuar nga serbet e Pashiqit.
    Por Zogu, i ardhur ne pushtet me ndihmen e bajonetave te Pashiqit, si sherbim ndaj tij, e internoi heroinen ne Peqin( osé ne Kavaje) ku dhe vdiq nga plaget diku nga viti 1930, e lene jashte kujdesit dhe vleresimit nga qeveria.
    Ky ishte fati I atdhetareve ne periudhen e Satrapit Zog

  • Ne cfare vitin vdiq…. ku e ka varrin sor etj etj etj.
    Me keter shkrim po e rivdisni kete “burrneshe”.

  • Ne cfare vitin vdiq…. ku e ka varrin sot etj etj etj.
    Me keter shkrim po e rivdisni kete “burrneshe”.

  • ORE MERRU ME NDONJE PUNE TE DITES, ME HALLET E POPULLIT.

    I LE HISTORIANET PA PUNE FARE, NA DUALLE HIPI FARE.

  • Kushdo qe perkujton dhe nderon shenjtoret e lirise ka qene, eshte dhe do te jete, ne jete te jeteve njeri i nderuar.
    Faleminderit Edi, qe vazhdimisht na sjell ne memorjen tone njeres te cilet meritojne rrespekt maksimal dhe duhe rikujtuar e rikujtuar vazhdimisht packa se ata nuk kane vdekje si te tjeret e zakonshem.
    I perjetshem qofte kujtimi i Shotes sone heroike!

  • Kjo Heroin eshte e pa vdekshme. Haroizmi i saj burim frymezimi per bresat ne vijim.Edhe lufta e kosoves pati me qindra gra e vajza te Kosove ne lufta nga te cilet edhe rane deshmore. Edi Rama Burre shteti ai nuk e harron heroizmin e popullit tone.!

    • ORE, AJO HEROINE KA QENE, PO KRYEMINISTRI KA DETYRA TE TJERA.

      ME KETO MERREN HISTORIANET, JO KRYEMINISTRAT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *