Kryeministri Edi Rama ndërsa ka qenë në Vlorë për 102-vjetorin e Pavarësisë, ka premtuar një stadium të rehabilituar dhe modern për Vlorën.
“Stadiumi i rehabilituar i Flamurtarit, së shpejti projekti edhe për Arenën e re të Vlorës.
Ky është vetëm fillimi”, shkruan kryeministri.
Ky është projekti i tretë i Qeverisë në lidhje me stadiumet.
Fillimisht u ndërtua “Elbasan Arena”, ndërsa tashmë ka nisur puna edhe për stadiumin e Shkodrës.

Sigurisht jane te mirëpritura të gjitha investimet, zoti Rama. Por. pa kaloni disa dhjetra metra me tej prej rrugës Vlorë-Skelë, në perëndim, pas shkollës së mesme “Ali Demi” dhe do të shikoni nje pamje mesjetare të rrugicave të Vlorës, të cilat nuk kanë qenë as në vitet më të errta të saj. Shikoni rrugën nga ish-Farmacia te sheshi i Bashkisë, e cila është aksi kryesor i Vlorës në vitet ’30 dhe do të njiheni me një Vlorë “turistike” si në Kandahar. Nuk është Vlora vetëm bulevardi Vlorë-Skelë, as Transballkanikja. Vlora është një organizëm qendror që ka nevojë për investime. Rregulluat rrugën e Kafes së Madhe në Shkodër, Pazarin e Korçës, po Vlorën , zoti Rama, kush do ta mbajë gjallë e të vërtetë si kryeqendër e historisë moderne shqiptare?
Lere stadjumin po shiko te hapesh vende pune per ate popull qe ka bere histori . Ka nivelin me te larte te papunesise ne vend. Eshte qyteti me i diskriminuar qe nga ngritja e flamurit e deri tani.Qyteti, qe u ka prere duarte tradhetarve te popullit, gjendet sot i perbuzur e i shkaterruar nga mosvlersimi politik.
Edhe stadium duhet per te defryer njerzit,por me perpara duhet siguruar buka e perditshme.Fjalen e kem per ato rropatje qe bejne njerzit e nje krahine e tere prej rreth 70 fshatrave ne rrugen e Lumit te Vlores,rruge e cila ka mbetur me keq se “Italia e pare”,Ajo rruge tani vetem per zetora mund te perdoret.U premtua qe do te behet e re me standarte,ne fakt edhe mballomat nuk kane bere pune.
O RAMA HAP VENDE PUNE DHE LERE SHPETIMIN SE DO TA HASH EDHE NGA LSIja…
Te lumte Rama se po ben gjene e duhur duke kthyer shpresen te njerezit se mbas 24 vjeteve Shqipria po behet me stadiume europiane dhe jo me me qytete kafenesh e stadiume te rrenuara ,. Ne Shkoder teme e dites eshte kur po fillon rindertimi i stadiumit si nje rilindje per sportdashsit e futbollit dhe te gjithe qytetaret .
Uroj qe sa me shpejte te kete edhe Vlora stadiumin olimpik . .