Rama takim me infermierë nga e gjithë Shqipëria, mbahet 1 minutë heshtje për ata që humbën jetën nga Covid 19. Kim dhe Soreca: Jeni heronj! Keni mbështetjen tonë

Ornela

Në Ditën Botërore të Infermierëve, kryeministri Edi Rama dhe ambasadorët Luigi Soreca e Yuri Kim, kanë zhvilluar një takim me infermierë nga e gjithë Shqipëria, në amfiteatrin tek Liqeni i Tiranës.

Po ashtu në këtë takim është mbajtur një minutë heshtje në nder të bluzave të bardha, të cilët kanë humbur jetën në luftë me Covid-19.

Ambasadorja Kim tha se SHBA do vazhdojë të mbështesë Shqipërinë dhe se infermierët dhe mjekët kanë frymëzuar botën.

“Ne nderojmë sakrificën e atyre që punojnë pa u lodhur. Këtë vit , u jemi mirënjohës veçanarisht infermierëve dhe mjekëve. Keni qenë në vijën e parë të luftës, duke luftuar për të shpëtuar jetë. Disa prej jush kanë vajtuar kolegë apo anëtarë familje pasi kanë humbur jetën nga covid. Sot bashkohemi për të nderuar infermierët që humben jetën për shkak të kësaj pandemie. Pavarësisht sesa iu ka kushtuar pandemia, ju gjetet guximin dhe përkushtimin për të vazhduar luftën. Dhe për botën, ju jeni heronjtë e rinj. Do u jemi gjithnjë mirënjohës. SHBA e ka ndihmuar Shqipërinë me më shumë se 2 mln dollar. SHBA kanë angazhuar më shumë se 4 miliardë dollarë për programin COVAX”, tha ambasadorja Kim.

Edhe ambasadori Soreca u shpreh se BE do vazhdojë të ndihmojë Shqipërinë.

“Jam i nderuar të jem sot këtu për të përkujtuar sakrificën e stafit paramjekësor gjatë pandemisë. Dua të kujtoj të gjithë stafin, 3 mijë personat, që sakrifikuan jetën e tyre për të ndihmuar të tjerët, si dhe infermierët që humbën jetën gjatë pandemisë. Ata na ndihmuam për të zbutur efektin e virusit në popullsi, duke ndihmuar pacientët jo vetëm nga ana shëndetësore, por edhe nga ana psikologjike. Ata vazhduan të ishin në fushën e betejën në luftën kundër virusit, edhe gjatë procesit të vaksinimit. Infermierët u bënë ura bashkëpunimi për komunitetet, duke ndihmuar në këto momente të vështira. Ne jemi të vetëdijshëm se mungesa e stafit, për shkak të mbingarkesës, dhe kushtet e punës, janë çështjet që duhen adresuar. Duhet punuar në muajt në vijim. Ne si BE jemi në anën tuaj, jemi të përkushtuar për të ndihmuar Shqipërinë.

Ne mbështesim planin e vaksinimit në Ballkan. Ka qenë një përpjekje e fortë nga BE dhe vendet anëtare. Ne qëndrojmë të përkushtuar për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë për të luftuar sëmundje si koronavirusi, por edhe për të rritur cilësinë e sistemit të shëndetësisë. Të dhënat tregojnë se ka një ngadalësim të shifrave të Covid-19, por është e rëndësishme që të vijojë zbatimi i masave. Ky është një moment për të përkujtuar ata që humbën jetën nga koronavirusi. BE dhe Shqipëria kanë nevojë t’i japin fund kësaj pandemie dhe t’i japin formë një të ardhmeje të re. Të gjithë së bashku duhet ta tejkalojmë këtë krizë dhe të ofrojmë një të ardhme të re”, u shpreh ambasadori Soreca.

 

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Jo 1 minute heshtje, por 5 duhet te mbanit! Aq sa jane te hedhurit nga dritaret e ‘”Shefqet Ndroqit” !
    – Shqiperia u be i vetmi vend ne bote qe ne kete kohe Pandemie pati jo 1, po 5 te semure qe zgjodhen me mire vetvrasjen se sa ate…”Shendetesine falas”

    • Ligesine e shpirtit tuaj, nuk e perconi dot tek puna e mire qe u be me Covid.
      Ishallah pelcisni, tju dali shpirti i zi qe ju ka mbushur Sali Ram Mamude Berisha..
      Shko bej vaksinen, se do jesh i gjashti qe do hidhesh nga spitali,

  • i harroi te semuret lene vetem qe u hodhen nga ballkonet

    ka harru sanitaret qe nderrojne pelenat te intubuarve dhe ju cojne ushqimin
    se infermierja ben vetem pazaret e bakshisheve milioneshe permes celulareve

    te hengsh mutin, ishte passwordi i te semureve shqiptar per me thirr sanitaren. Infermierja s’behet fjale te thirret.

  • Jini “heronj” thone breshkaxhinjte per Idiotet qe nga nje ane “pretendojne” qe Pirrua i Epirit luftoi le mijera Epirote paraardhes te Kastriotit dhe kufirin e duan tek Pashalleku turk deri ne Preveze!
    Per ke luftuan Epirotet o Idiote per Magna Grecian apo per Stamo Dumen?
    Ju luani karten e Erdoganit dhe armiqve te Pirros o fukarrenj.
    Nuk e kuptojme ne qe historia e Arnautise (Arvanise Albanise) fillon me nje Hero Greke i quajture Jeorgios Kastriotis dhe jo me Perandore Ilyre si Megas Kostantinos,Megas Iustinianos qe ndertoi Agia Sofian ne 532A.D te kthyer kohet e fundit ne Xhami,Adhrianos etj.
    Ju ngjiret neper programe per Ilyre,Pellazge dreqi e te biri.

    • E mire mire arapi mou. E morem vesh. Hajde tani cohu, mjaft ndenjte ne gjunje duke i bere pipa Papuse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *