Rama takon Bashën/ Emrat e ministrave teknikë

Elton Tafaruci

Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike kanë zhvilluar një takim pasditen e sotme në mjediset e Pallatit të Kongreseve.

Ata diskutuan propozimet e PD për zv/kryeministrin dhe 6 ministrat teknikë, si edhe kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që kalojnë nesër për miratim në seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit.

Emrat e ministrave teknik të propozuar nga PD janë:

Lista e ministrave teknik
Zv.kryeministre Ledina Mandia
Ministër i Mirëqënies Sociale Xhuljeta Kërtusha
Ministër i Brendshëm Dritan Demiraj
Ministër i Finacave Helga Vukaj
Ministër i Drejtësisë Gazmend Bardhi
Ministër i Arsimit dhe Sportit Mirela Karabino
Ministër i Shëndësisë Arben Beqiri

Gjithashtu mësohet se PD ka propozuar si Avokate e Popullit Erinda Ballanca, ndërsa, në postin e kryetarit të KQZ, Klement Zguri, anëtar prej vitesh i këtij komisioni.

Takimi ka zgjatur rreth 45 minuta dhe Rama është shoqëruar nga Engjëll Agaçi e ndërsa Basha është shoqëruar nga Oerd Bylykbashi.

 

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *