Kryeministri Rama u pre në “Besë”

redaktor

Dy nga vlerat e moçme morale të shqiptarit “Besa “ dhe “Shtëpia e  Zotit dhe e Mikut”, u nëpërkëmbën mbrëmë në një kanal televiziv ku i ftuar ishte Kryeministri, si  i “Zoti” i kësaj shtëpie të madhe të shqiptarëve.

Kryeministri Rama u pre në “besë” mbrëme (15.10)nga malësori Berisha dhe i ”zoti i shtëpisë”, drejtuesi i emisonit të “Opinion” Blendi Fevziu.

E cilësoj Malësor ish-kryeministrin Berisha, jo vetëm për shkak të origjinës së tij por mbi të gjitha se Veriu i Shqipërisë ka trashëguar brez pas brezi Kodin e Parë të shqiptarëve” Kanunin ” . Pavarërsisht mënyres se si është interpretuar Kanuni, aty shprehet  qartë dhenia e Besës  si vlerë e pakontestueshme e shqiptarëve.

Kryeministri Edi Rama  i  ftuar në emisionin  “Opinion”   duket që  ka patur një sfidë të madhe me gazetatët, ndaj të cilëve për hirë të së vërtetës pati një sjellje arrogante  duke kaluar çdo normë te etikes  zyrtare që duhet të ketë një Kryeministër.Por  ajo që la shije të hidhur fatkeqësisht  nga drejtuesi i emisonit , gazetari Blendi Fevziu ,duke respektuar të drejtën e përcjelljes së një mesazhi nga ish-kryeministri Berisha, padashur shkeli etiken gazetarske  por dhe morale duke u bërë “ lajms” i një mesazhi  fyes për  Kryeminsitrin Rama duke i përmendur nënën e ndjerë.

Pasi Fevziu i tha se sot ish-kreu i qeverisë ka sot ditëlindjen, Kryeminisitri Rama e uroi per ditelindjen Z. Berisha edhe pse ne menyrene tij  .“Doktor, të uroj të kesh 100 dhe plus sa të duash dhe ti për nipat për mbesat për stërmbesat, po Për këtë pjesë je histori, lëre historinë të flasë për ty, se kur historia flet nga puseta me mrroklla dixhitale thjesht dhe vetëm turpëron veten. Doktor nuk ke moshë më të vazhdosh të turpërohesh. Edhe 100 e sa të duash ti, me jetë e shëndet familjarisht, por Shqipërinë lëre rehat, njerëzit lëri rehat , mbylle pustën edhe fli gjumë doktor fli gjumë,” tha Rama.

Edhe pas këtij mesazhi urimi live të Ramës për Berishen, Blendi Fevziu nuk arriti ta kurseje mesazhin(mund  të refuzonte ta lexonte  meqe Rama ishte i ftuari i tij)  që tashmë kishte në inbox nga ish-kryeministri , ku i përmendte nënën e ndjerë. “Berisha më thotë ka marrë fund fare, flet për Anetën si Enveri për Anenë,” i lexoi Fevziu mesazhin e Berishës.

Në këto momente duket që Rama mbeti pafjale  dhe i kthehet Fevziut: “Ca lidhje kishte kjo, ça mund t’i thuash atij kur flet për nënën time të ndjerë, ai është një kokrra e mjerimit, dhe ti që e lexon këtu ai që thotë për nënën time, ai është kokrra e mjerimit,” tha Rama. Rama: Hape dhe këtu pusetën ta nxjerrë kokën Saliu këtu edhe lëpija kokën ti atij dhe ta lëpij edhe ai ty bëni ça të doni. Nxirrni edhe Lulin bashkë, varja. Nuk mund ajo kokërr e mjerimit të flasë për nënën time.

Pa fjalë mbetëm të gjithë ne si gazetare e teleshikues për këtë “prerje në bese” , duke përmendur një Nënë tashme të ndjere.

Kjo tregon se sa e paskrupullt dhe e pamoralshme është politika, ku etja për pushtet të delendis jo vetem mes të gjallëve por dhe të vdekurve duke shkelur çdo normë a vlerë shoqërore e  njerëzore./d.m

 

/argumentum.al

Share This Article
2 Comments
  • Dikur e admiroja Edin kur I thoshte gazetarit te Klanit te
    kokerjepurve te SALIUT : “Te fala Sandrit”!!! Te gjithe e
    kujtojne kete shprehje te tille te dikurshme ! Po tani pse
    ka pesuar kete “Metarmofoze” te Grigor Samses se Kaf-
    kes? Nuk e di por mendoj se pushteti te deformoka deri
    ne tjetersim te plote te karakterit ……Sa keq dhe sa turp !
    Une po te isha jo ne vend te Rames por edhe ne vendin
    Tim s’i qytetar anonim qe nuk imdetyrohem asken dhe
    asken nuk me detyrohet mua do t’i thosha “Kokerjepurit”
    te “OPINIONIT” : “Te dhjefsha emisinin tend, more rrugac
    e horr”! Dhe do te ngrihesha dhe t’i beja MUTIN emisio-
    nit ketij emisioni qe kur vjen BERISHA KRIMINELI te
    me rakiper,me fevzite,,me shkullaket,me zockat e Beghetit etj.etj. rrije si pulat e lagura si Uriah Hippet e
    Dickensit sepse ekziston nje shprehje e popullit tone “beje nenen qe te therrasin bana” dhe Berisha ne kete
    aspect di ta beje me mire de kushdo politikan tjeter kete
    Pune. Dhe kete “nazihat” Te Vicidolasit “QEROZET” e
    Klanit e dine mire dhe prandaj sillen si te tille: Ne kete
    mes ka nje te vertete: “Nese kete KM e ke mik te prish
    Pune dhe po ta kesh armik te ha….” ! Eshte nje shprehje
    popullore qe nuk ofendon njeri ndersa te flasesesh per nje nene te ndjeri sic ishte NETA,nje GRUA e MADHE
    Dhe FISNIKE, Edi Rama duhet t’i kishte bere MUTIN ketij
    Emisioni te ndyresirave te Klanit te nje fare hajni e Mafiozi si pronar……!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *