Kryeministri i ri, Edi Rama, e nis ditën e parë të mandatit me një vizitë zyrtare në Bruksel. Rama do të shoqërohet gjatë vizitës dyditore nga ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha.
Në axhendën e delegacionit të kryesuar nga Rama është parashikuar takimi me kreun e PE-së, Martin Schultz, ndërsa më pas ai do të mbajë një fjalë në Komisionin e Jashtëm të PE.
Në vijim të vizitës, Rama dhe ministrat Bushati e Gjosha do të takohen me Presidentin e Këshillit të Evropës, Komisionit Evropian, me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmusen dhe me Kryekomisionerin për Zgjerimin, Stefan Fyle.
Një ditë më parë, menjëherë pas votëbesimit të qeverisë së re në Parlament, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, uroi kabinetin “Rama” dhe në emër të institucioneve europiane siguroi për mbështetjen ndaj tij.

U mundua Sali Berisha qe te mos shkoje ne Bruksel si kryeminister i mandatuar nga presidenti dhe kuvendi, por sja arriti.
Rruge te mbare dhe suksese me politiken europiane, politike qe ti bashke me ne beson se do tja arrijme te jemi pjese e Europes.
I jep seriozitet e solemnitet zyrave të Shteti fotoja e këtij BURRI SHTETI, ISMAIL BEJ VLORËS.