Kryeministri spanjoll: Deklarata e pavarësisë katalane “nuk do ketë efekt”

DITA Online

Asnjë deklaratë e pavarësisë nga Katalonia nuk do të ketë efekt, paralajmëron kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, duke shtuar se ai nuk përjashton pezullimin e autonomisë së rajonit.

Në një intervistë me gazetën “El Pais”, Rajoy gjithashtu hodhi poshtë çdo ndërmjetësim për të zgjidhur krizën.

Më parë, mijëra njerëz u mblodhën në të gjithë vendin për unitetin spanjoll.

Demonstratat ishin në përgjigje të referendumit të diskutueshëm të së dielës së kaluar mbi pavarësinë katalanase.

Rezultatet përfundimtare nga rajoni i pasur verilindor treguan se 90% të 2.3 milionë njerëzve votuan për pavarësinë. Pjesëmarrja në votim ishte 43%.

Ka pasur disa pretendime për parregullsi, dhe shumë kuti votimi u konfiskuan nga policia spanjolle.

Gati 900 njerëz u plagosën pasi policia në përpjekje për të zbatuar vendimin e gjykatës spanjolle për ndalimin e votimit tentoi të shpërndajë votuesit.

Tridhjetë e tre policë u lënduan gjithashtu.

Në intervistën për “El Pais”, Rajoy tha: “Qeveria do të sigurojë që çdo deklaratë e pavarësisë do të çojë në asgjë.”

I pyetur nëse ai ishte i gatshëm të zbatojë nenin 155 të Kushtetutës spanjolle, e cila lejon parlamentin kombëtar të ndërhyjë në drejtimin e një rajoni autonom, Rajoy tha: “Unë nuk përjashtoj absolutisht asgjë që është brenda ligjit”.

Kryeministri tha gjithashtu se ai planifikonte të mbante policinë ekstra të vendosur në Kataloni përpara referendumit deri në përfundimin e krizës.

Dhe ai shtoi se nuk do të thërrasë zgjedhje të parakohshme kombëtare për shkak të krizës politike në rritje.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *