Shpallet zyrtarisht data e zgjedhjeve të parakohshme në RMV

Edona Llukacaj

Në takimin e liderëve politikë të Maqedonisë së Veriut, që ishte thirrur nga Presidenti Stevo Pendarovski në orën 17:00 të kësaj të diele, pas mosçeljes së negociatave me BE, pas më shumë se tre orësh diskutime është vendosur edhe për datën e zgjedhjeve të parakohshme në shtetin fqinj, të kërkuara një ditë më parë nga kryeministri Zoran Zaev.

Data e caktuar është 12 prill 2020.

Në një deklaratë për mediat pas takimit, kryeministri maqedonas Zaev tha:

“Propozimi jonë ishte që 22 ose 29 dhjetor të shkojmë në zgjedhje. Me konsensus u vendos që 12 prilli të jetë data kur do të mbahen zgjedhjet”.

Në përfundim të takimit foli edhe kreu i lëvizjes Besa, Bilal Kasami:

“Ne në vazhdimësi kemi kërkuar zgjedhje të parakohshme dhe me këtë vendim është moment i rëndësishëm që qytetarët të tregojnë orientimin e mëtejshëm. Në asnjë moment nuk duhet të vihet në pikëpyetje procesi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ne duhet t’i bëjmë detyrat e shtëpisë, që më pas në Samitin e radhës të marrim edhe datën për negociata”.

Në takim morën pjesë kryeministri dhe lideri i LSDM, Zoran Zaev, kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, kreu i BDI, Ali Ahmeti, lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, ai i Alternativës Afrim Gashi dhe lideri i PDSH, Menduh Thaçi.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • E beri si burrat.Respekte,vetem respekt per kete politikan modern Evropian te Maqedonise.
    Degjon gje ti Rameeee?
    Kupton gje ti Rameeee?

  • Shifni listen e partive

    Maqedonët janë 60 përqind kanë vetëm dy parti.

    Ne 30 perqind dhe numeroni sa parti shqiptaresh ka Maqedonia

    Ketu eshte pergjigja pse atje shpallen zgjedhjet dhe ne jo

  • “Lum” si Shqiperia qe s`ka nevoje per “freskim qeverisje””!Shqiptaret jane te kenaqur duke pire kafe natyrisht neper kafenete , e duke u mburrur si “djalin tim ne Amerike” apo “do te ikim familisht ne Amerike ” ..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *