Në kryeministri mund të hyjë kushdo. Dikur kjo godinë ishte e rrethuar nga kangjella hijerënda dhe e ruajtur nga shumë roje, sot mund të ngjitësh shkallët pa e vrarë mendjen dhe në hyrje të saj punonjësit e gardës të presin me buzëqeshje duke të shoqëruar në ambientet e sallës së kulturës dhe muzeut. Prej datës 9 korrik holli protokollar i Kryeministrisë është hapur edhe për publikun, ku është ngritur një qendër arti dhe bibliotekë.
Aty ku u prit Kancelarja gjermane, Angela Merkel, për të vijuar takimet me Kryeministrin shqiptar, do priten kryeministra, presidentë e do të jetë një mundësi për të shijuar art, për t’u njohur me historinë, por dhe për të zhvilluar dialog demokratik me personalitete të ndryshme.
Dje në mesditë, kur temperaturat i kalonin të 40 gradë celsius, një grup turistësh polakë lanë derën e kryeministrisë me çantat e tyre të shpinës, me disa informacione me tepër rreth vendit tonë. E teksa bëjmë një vëzhgim në ambientet e brendshme, në një hapësirë ku shfaqeshin video-projektor foto e para viteve ’90, tri turiste italiane komentonin mes tyre pamjet e ish-diktatorit Enver Hoxha.
“Pa mbushur ende dy javë, më shumë se dy mijë vizitor kanë shkelur në këto ambiente”, na thotë Drejtoresha e Njësisë së Komunikimit dhe Hulumtimit, Falma Fshazi.
Dikur disa zyra jofunksionale, zyra e Protokollit dhe Arkivës, por më shumë depo për objektet e amortizuara të Kryeministrisë, sot, kati i parë i godinës duket i shndërruar. Është pjesa ballore e godinës, që nga hyrja ceremoniale, duke vijuar me pjesë anësore të saj, që sheh nga “Piramida”, plot dritë, ku janë vendosur ambientet e njësisë së Hulumtimit dhe Komunikimit me publikun.
Fshazi në një bisedë për Dita-n ka shpjeguar shndërrimin dhe vendosjen e tyre në funksion të publikut dhe turistëve.
Falma, pse është e nevojshme hapja e dyerve të kryeministrisë për publikun?
Pse Kryeministria duhet të jetë e mbyllur për publikun…? Pse të punosh në Kryeministri apo çdo institucion duhet të jetë një privilegj që nuk është ai i shërbimit ndaj qytetarëve… Për çfarë janë institucionet nëse nuk janë të njerëzve për njerëzit. Ndërtesa e Kryeministrisë shqiptare në pjesën më të madhe të historisë së saj ka qenë një simbol totalitarizmi dhe autoritarizmi, që kanë skalitur në kulturën politike shqiptare pushtetin hijerëndë sipër njerëzve, veçmas të gjithëve, jo të respektuar për çfarë ofron, po për distancën që krijon dhe mundësitë që monopolizon. Hapja e dyerve të Kryeministrisë është kthimi
në normalitet demokratik i një fortesë totalitare nga ku vetëm dy vite përpara, m’u përpara dritareve që sot janë të hapura për publikun janë rreshtuar armët dhe me gjasë vrarë 4 qytetarë shqiptarë të paarmatosur, që nuk përbënin asnjë kërcënim për askënd. Nga ana tjetër unë besoj se hapja dyerve të Kryeministrisë nuk është diçka për t’u ekzagjeruar qoftë nga ato që ishin e janë sot e gjithë ditën kundra kësaj, qoftë nga ato që ishin e janë pro kësaj. As kultura politike e as modalitetet veprimit të një pjese të “elitave” shqiptare akoma thellësisht të shënjuara nga mendësia totalitare nuk kanë për të ndryshuar nga kjo. Hapja e dyerve të Kryeministrisë është mbi të gjitha një simbol, i një ere të re në politikë, në bashkëveprim, në qeverisje. Një erë të re që shkon përtej Shqipërisë, dhe që i flet e i takon gjeneratave të reja. Ky është shumë modestisht mendimi im, si qytetare shqiptare, si nëpunëse e shtetit shqiptar dhe dikush që ka punuar me shumë përkushtim për këtë hapje pikërisht, sepse i flet një mënyrë krejt tjetër së punuari, bashkëpunuari, bashkërenduari e bashkëjetuari.
Ata që do të vijnë dhe do të vizitojnë këto ambiente çfarë do të kenë mundësi të shohin?
Kanë ardhur më shumë se dy mijë vizitorë 4 ditët e para të hapjes me orare të reduktuara, për shkak të sezonit veror. Vizitoret mund të shohin veprat e Thomas Demand, që vështirë të mund të shihen dhe për disa vite të tjera në rajonin tonë. Në sallën e vogël në të djathtë të hollit të madh mund të “takohen” me tre emra nga më të njohurit të artit bashkëkohor si Carsten Holler, Philippe Parreno dhe Thomas Demand nëpërmjet librave të tyre dhe videove, në një sallë ku mobilimi është i tëri nga duart e disa gjimnazistëve shumë të talentuar shqiptare. Përsëri në hollin e madh në një kënd më të vogël të kuruar nga Edit Pulaj, mund të shihet një vitrinë e prodhimit industrial shqiptar në vite.
Në korridorin që fillon në hollin me perde janë përballë dy salla; ajo digjitale dhe salla e bibliotekës. Salla digjitale është e ndarë në forumin e drunjtë dhe hapësirën e tabletave të dy të ndërlidhur me projeksione të kuruara nga Zef Paçi, i cili duke përdorur fotot e ATSH ve përballë njëra-tjetrës jetën politike dhe jetën e përditshme të Shqipërisë që nga viti 1945. Ndërkohë nga tabletat çdokush mund të shohë katalogun dhe brendësinë e dokumenteve të fondit arkivor të Kryeministrisë. Qindra mijëra dokumente të hapura me ligj për publikun, por të paaksesueshme për shkak të kushteve të deritanishme të mos-ruajtjes. Së fundmi është salla e bibliotekës së regjistruar ndërkombëtarisht të Kryeministrisë, në të cilën gjenden koleksionet e Vendimeve të Këshillit të Ministrave, Bibliografive, Marrëdhënieve ndërkombëtare dhe BE dhe koleksioni Art, urbanizim arkitekturë. Do të kemi në vijim koleksione speciale siç është ai i Ardian Klosit ofruar bujarisht nga Jutta, Hanna dhe Katherina. Momentalisht
biblioteka është lënë si sallë e hapur për vizitorët, por nga fundi i shtatorit do t’i dedikohet shërbimit të studiuesve, studentëve, qytetarëve të interesuar. Së fundmi besoj se i gjithë kati i parë i rinovuar dhe ripërtërirë, shpreh një qasje të veçantë arkitekturorë të rikrijimit me atë çfarë ke, ndaj dhe qoftë për këtë punë të një ekipi të jashtëzakonshëm arkitektësh, ja vlen të vizitohet.
Mbi ç’kritere janë përzgjedhur këto materiale?
Kriteri ka qenë e besoj do të mbetet gjithnjë vështrimi kritik, mendimi kritik dhe kontributi emancipues për politikat dhe qeverisjen. Në çdo rast i është dhënë rëndësi kuratorit, ekipit dhe dhënë liri të plotë për të sjellë një qasje me anë fotosh apo objektesh, që përzgjidhen jo thjesht për dekor, apo vetëm me një synim artistik.
Cili është objekti apo dokumenti më i rrallë që keni aty?
Besoj se është gazeta zyrtare e vitit 1922, por COD nuk është muze, ndaj nuk ka synim të paraqesë objekte të rralla. COD nuk është galeri ndaj nuk ka synim të zëvendësojë apo shtojë një hapësirë ekspozimi. COD nuk është as një tërësi sallash projeksionesh apo vetëm biblioteka e Kryeministrisë. COD, qendra e re me të cilën ka hapur dyert Kryeministria është një mjet multifunksional, një mundësi e shumëfishtë përpara secilit e shumë profileve qofshin ato të artit, akademisë, shoqërisë civile, politikës e padyshim mbi të gjitha përpara studentëve e të rinjve që shpresoj s’do përjetojnë kurrë me një shtet të dyerve të mbyllura e kulturës së “portës së lartë”.
Kërpudha është ajo që ka rënë më shumë në sy këto ditë, cili është mesazhi i saj. A ka konotacion politikë?
Padyshim që ka konotacion politik. Thomas Demand, që solli bujarisht tre veprat e tij në Shqipëri, Philippe Parreno që dhuroi markizën posaçërisht të bërë për Tiranën, dhe Carsten Holler që i dedikoi më shumë zemërgjerësi e dashamirësi atij këndi pranë Kryeministrisë Kërpudhën gjigante nuk janë artiste që bëjnë art për art. Kërpudha siç duket është e përbërë nga tre pjesë. Në fakt është një kolazh 3D i tre kërpudha të ndryshme: mirëbërëse, helmuese, dhe dehëse. Të tre këto janë aspekte të politikës që aq sa transformuese për zhvillim, mund të jetë korruptuese dhe mashtruese; aq sa në shërbim të njerëzve mund të jetë dhe e shkëputur prej tyre, megalomanë dhe fodulle, pra krejtësisht e dehur. Në fakt kështu nuk është vetëm politika është dhe paraja, është dhe pushteti apo afërsia me pushtetin, por të trija këto lidhen me ne një farë mënyrë me politikën, dhe padyshim jo vetëm në Shqipëri, por tradicionalisht në Shqipëri.
Si i përgjigjeni kritikave për fasadën, pse duhet të ndërhyhet në një godinë që konsiderohet Monument Kulture?
Së pari do thoja që është mirë kur ka kritikë, kur ka debat. Nuk besoj se ka detyrimisht nevojë për përgjigje. Por, do të jepja një përshtypje. Shpresoja për një debat më të mirinformuar për veprën, autorin, dhe pikërisht për anën muzeale të fasadës së ndërtesës dhe aspektin teknik me të cilën vepra prek pa ndërhyrë dhe kur të hiqet pa lenë asnjë gjurmë në fasadën e ndërtesë. Debati i ditur më duket se ka ndodhur pak, shpresoj në vijim të jetë më i vetëdijshëm për artistët dhe gjithë punën e bërë, sepse ekzistojnë të gjitha mundësitë për informim. Ajo çfarë do doja të thoja në lidhje me veprën dhe projektin është se Markiza Tiranë 2015, markiza më e madhe që ka krijuar Philippe Parreno, ndriçon ndërtesën duke e vendosur atë në një hartë globale të ndërtesave të spikatura që markohen/shënjohen nga kjo vepër. Vepra, sipas vetë autorit, është e lidhur pandashmërisht me hapjen e dyerve të Kryeministrisë dhe zbardh thellësinë e hapjes si një realitet që s’ka të bëjë thjesht me një gjest estetik apo aksion artistik, por me një mundësi e mjet për aktorë të ndryshëm dhe për qytetarët. Së fundmi më lejoni të ndaj me ju ndjesinë e qindra qytetarëve që kam hasur në COD; e pëlqejnë, s’e pëlqejnë, e pëlqejnë pjesërisht, por të gjithë ç’kam hasur ndihen të lehtësuar, si të çliruar nga një barrë; ajo e hijes së rëndë e të ftohtë të institucionit kryesor apo një ndërtesë qendrore të kryeqytetit. Të gjithë ç’kam takuar dalin me dëshirën për t’u kthyer përsëri dhe më ndjesinë e një afrimiteti, një lidhjeje ndryshe me institucionin, me historinë që shpalos e përfaqëson ai, me peshën që duhet të mbajë e ndajë, dhe me detyrën që ka.
Do tu rekomandoja te publikonit edhe “Rregulloren e Gardhit”
te miratuar gjate qeverisjes se Saliut.Mendoj se do te kishte interes
@ Euro Maloku!
Jo vetem rregullore gardhi kishte Saliu,por kishte edhe rregullore bulevardi.
D.m.th,nese atij trapi i mbushej mendja,ta kerciste jo vetem te gardhi por edhe ne bulevard.
Ashtu sic edhe beri me 4 viktimat!
Po atij raportit te BB-se per nivelin e borxhit publik si i behet???!!!
Te lumte mendja e shkrimi.
edhe rregulloren e Roshit JU lutemi…
Mire mi Falma mire, por do benit mire t’i tregonit miletit se punimet ne Kryeministri u bene me ane te dfondeve te milionerit Mane nepermjet nje firme me llogari bankare ne Luksemburg, fatkeqesisht firma eshte identifikuar si front company d.m.th. firme maske per operacionet e BIA-s serbe(pas ardhse e UDB-se). Ka lene gjurme me fatira e me pagesat bankare ne dogana Zamir Mania, gjurme qe te cojne te BIS. E gezofshi rikonstruksionin moj Falma Fshazi e gezofsh bashke me Fron Nazin.
U perserite 14 shtatori 1998 qe te kuptohet se me gjoja modernizimetr dhe transparencen e Rames thjesht eshte kompromentuar siguria (security) e ndertesesse Keshillit te Ministrave. Po ku merr vesh ish pedagogu i vizatimit nga siguri kombetare. Ai e ka mendjen vetem te lulkat e fasades!
Rama eshte Kryeministri i popullit,i te gjithe shqiptareve dhe godina ku punon qeveria nuk eshte me BUNKER per te vrare njerz siç beri Salimillosheviçi.Ju lumt Rames,ndersa Saliut ti vije turp nga ato qe ka bere ne kete vend ne keto 25 vite.
Rama te pergjigjet per 21 Janarin qe i la ato famijle vetem pasi i perdori sic po perdor Falma Zonjen nga Fshati.
Keto investime duheshin bere tek akademia e shkencava apo institute te tjera shkencore. kryeministria nuk eshte institut artistik. Sado te perdoret per gjoja hapje ndaj publikut do ishte mire qe ndaj publikut te kishte me shume hapje bibloteka kombetare apo isntitutet shkencore. Kjo falma qenka kokrra e katunares
Njoftim per Shtyp. Drejtoresha e qendres COD eshte ngarkuar se fundmi nga vete kryeministri per te gjetur nje kelysh qeni per ciftin Rama. Detyra e rendesishme vjen pas suksesit te saj e pas bashkepunimit qe ka me kryeministrin, ne hapjen dhe mbrojtjen analitike te pacmuar qe ka bere se fundmi per COD. Populli do ngarkohet me pergjegjesine e madhe ne gjetjen e emrit te kelyshit. Populli eshte i ftuar te filloje te mendoje; e me pas, pasi ta kete diskutuar ’emrin’ me kolektivin, te dergoje nje leter ne kryeministri. Fituesit i ofrohet faqja e pare e NY TIMES. Kuptohet bashke me kelyshin.
Na trego mi vajz e mbare se clidhje ke ti me Atelier Albania? Kompania e brendshme qeveritare qe VJEDH pa skrupuj e qe ka Disenju hapsiren. Mjaft dole po mcifu se je kthy si papagallja e kryeministrit unuk.
Kur na u bo kjo Edit Pula kuratore mer jahu?
Suck / suck. Historikisht.
Ama ato perdet… fantastike… te Gabi i moret? gratis apo me kile?
Kryeminstria Jo fortese kur vriteshin por FORTESE KU VIDHET!!! Ky padyshim eshte nje ndyshim i madh. Bravo Falma qe ke vene fytyren tende e me ball lart e mbron.
Sipas kti idioti qe sot eshte kryeminister ata huligantet qe drejtoj ky me 21 janar duhet te priteshin me lule.
Kryeministria e Berishes, nuk ndyrshonte nga haleja ne Viçidol…
Kta shohin livadhe, arkitekture, art, plazhe, rroba e makina tbukra. Mirela Kumbaro sheh art e firmos vjedh je e shkatrrim trashigimie. Hajde gomer hajde.
Skeni faj ju Se ju ndihmo parelinjt. Sheshi skenderbej tash do e bojn kta, me jurine e sikletosme.
KY ARTIKULL NUK ESHTE PER SHPELLARET,,,,NUK MUND TA KUPTOJNE,,MOS KOMENTONI,,DO KENI ARTIKUJ TE TJERE TE KOMENTONI,,,,,,
Shumices derrmuese te popullit nuk i duhen keto lulurinka propagandistike por se A MUND TA TAKOJE KRYEMINISTRIN PER T’I QARE NJE HALL?
eshte e pabesueshme qe nje popull te jete kaq deficient dhe ta masturbohet sa here pjerdh Rama
Titulli eshte nje autogol qe kjo laraske i ben qeverise.
Nese Kryeministria ka qene nje ndertese nga ku vriteshin qytetare , po i rikujtojme zonjes dhe komentuesve te mastrbuar se ato nje miljon vota i morri pikerisht per ti cuar para drejtesise ata qe vrane keta qytetare. Ku eshte qeveria, apo ben lulka per te mashtruar popullin
Ky piktor gjithmone e ka mendjen tek SHOW, pavaresisht se borxhi publik po kap stratosferen.
Keto jane taktika te nje mafiozi qe perpiqet te stervise miletin me nderhyrjet ne ate qe nuk duhet te preket qe kur populli nuk ka buke ky merret me studio te huaja dhe shpenzime marrandese te kota, po keshtu harxhoi per shtepine me gjethe per te treguar se Enveri i kishte shqiptaret me dosje por shqiptaret e dine mire se dosjet sot i kane me te medha se atehere.
Kjo eshte jne nga kukullat e kryeministrit qe ka ngritur nje qeveri me kukulla seksi-femer se pse keshtu i duket vetja me i fuqishem.
Vetem seksi ske aty. Jane n’menopauze. Nejse pishtar si kam majt.
Meqe Rama i shkaterroi kinemate historike ne Tirane, ka vendosur ta hape nje kinema tek Krye ministria se keshtu ka nje arsye me shume per te mbetur ne qender te vemendjes. Dihet tashme egoja e semure e Kryeministrit qe po e con drejt ndertimit te kultit te individit duke mbajtur rreth vetes njerezit me servile e duke flakur tej, poshteruar, ofenduar, tallur, denigruar cdo ze kritik.
Fllad i ri i fresket bashke me drite ne tunel tani, optimizem e perspektive. Rofsh o Edi Rama per çfar po ben per Shqiperine e shqiptaret dhe uroj te mbetesh ne histori. Natyrisht qe ka shume per te bere, por je ne drejtimin e duhur.
Falma Fshazi Po na ‘hap barkun’ me retorika boshe. Dhuna eshte Dhune.
O Shkreli me t’perdhunu ndonje t’afert si do e quajne? Me tperdhunu gjyshen (metafore) ca do thush “provokim emancipus”?
Yea. Do t’ju plase brenda Kryeministria me kete pacavure qe keni bere. Rama me kriminele shellohet ne Jale dhe Falma qe i heq pluhurin qendres. Asnje nuk futet brenda. Cfare do beni tani? Do filloni workshop-e me Atelier Albania? Si te vjedhim e te shkaterrojme liqenin? Si te ri-ndertojme/rilindim sheshin Skenderbej – design by Atelier Albania. Shume shpejt Gjyqi ju pret. Hajduta dhe mashtrues ordiner. Kujtoni se po ja hidhni intelektualve? Jeni vetem fjale.fjale.fjale.