“Të dashur bashkëkombas! Fundi i botës është fare pranë. Nuk ishte Y2K, nuk ishte as rritja e sasisë së karbonit. Doli se parashikimi maja paska qenë i saktë. Sido që të jetë fundi, nga zombit mishngrënës apo përbindëshat që dalin nga ferri, ajo që duhet të dini është se do të luftoj për ju deri në momentin e fundit”.
Me një seriozitet të denjë për një deklaratë të tillë, kryeministrja australiane, Julia Gillard, është shfaqur ditët e fundit në një video që u transmetua në televizionet vendase. Por në fakt, videoja është thjesht një shaka, një reklamë për një emision radiofonik që do të transmetohet në 21 dhjetor.
Videoja është parë si një ide e gjetur në funksion të reklamës, por shumë australianë nuk e kanë pëlqyer këtë formë publiciteti.
Një zëdhënës i qeverisë, i pyetur mbi videon, u përgjigj: “A nuk e meritojnë australianët të qeshin herë as here? Sidoqoftë, bota merr fund nesër. A nuk do të duhej të ishit duke shkruar për këtë?”
Me nesër, zyrtari i referohej teorisë së Karl Kruszeiniskit, autor i “50 shades of grey matter”, i cili pretendonte se fundi i botës do të ishte pikërisht dy javë para datës së parashikuar nga fiset maja.