PORTRET: Kush është Luneda, Kryeministrja e Kumarit

anazapta

Një drejtore lojërash fati që nuk ka hyrë kurrë në një kazino? Po! Ajo është Luneda Sufali. Është e para femër në këtë pozicion dhe dy javë m parë, nuk e kishte menduar që sot do të ishte në atë zyrë.

I kërkojmë një portret për lexuesit e Ditës dhe pranon.  E takojmë pas orarit zyrtar të punës, por në fakt nuk ka orar. Na duhet të presim sa përfundon një takim në kryeministri dhe ja ku e kemi përballë. Vajza me tipare mesdhetare, e thjeshtë në pamje dhe pa make up është “kryeministrja e kumarit” – sic e quajti një nga kolegët e Ditës kur po flisja rreth portretit të saj në redaksi. Ndaj vendosa të quaj pikërisht kështu këtë portret.

 

Vajza që duhet të ishte…djalë

Luneda është vajza e tretë e familjes Sufali. Ka lindur njëmbëdhjetë vjet pas motrës së vogël dhe katërmbëdhjetë pas të madhes. Të gjithë prisnin të ishte “çun”. Edhe lista me emra ishte bërë gati. Luneda në atë kohë nuk kënaqi askënd, por shumë shpejt u bë e përkëdhelura e familjes. Shpjegimi i emrit të saj? Ka lindur ditën e hënë. I ati i saj, një njohës i mirë i kulturës italiane i vendosi këtë emër. Sot, shkurt i thërrasin Luna.

Në shkollë ka shkëlqyer në shkencat ekzakte dhe në adoleshencë ka dashur të bëhet gazetare investigative. Madje ka filluar të punojë në një televizion lokal në qytetin e Durrësit, e më pas në një radio. Por ndikimi i dy prindërve me profesion ekonomistë ishte i fortë: studimet e larta i vazhdoi për Ekonomik dhe për këtë tashmë është e kënaqur.

 

Në punë që studente

Luneda Sufali, drejtore e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit
Luneda Sufali, drejtore e Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit

Fakti që ka qenë vajza e “pleqërisë” nuk i ka dhënë asaj mundësi që ta marri jetën lehtë. Ka nisur të punojë që studente, shpesh duke bërë njëherazi disa punë: nga bankat e deri në kompani private shqiptare e të huaja. Ka përfunduar studimet e larta në vitin 2005 dhe më pas ka ndjekur një master po në këtë degë.

Drejtorja e re e Agjencisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit është e para femër në një post të tillë dhe nuk ka hyrë kurrë në një kazino. “Por mua më pëlqejnë sfidat, – thotë sapo ia vemë në dukje këtë fakt – personat që më propozuan të jem aty mesa duket e kanë kuptuar këtë. Më kanë vendosur përballë një sfide. E kuptoj përgjegjësinë, jam me këmbë në tokë. Kur mendoj se çfarë lloj tregu është, e besoj që nuk është e thjeshtë. Nuk është e lehtë, por do t’ia dal mbanë”.

Si e priti familja këtë emërim? “Ime më e priti me pak rezerva, pasi iu duk pak e çuditshme që një femër të drejtonte një drejtori të tillë. Ndërsa im atë më stimuloi që të pranoja, e kam patur përherë krah – thotë Luneda.

 

Telefoni nuk pushon

Dy javë punë dhe është bërë menjëherë personi më i kërkuar nga aktorët e tregut të kazinove. “Jam përballur me një aksion që është përfolur shumë këto ditë. Kanë qenë ditë të ëvshtira, por kjo më ka bërë që të njohë njëherazi shumë detaje të këtij tregu”.

Telefoni nuk pushon. A ka patur ndërhyrje? “Sigurisht që kam patur – thotë znjsh.Sufali  dhe shton: “E kuptoj pse. Është një sektor ku lëvizen shumë para dhe shumë interesa, por nuk ka më miq në këto punë. Të gjithë duhet të kuptojnë që miku më i mirë është ligji”.

Drejtoria e saj ka 31 persona. Nuk e dimë nëse është rastësi, pasi 31 është numër fati në lotari. Madje edhe vetë Luneda sapo ka hyrë tek 31 vjetët (30 i ka mbushur në korrik). E pyesim nëse do ketë edhe brenda drejtorisë së saj reformë. “Ka  specialistë që vlejnë nga ana profesionale, por ka një pjesë me probleme. Është bërë një audit nga Ministria e Financave, ata që janë konstatuar me shkelje do shkarkohen”. Në këtë pikë futemi në një bisedë më profesionale.

 

Znj.Sufali çfarë do të ndodh me kazinotë që janë bllokuar?

Pjesa më e madhe e atyre që janë bllokuar kanë përfaqësuar pjesën informate të tregut. Prej këtyre kanë ardhur dhe ndërhyrjet më të shumta. Do vijojnë të punojnë sipas ligjeve, vetëm ato që kanë respektuar deri më një detyrimet ndaj shtetit. Por duhet edhe të kemi parasysh që shumë shpejt presim të kemi disa ndryshime në ligjin për lojërat e fatit. Aktualisht ligji ndalon që lojërat e fatit të jenë pranë universiteteve, pranë institucioneve arsimore, shëndetësore, fetare dhe pranë bankave. Tani për tani mund t’ju them se ky evazion fiskal gjigand do ndalet. Bëhet fjalë për miliona. Janë para që i janë marrë buxhetit të shtetit.

 

Çfarë do të ndodhë me ato lojëra fati që kanë shkelur ligjin?

Aktualisht ka vazhduar të procedojë shteti mbi to. Janë mbyllur, janë konfiskuar makineritë, pastaj pjesa tjetër mbetet për një hetim të mëtejshëm të individëve që i kanë hapur.

 

Gjatë bisedës thamë që deri më tani ka qenë një terren i panjohur për ju. Tani që jeni futur në të, çfarë ke kuptuar si fillim?

Ndihem shumë më mirë se sa një ditë përpara se të fusja këmbën në atë ndërmarrje. Ligji është një ndihmë e madhe në raportin me ata që operojnë në këtë treg. Dalja prej tij krijon jo vetëm probleme mes operatorëve dhe shtetit, por edhe probleme ët rënda sociale për shkak të specifikës së kësaj fushe. Nëse kërkoni mendimin tim personal, unë jam për pozicionimin e lojërave të fatit dhe kazinove në periferitë e qyteteve.

 

A mund të quhet formale ekzistenca e një Agjencie Mbikëqyrje të Lojërave të Fatit në kushtet kur me sa duket vetëm mbikëqyrje nuk ka pasur që prej vitit 2008?

Drejtoritë apo institucionet asnjëherë nuk janë të kota. Të tilla mund ti bëjnë ata që punojnë në to. Kjo do të thotë që njerëzit e duhur, do të dinë t’ia nxjerrin vlerën edhe institucionit.

 

*Botuar në DITA, 19 tetor 2013

Share This Article
36 Comments
  • E verteta eshte qe Luneden e ka vendosur Tome Doshi ne ate post. Zevendes i Lunedes i kane vene djalin e Filip Cakulit qe ka dijeni nga kjo fushe se nena e dergonte te kerkonte Filipin neper kazino. Suksese

    • o Sokol ku i gjeni keto info mor aman.,, Mua pershembull me kan then qe eshte shoqja e Mimi Kodhelit. Tani ca do thuash qe Toma dhe Mimi… Lejini mo keto, lejini njerzit te punojn

    • Jo po e ka lene me barre Emiljano Hullazi ose Vis Martini….
      Ikni mer injorante, ate e ka vendosur vetem se Gjushi se e ka …noren e vete.
      Mrika e Toma as qe kane lidhje me kete arrogante te qelbur…. se me vone i nxorri dhembet, kur filloj dhe SAJA ta “mbeshteste”.

  • Mua kjo vajza me pelqen. Gjithmone nese keto qe ka thene i ka thene vete. Sa per deputetet qe perfliten se kane emeruar drejtora, mua me duket paragjykim. Cdonjeri prej nesh ka miq e shoke, cdonjeri lobon e ka qejf te jete aty e ketu. Por e rendesishme eshte te mos abuzohet me postin. Dhe kete nuk e ka ne dore as i emeruarai as miku qe qendron pas tij. Kete e ka ne dore PROKURORIA E SHTETIT

    • horri i bulevardit e ke gabim. Po te bej nje pyetje: Nese vjedh drejtori i deputetit K apo shoqja e deputetit T, apo mikja e deputetes P, apo gruaja e gazetarit S qe jane emeruar nga Rama neper poste kyce, do jete Rama ne gjendje ti coje ne ndjekje penale keta njerez me te cilet rri dhe keshillohet?? Nuk ma ha mendja. Ky ehte rreziku i klientelizmit. Jo se duam te paragjykojme

      • Yp xhixhi nje pyetje kam. Emora vesh kush eshte deputeti K dhe deputeti T. Kete deputetetn P nuk e marr vesh me ke e ke ? 🙂

  • Jane shume te reja more keto vajza… Nuk di te them sa te suksesshme mund te jene, por ky kollajllik per te vendosur njerez kaq te rinj ne ndermarrje nga ku varen interesa te mijera shqiptareve, me duket pak i frikshem. Gabuar qofsha. Veq te miren u deshiroj te gjitheve. Respekte Dita

  • Kesaj vajzes i uroj suksese .Burrat i pame c fare bene.Kjo perben nje risi ku Edi Rama po vendos nje standart te ri ku dhe grate dhe vajzat mund te drejtojne.

  • Si u gjet kandidatura e zonjes/zonjushes? Pati ndonje konkurrim? Pati kritere perzgjedhese? Nese jo. Kush e rekomandoi? Per çfare aftesie u perzgjodh? Kush doli garant? A behet shteti me garante? Ado te kete transparence per emrimet e bera?
    A do te ??? A do te ndreqemi??? Apo do te vazhdojme praktikat shtet shkaterruese te Sales?? A do vazhdojme te jemi te tradhetuar????
    Vajze. Shteti nuk eshte bingo. Drejtimi i shtetit eshte pasoje e zhvillimit te karrieres. Nese e do kete vend, nuk duhet te kishe pranuar punen qe te kane propozuar, pasi nuk e njeh, dhe nuk ke vitet e nevojshme te punes, eksperiencen e nevojshme ne vendimmarrje. Si rrjedhim do te gabosh ne nje moment, dhe do te demtosh veten ne rradhe te pare, e me pas edhe shtetin. Shteti nuk eshte ” hajde ta provojme njehere “.
    Gjithsesi perpiqu ta justifikosh sadopak.

    • Vajza mund te jete vajze e zonja, por Rama ne kete pike eshte qesharak. Pasi emeroi drejtoret e shokeve ne ndermarrjet e shtetit, tani del e sokellin: Do bejme konkurse. Hahahahaa 🙂 Konkurset ti kishe bo per te gjith mor Ram djali, jo ca me miq e ca me konkurs. E thene shkurt ti nuk je per ate pun mor vlla dhe koha do ta tregoj shume shpejt. Te mungojne tiparet kryesore te liderit – sic shprehej ne nje rreth miqsh njeri pa te cilin ti nuk shkon dot ne banjo te besh cicin

    • Eshte me keq akoma! Eshte normale qe disa pika kyçe te emerohen drejtore njerez me kontribut politik dhe me emer, por njerez anonime?! … Mire Elisa Spiropali e meriton te jete Drejtore e Doganave se ka punuar dhe kontribuuar politikisht tash ka kaq vite, po keto te tjerat…?! Se thone dhe qe ate drejtoren e tatimeve, ate kingen qe s’dinte te lidhte tre fjale tek emisioni i Rudina Xhunges, e ka rekomanduar tek Edi vete Fideli…S’ka konkurse, ka vetem lidhjemiqesore o NJEREZ TE MIRE! Konkurset jane DEMAGOGJI !

  • Une jam prind i tre vajzave dhe dua ta pergezoj kete vajzen nga durresi per punen fisnike qe po ben. Vajza nuk duhet ti lexoj keto lloj komentesh, ketu po shkruajn shume pronare kazinosh (qe per mua jane horra) qe une njoh shume prej tyre. Te gjithe kane qene te lidhur me pushtetin e SRB dhe nen urdherat e Zenit qe ju merrte haracin. Shume shpejt po u bien pendet ketyre “cubave” qe pin hashash gjithe diten. Nga ky lloj biznesi ka rrjedhur shume krim dhe shkaterrim familjesh. Ishalla i largojne 25 km jashte Tiranes. Respekte per vajzen!

  • @iliriTirane. Mesa lexova komentet, tek te gjitha nuk ka asnje tendence ne drejtim te kesaj vajzes. Dhe ajo qe eshte me e rendesishmja, te gjithe jane kunder kazinove dhe pro forcimit te shtetit ligjor. Nga e gjete ti Ilir qe ketu komentojne pronare kazinosh?
    Thelbi i komenteve eshte menyra e perzgjedhjes se vajzes. Pjesa me e madhe e komentuesve pretendojne qe duhet te ishte kryer nje konkurs perzgjedhes jo vetem per vajzen, por edhe per emerimet e tjera te rendesishme ne administrate. A kemi folur per transparence?

  • URIME PER DETYREN.Sa here ulesh ne kariken e punes,mendo se cfar duhet te besh sot per te miren e shoqerise”.Te jesh e vendosur dhe kerko nga vartesit qe te punojne me te njejtin preokupacion.

  • Pune te mbare moj vajze,te eshte dhene shanci…provoje qe je e zonja dhe e pa korruptueshme.Komentet per ty do t’i konsideroj pas nja 6 muaj kohe.

  • Ore… e kuptoni qe kane mbi 5 vjet qe leket e gjithe ketyre kazinove, qe duhet ti shkonin shtetit dhe te investoheshin ne drejtime te ndryshme, i shkonin 3 njerezve ne gjithe Shqiperine????
    Nuk numerohen ZEROT qe mund te kete shifra….
    Leqe, per mua, nuk duhet te ekzistojne fare, aq me teper ne nje vend si i yni keto shushunja te krim-varferise!

  • Luneda urime dhe suksese ne punen tende te veshtire. Mileti i ka zakon te perflase njerezit ne ngritje, por mos ua ver veshin. Ti do te rrisesh cilesine e jeteses duke shmangur mbingopjen e njerezve te pakenaqur. Ji vetvetja dhe lufto per kauza qe ti i vlereson si te drejta. Lojrat e fatit kane prishur miletin, sidomos burrat familjare. Mos lejo qe parate e njerezve te pafajshem te merren ne menyra jo te drejta. Jam per drejtesi dhe zbatim te plote te ligjit deri ne detajin me te vogel.

  • E JASHTZAKONSHME KJO VAJZ QE KISHA FATIN TE PUNOJA ME TE NE FUSHATEN E QARKUT TE LEZHES RRESPEKT
    YLLI I FUSHATES

    DHE TANI NJE TJETER NOFK KRYEMINISTRIA E KUMARIT I MERITON TE GJITH KOMPLIMENTE MIKE

  • Nje makineri kazinoje duhet te paguaje 1 milion leke en muaj takse. E dini cfare evazioni eshte bere en kete fushe nag Shkelzen Berisha dhe miqte e tij?? I llahtarshem! Eeehh po kujt ia thua. Ne shqiperi mungon ende nje mjedis i paster, ku te mund te gjejme veten ne te tjeret. Mua as kjo PS-ja me keta snobat ne krye nuk ma mbush mendjen. Se si me duken si te larget, si pa lidhje me njerezit, vari teneqen.

  • Po ckeni o djema ckeni qe…hmm, po nuk dini ju nga keto pune…hmmm se Saliu e rrenoi kete vend…hmm, dhe une, pra ne, dmth kjo vajze e re dhe e perkushtuar (qe se njef askush) emmm.. do e ktheje ne rrugen e duhur kete rruge te prishur nga parate e pista ne xhepat e Saliut..(?????????) Pra me besoni mua, kaq kisha. Rrofte g-99 jone, hmm me falni rrrofte rilindja jone socialiste….pfff dmth edhe kualicioni me ilir meten…..pfff mirupafshim

  • Heeee, ca beni mireee…. Kocua jam. Heeee, si ju duket kjo mo? E?? Une e vura se do e kap vete kete biznes…He? E mire e? Kam futur mbi 5000 aparate te reja dhe 3 here kaq me vine nga Rusia per mua. Pas 2 muajsh do i hap. Po nuk do i hap si keta 2 ketu e 4 aty.. do i hap salla te medha jashte qyteteve. Per kete u jap fjalen. Tani mos beni me komente negative po shkruani e ka vene KOCUA

  • mos flisni para kohe o njerez. sic e keni pare aksioni ka nisur dhe nisur mire madje. cdo gje do te duket ne ditet e muajt ne vazhdim. nese ne kete sektor apo ne sektore te tjere, punet nuk shkojne ashtu sic na kane premtuar, do jemi po ne votuesit qe do t’i heqim nga pushteti. po pastaj kujt do t’i besojme thoni?

  • Sinqerisht,une nga fotoja kujtoja se do ishte ndonje bose e Dollarit,trashegimtare e ndonje kapitalisti te Lojrave te Fatit,kjo qenka drejtoresha.Tani,une personalisht nuk loz bixhoz dhe s’jam tip per kete lloj argetimi,por po pranuam kapitalizmin do pranojme edhe veset&mundesite qe derivojne,na pelqen apo jo.Po ka nga ata qe kur nxjerrin dhe xhepat e hidhen nga grataçelat,me pak durim do mesohemi,do shtohet puna per komunalen dhe rrjedhimisht punesimet.

  • Re Hekal,si re s’mer vesh nga kazinotë ti a lumadh? Po këtu janë mbushur kallëmishtet me kazino re? Mbaj shatën e gërshërët e ullinjve se atë punë di të bësh ti re? U pika!

  • kjo nga durresi paska dhene kontribute te medhaja per mimin ne lezhe.hahahah.me siguri i ka mbajtur canten mimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *