Kryeministrja e Serbisë: Situata aktuale në Kosovë, një farsë

Edona Llukacaj

Kryeministrja e Serbisë, Ana Barnabiç ka deklaruar sërish se vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk lidhet me zgjedhjet e mundshme në Kosovë, por me taksën 100%, që kjo e fundit i ka vendosur Serbisë.

Për Barnabiç, sipas mediave kosovare, zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe Mal të Zi janë vetëm një farsë. Në fakt, kryeministrja serbe i ka komentuar këto zhvillime duke thënë: “Është qesharake, kjo është një farsë. Imagjinoni që sot të jap dorëheqjen dhe të premten të thërras seancën e qeverisë. Çfarë tjetër mund të jetë kjo, përveç një farsë”.

e.ll./dita

Share This Article
1 Comment
  • Pse merni mendimin e serbeve kur ata duan tju bejne varrin!? Kosova te eci ne rrugen e saj, dialog me serbine vetem me reciprocitet dhe ndermjetes SHBA-ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *