Kryeministrja e Serbisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut bënë thirrje për pajtimin e shqiptarëve.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, kryeministrja serbe Ana Brnabiç u shpreh kundër ndarjes së kufijve në Ballkan në vija etnike. Ndërsa kryeministri maqedonas Zaev tha se pajtimi i serbëve e shqiptarëve do t’i shërbejë të gjithë rajonit.
Kryeministrja serbe Ana Brnabiç i zbuti tonet ndaj shqiptarëve dhe bëri thirrje për pajtim. Ajo gjithashtu u shpreh kundër ndarjes së kufijve në Ballkan në linja etnike.
“Serbia mbështet pajtimin me shqiptarët, por nga ana tjetër, ajo nuk ka bashkëbisedues.
Ne nuk po mundohemi të krijojmë kufij etnikisht të pastër, e kundërta. Aleksandar Vuçiç, kur ishte në krye të qeverisë, e ngriti çështjen e pajtimit midis serbëve dhe shqiptarëve. Ky është një moment historik dhe një shans i hapur”, tha Brnabiç.
Brnabiç paralajmëroi se pamundësia e arritjes së një marrëveshjeje do të sjellë një çmim të lartë të dy palët.
Ndërsa kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se beson që ka ardhur koha për të arritur një pajtim historik midis serbëve dhe shqiptarëve.
“Maqedonasit dhe grekët janë pajtuar, bullgarët dhe ne jemi pajtuar. Të tjerët duhet ta bëjnë këtë. Ne jemi europianë dhe duhet ta dëshmojmë këtë”, tha Zaev.
Ai theksoi se udhëheqësve duhet t’u jepet një shans për të gjetur një zgjidhje, pasi ajo do të jetë jo vetëm për të mirën e vendeve të tyre, por edhe të gjithë rajonit.
j.l./ dita
