Kryen marrëdhënie me të miturën, 4.8 vite burg bashkëshortit

Dita

Një 23-vjeçar nga Pogradeci, është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me gruan e tij të mitur.

E. Sulollari i komunitetit Rom, është martuar me shtetasen 12-vjeçare S.A edhe kjo e komunitetit Rom.

Mirëpo nuk e ka menduar që kjo martesë do kthehej për të në një kalvar gjyqesh dhe izolimesh në qeli. Pasi kanë vendosur të martohen me pëlqimin e prindërve, dy të rinjtë kanë jetuar tek një shtëpi te ish-komunalja, rruga “Myslym Keta” të qytetit Tiranë.

Por pa kaluar shumë ditë nga kjo bashkëjetesë, 23-­vjeçari është arrestuar nga policia në datën 15 shtator 2015, duke u akuzuar për “Kryerje e marrëdhënieve seksuale me të mitur”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *