A do hapen këtë herë negociatat me BE-në dhe një përgjigje për “Shqipërinë e Madhe”: E tëra një sajesë, Kosova është në vend të vet, Shqipëria, aty ku ka qenë gjithmonë!

Ermir Ermir

Kryenegociatori me Bashkimin Evropian për Shqipërinë, Zef Mazi, në një interviste me gazetën kroate Svijet, thotë se negociatat me Bashkimin Evropian janë një proces i gjatë ku shqyrtohen 35 kapituj dhe kjo kërkon disa vite për t’u konkluduar.

Përsa i përket zgjedhjeve të 25 Prillit, kryenegociatori Mazi e cilësoi procesin të qetë, dhe se rekomandimet e OSBE-se dhe ODIHR-it u vunë në zbatim në tërësi, ndërsa për ankesat janë diskutuar nga Këshilli për Ankesat dhe se çdo gjë po shkon mirë.

Në lidhje me “Shqipërinë e Madhe”, Mazi përforcoi qëndrimin e qeverisë shqiptare, duke e cilësuar si një përrallë të sajuar dhe se të gjithë vendet e Ballkanit duhet të shohin drejt BE-së. Mbi bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës, shteti shqiptar do të japë të gjithë ndihmën e nevojshme që mund t’i kërkohet.

 

– Cili është qëllimi i vizitës suaj në Kroaci, dhe çfarë takimesh keni zhvilluar gjatë qëndrimit tuaj këtu?

Ardhja në Kroaci ka për qëllim zhvillimin e takimeve me autoritetet e shtetit kroat në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë. Ideja është që të shkëmbejmë pikëpamjet tona dhe të shohim seçfarë mundësish ekzistojnë për ta ndihmuar Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian. Kroacia është vend mik, përveçse vend fqinj, dhe ne besojmë se ka shumë përvojë në këtë drejtim. Ne kemi shumë për të mësuar prej Kroacisë, dhe këtë mund ta bëjmë përmes transferimit të njohurive dhe eksperiencës të cilat, siç më informojnë autoritetet kroate, janë në dispozicion për ne.

Gjatë qëndrimit këtu jam takuar me Ambasadorin Vladimir Drobnjak, i cili është Këshilltar Diplomatik i Kryeministrit dhe ish-kryenegociator për Kroacinë gjatë procesit të integrimit në BE. Po ashtu, jam takuar me Sekretaren e Shtetit për Punë të Jashtme znj. Andrea Metelko Zgobic, dhe me Sekretarin e Shtetit për Drejtësi dhe Administratë Publike z. Josip Salapic. Takimet kanë qenëjashtëzakonisht të frytshme, dhe shkëmbimi i përvojave po ashtu.

Kam ardhur në Kroaci për të trokitur në derë, por nuk qe nevoja të trokisja sepse dyert i gjeta plotësisht të hapura.

– A besoni se Shqipëria do të hyjë në BE së shpejti?

Nuk e di si e mendoni ju kur thoni ‘shpejt’, sepse në fakt integrimi i një vendi në Bashkimin Evropian është proces i gjatë. Çdo vend që synon të hyjë në BE duhet fillimisht të bëjë përafrimin e legjislacionit të vet me ligjet e BE-së, acquis communaitaire – bëhet fjalë për tërësinë e ligjeve të dakorduara nga e BE-ja.

Ne duhet të fillojmë të negociojmë me BE-në dhe të ulemi në tavolinë ku secili prej 35 kapitujve të acquis do të shqyrtohet dhe analizohet një nga një. Ky është proces i gjatë i cili do të marrë disa vite, ndaj nuk mund të them se sa kohë do të zgjasë saktësisht.

– Në këtë periudhë, disa vende si Franca, e mbase edhe Gjermania, nuk duan që vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të integrohen nëBE. Cili është mendimi juaj në lidhje me këtë?

Nuk mendoj se është kështu. Arkitektura e BE-së është e tillë që vende të ndryshme i shohin gjërat në mënyra të ndryshme. Sa i përket zgjerimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ai vendim politik është marrë në mars të vitit të kaluar, në takimin e Këshillit Evropian që është mbajtur këtu në Zagreb, gjatë periudhës që Kroacia kishte presidencën e BE-së.

Shqipëria i është shumë mirënjohëse Kroacisë për punën jashtëzakonisht të mirë që ka bërë për të ndërtuar konsensus mes 27 vendeve anëtare të BE-së për të mbështetur hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk kemi dëgjuar që Franca ose ndonjë vend tjetër ta ketë bllokuar procesin e integrimit. Nuk është e vërtetë. Të gjitha vendet e përkrahin procesin e zgjerimit.

– A mund të na flisni për situatën politike aktuale në Shqipëri?

Situata politike është normale dhe e qëndrueshme. Më 25 prill u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u zhvilluan në një klimë të qetë dhe të patrazuar. Rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-it u vunë në zbatim në tërësi, dhe Komisioni Qendror Zgjedhor bëri administrimin e zgjedhjeve përmes një procesi të rregullt.

Pas zgjedhjeve pati disa ankesa, ne kemi një Këshill për Ankesa. Këto ankesa u diskutuan, dhe tani gjithçka po shkon mirë. Parlamenti i ri do të nisë punimet më 9 shtator, në përputhje me Kushtetutën. Natyrisht që çdo vend ka probleme me zgjedhje, dhe ato nuk janë 100% të pastra kudo, por këto janë probleme të vogla teknike. Ne besojmë se gjithçka ka shkuar normalisht.

– Ka njerëz dhe qeveri në Ballkan, e mbase edhe në Evropë, të cilët i frikësohen idesë së ‘Shqipërisë së madhe’. Çfarë mendoni ju në lidhje me këtë?

Kjo është një përrallë e sajuar, dhe nuk është aspak realitet. Nuk ka Shqipëri të vogël apo të madhe. Kjo është thjesht shpikje e qarqeve të caktuara, me gjasë nga kjo pjesë e rajonit ku jetojmë apo mbase pak më larg në lindje. Thjesht nuk ka asgjë të vërtetë. Kosova është në vend të vet, aty ku ka qenë gjithmonë. Po ashtu, edhe Shqipëria është në vend të vet, aty ku ka qenë gjithmonë. Nuk bëhet fjalë për Shqipëri të madhe, të vogël, apo të mesme. Kjo është e tëra sajesë.

Të gjitha vendet e Ballkanit do të gëzojnë një tjetër lloj lirie të lëvizjes kur t’i bashkohen BE-së. Për shembull, sot në BE kufijtë janë fiktivë; pra ti e kupton që ke hyrë në Gjermani, Austri apo Slloveni por nuk sheh kufi askund. Ajo që dua të them është se Bashkimi Evropian është ngjitësi që i mban të gjitha vendet të bashkuara.

Procesi i zgjerimit të BE-së do të vazhdojë, ai do t’i fuqizojë vendet e Ballkanit dhe njëkohësisht do të fuqizojë më tej vetë BE-në duke ofruar hapësira më të mëdha ekonomike, politike dhe demokratike. Pra do të jetë më mirë si për Ballkanin ashtu edhe për vetë BE-në, duke e bërë atë lojtar edhe më të madh në politikën globale.Procesi i zgjerimit të BE-së nuk është i plotë pa Ballkanin brenda në BE, si anëtar.

– Shqipëria ka marrëdhënie të mira me Serbinë. A mund të ndihmojë Shqipëria në njohjen e Kosovës?

Qëndrimi i Shqipërisë në lidhje me Kosovën është i njohur dhe shumë i qartë. Serbia duhet ta kishte njohur Kosovën para shumë kohësh, që në fillim. Ne e dimë çfarë duam, dhe ua kemi bërë të qartë edhe serbëve se cili është qëndrimi jonë. Kosovarët dhe serbët janë duke zhvilluar bisedime, të cilat janë mbajtur dje.

Palët mund të mos kenë rënë dakord, por nëse nuk bihet dakord atëherë bisedimet vazhdojnëderi sa të arrihet në një përfundim. Kosovarët kanë qeverinë e tyre, shtetin e tyre dhe ekipet e tyrediskutuar dhe për të negociuar. Shqipëria është gjithmonë e gatshme të ofrojë çfarëdo lloj ndihme që është e nevojshme.

*****

Botuar dje në gazetën më të madhe kroate Svijet

Share This Article
12 Comments
  • Gazetarja Kroate ja ka thene me takt , tek pyetja e fundit qe,
    Shqiperia pse nuk e ndimon Kosoven, kur ju keni maredhenie shume te mira me Serbine…..

    Vellai i Vucicit nuk i behet vone per Kosoven ,

    • Po, po tall bythen Europa me Shqiperin, deri sa te mohoj vetveten. Lum si ju per kalin e trojes me emrin europHa.

    • kur copa e mishit është copë mishi,pavarsisht se njëri sy e ka emrin mond vlonjati e tjetri lil tarrallakja!!

  • Ky Zefi duket se po e “shndrit”’diploma-
    cine shqiptare !? Qe ne kohen e Titos, bile edhe te Milloshevicit diplomatet sllovene “qimekuq” por sidomos ato
    (diplomate) kroate kane qene dasha-
    mires ndaj Shqiperise due kosovareve
    dhe Zoti Mazi nuk ka bere ndonje zbu-
    lim te K. Kolombt ne qendrimin Kroat
    ndaj nesh dhe natyrisht eksperiencen
    e kroateve duhet ta marrim edhe ne
    per te gremisur nga faqja e dheut ban-
    den mafioze te SaliSerbBerishes, mon-
    stres se Vicidolit. tradhetarin me te madh te Kombit shqiptar ! Keto dhe pi-
    kerisht keto “diplomati i ndritur” i Saliut
    dhe Edit nuk i thote dot as me ze te ulet
    dhe as me ze te larte sepse eshte pje-
    lle e trinomit : Berisha-Meta dhe Opor-
    tunistit Rama ! Valle ky i fundit nuk gjeti
    ndonje socialist per ta investuar ne kete
    detyre kaq delicate ?!

    • Kroacia “mike” me “Pella-zagaret” qe kane Kombesi turke (Emra,Kulture,Tradite,Istitucione,Ndergjegje)?
      Sllavet nuk duan njeri tjetrin ne emer te Fese se Mallkuar te Krishtrrimit jo me Turkoallvanosat e Erdoganit te vetequajture “Skiptare”.
      Dikur ishin Sllave tani urrejne njeri tjetrin te mbeshtetur nga Fuqite e Medha.
      Vetem se jane katolike te Papucit te Romes Gjermanet nuk lane Serbet te kene dalje ne det.
      Megjiithese perpara disa muajve ne nje ishull i quajture Hvats zbuluan nje Nekropol Greko Ilyre.
      Thjesht jane pushtues si Serbet,Kroatet,TTurqit.Ta gezoni Sulltanin Erdogan.

  • Pordhe me rigon. Pyetja e fundit-pergjigja e Zefit, eshte thelbi i diplomacise shqiptare. Nje kurveri e hapur, e deklaruar nga vete shqiptaret, pa pike turpi.
    Kujtojne se kane hajvane perballe qe ti shesin keto dokrat e miqesise me Serbine si normale. Gazetari e pyet qarte per rolin e Shqiperise, ndersa Mazi pergjigjet per Serbine dhe Kosoven. Kulmi i poshtersise se shtetit shqiptar, ne gojen e diplomatit shqiptar. Ideatori dhe zbatuesi i kesaj poshtersie te shtetit shqiptar dihet kush eshte. Edvin Ramut Dule Bajge Vucici

  • Zef Mazi, nje emer qytetari te nderuar dhe diplomati te sprovuar. Qeveria Rama beri shume mire qe te ngarkoi me detyren e larte qe mbani, sepse vec te tjerave, me pervojen qe keni mbi supe nga vitet e shumta ne organizata nderkombetare ne Vjene e gjetke, keni krijuar personalitetin e duhur te negociatorit te respktuar te Shqiperise ne raportet me Bashkimin Europian. Intervista juaj ishte e kopsitur shume mire, ne nje media te njohur te Kroacise mike, si e gjithe politika e shoqeria kroate qe kane qene e vazhdojne te jene shume miqesore me vendin tone dhe hapat e tij drejt progresin. Uroj per ju e qeverine Rama suksese te metejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *