Kryengritja e të vjetrës reaksionare në Partinë Demokratike!

J L

Pajtim Bello

 

Në foltoret shëtitëse vihet re rigjallërimi i kontigjentit të ish-ve të PD, të atyre që rëndom quhen kontigjenti i xhaketave të vjetra. I bashkon karriera e gjatë në funksione drejtuese partiake e shtetërore, pasuria e vënë nën autoritetin e pushtetit, privilegjet e shumta prej kllikut t pushtetit por sidomos mllefi ndaj Lulzim Bashs me stafin e tij q i rrëzuan nga Maja e Olimpit. Sipa tyre ata  ishin ajka e partisë, ishin themeli, ishin struktura, ishin damarët, mishi, gjaku dhe truri i partisë. Kur ranë nga kali kuptuan se ishin askushi. Mirëpo ata nuk pajtohen dot me këtë gjendje, ky është një rregull i përgjithshëm. Është sindroma e pushtetit të humbur. Kur gjejnë rastin shumohen e bashkohen si tufë çakejsh, dalldisen së brendshmi për çfarë kanë humbur dhe të karikuar nga mllefi e urrejtja bëhen shumë të rrezikshëm. Ky kontigjent njerëzish nuk ka parime, ide apo objektiva. Ata nuk mendojnë për përparimin e shoqërisë por vetëm për hakmarrje dhe rikuperim të privilegjeve të humbura; një rikthim në kohën e artë. Pikërisht për këtë janë reaksionarë. Reaksionarët janë gati të baltosin e të groposin çdo gjë të re që ka shembur dhe rrezikon kthimin e privilegjeve të tyre. I gjithë ky kontigjent në PD është bashkuar rreth Sali Berishës, të gatshëm të luajnë edhe zarin e fundit vetëm e vetëm që t’iu kthehen privilegjet e humbura. Sali Berisha, edhe pse në sipërmarrjen e vet synon shumë më shumë se këta qyqarë, iu ka zgjatur dorën. Duke i’ua ditur hallin, edhe pse ishte ai që iu bëri gropën, i miklon dhe do ti përdori për aq sa të jenë të vlefshëm. Tashmë ky kontigjent ethshëm luan në çdo pëllëmbë të fushëbetejës: në median e shkruar e televizive, në bazën e partisë për të mbledhur firma, si organizatorë dhe trumpetist të revolucionit “paqësor”. Shikoni me çfarë mllefi flasin kundër Lulzim Bashës dhe gjithë gjeneratës së re që është formatuar rreth tij. Të ngarkuar nga mëkatet e veta qëllojnë me gurë më fort se kush do tjetër. Po kë? Disa të rinj të cilët kanë filluar t ngjiten në presidium. Edhe pse t pa ngarkuar me mëkate nga e shkuara e PD, për të vjetrit këta kanë bërë njëmijë e një të zeza. Kanë shitur e tradhtuar partinë, kanë shitur sovranitetin tek SHBA, i kanë lënë pa pushtet e pa privilegje, iu kanë ulur hundën dhe për këtë duhen ndëshkuar! E vjetra reaksionare lufton egërsisht për të mbytur të renë. Hakmarrja dhe depresioni i krijuar nga humbja e privilegjeve iu ka errësuar sytë, iu ka çekuilibruar arsyen dhe duan të kthejnë në gërmadhë atë ngrehinë që i rriti, i pasuroi, iu dha emër e famë; e gjithë kjo vetëm e vetëm se ata nuk e zotërojë më! Kështu mendojnë e dëshirojnë këta reaksionarë por koha nuk punon për ta. Koha punon për të ardhmen. Kohën nuk e mund dot askush. Ajo, si një rul i padukshëm, të kalon mbi vete dhe të hekuros si personazh të filmit vizatimor Tomi dhe Xherri. Ky do të jetë fati i tyre. nj fund I turpshëm që e kërkuan vet. Siç po zhvillohen ngjarjet, është e qartë se në 11 dhjetor nuk do të ketë kuvend. Shumë shumë xhaketat e vjetra mund të mblidhen si tufa e qyqeve, të zhgënjyer të qajnë kohën e shkuar, të shajnë e të kërcënojnë, të ulërijnë dhe të matin me sy hendekun që nuk e kapërcyen dot.

Share This Article
4 Comments
  • Trajtim i drejte. Gjithe te rrezuarit nga kali jane kthyer ne krahun e Berishes, Ata e dine qe Saliu i neperkembi por nuk gjene rruge e mundesi tjeter per tu halmarre me Lulzimin dhe te rinjet e bashkuar me Lulzimin. Nuk do te fitojne gje, sala do ti hedhe ne batak edhe me keq se deri tani. cika

  • Artikull konciz,esencial:

    Shume nga “personazhet” jane individe qe duan te marin perseri privilegjet, perfitimet materiale, “dinjitetin e respektin” qe kane humbur.

    Ndersa lideri historik po i con drejt gremines, ato jane perqendruar totalisht te “interesat e ngushta personale” dhe nuk po e kuptojne se po punojne kunder “interesave te vendit” Kjo ben qe nje dite ti humbasish te gjitha.

    Dihet se kur te gjithe kane interesa te kunderta qe anulojne njera tjetren, ne nuk mund te avancojme, perparojme, te hecim perpara.

    Por levizia vazhdon se nuk jemi te vdekur. Ajo qe po ndodh eshte se po rrotullohemi ne nje cikel vicioz.

    Pra, ndersa shpenzojme energji te shumta per te arritur nje objektiv, rezultati eshe zero, asgje, ne vend numuro.

    Berishizmi eshte misherim i anarkise. Secili ka perendin e tij. Emerusi i perbashket qe i lidh njerezit nuk egziston me. O mete per vehte, kap cte kapesh, bej qef sot se neser mund te jete fundi i botes.

    Pra dalim te shprehja: Levizja eshte cdo gje, qellimi eshte asgje. I biem daulles, shperthejme, shkarkojme pa ditur se ku po shkojme.

    Po ku po shkojme? Ate e di lideri historik.

  • Rilindjotërit tanë të dobishëm duket se i ka zënë tartakuti… Kanë filluar të dridhen e të flasin disi përçart…

    Këtij bellos për shembull i paskan dalë në ëndërr tufa cakejsh e tufa qyqesh. Flet për kontigjentete të ethshme “kundërshtarësh”, të cilët po luajnë në çdo pëllëmbë të fushëbetejës, e sidomos në atë të mediave të shkruara e televizive, për tu hakmarrë e për të rikuperuar privilegjet e humbura.

    Harron i shkreti se dhe ai nga ana e tij po bën pak a shumë të njëjtin marifet.

  • tamam, tamam. moj kasolle qe i mblodhe. Te gjithe xhaketat e kthyera po i sherbejne saliut. Thoni si te doni por ata do te jene ne vijen e pare te zjarrit me molotov… Mali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *