Një shtetas është arrestuar në Bulqizë pasi kryente veprime të turpshme në publik.
Personi i vendosur në pranga është identifikuar si shtetasi Haqif Dishmuça, 53 vjeç, banues në Burrel.
Gjatë shoqërimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, 53-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.
Sikurse thuhet në njoftimin policor, Dishmuça rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për mosbindje ndaj urdhërit policor.
Materialet proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, si dhe “Vepra të turpshme”.
s.a/dita
