Policia italiane ka vënë në pranga 4 shqiptarë, anëtarë të një “bande” që kryente vjedhje në krahinat e Firences, Pizës dhe Pistolias. Ata janë shqiptarët Zeqir Mzhika, 33 vjeç, Hektor Cakoni, 39 vjeç, Marjan Perndreka, 31 vjeç, Denard Prendi, 31 vjeç, të cilët qëndroni ilegalisht në Itali, raporton Abc News.
Hetimet, të koordinuara nga Prokurori Publik i Firences filluan që në Janar, pas një vjedhjeje në një shtëpi në Pontassieve, ku u grabit një Mercedes i zi. Ndërsa disa ditë më vonë në të njëjtën komunë një grua kishte rënë pre e bandës së shqiptarëve. Ajo kishte dhënë në polici detaje të hollësishme lidhur me makinën që përdorën grabitësit për të ikur.
Por më tej më datat 17, 18 dhe 19 Janar ata ishin kryer rreth 15 vjedhje në shtëpi në zonën mes komunave të Firences, Fiesole, Dicomano, Vicchio, Bagno a Ripoli dhe Borgo San Lorenzos.
Ndërsa mëngjesin e sotëm policia italiane ka mundur të ndalojë shqiptarët, ku tre prej tyre i ka arrestuar në Montecatini dhe njërin në Pizë, duke u përpjekur të arratiseshin jashtë vendit.
Karabinierët kishin arritur të binin në gjurmët e tyre duke ndjekur lëvizjen e makinës tip “Benz” që përdornin ata përmes GPS-së. Por pas një kohë shqiptarë nuk kishin përdorur më makinën tip “Benz” por një “Fiat” të kuq, ku edhe në këtë rast autoritet italiane i kishin ndjekur më GPS.
Nga data 7 deri më 10 Mars, 4 shqiptarët kishin ndryshuar edhe zonën ku operonin. Ata kishin shuar ta ushtroni aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm në komuna të tjera si Fiesole, Pontassieve, Bagno a Ripoli, Terricciola (Pisa) dhe Collesalvetti (Livorno). Tashmë 4 shpatarët prite të dalin para gjykatës në Firence, ku do njihen dhe me vendimet që do marrin autoritetet italiane ndaj tyre.
v.l/ Dita
