Disa detaje nga ditëlindja e pazakontë e Ilir Metës

anazapta

Një numër i pazakontë të ftuarish, rreth 600 persona, janë mbledhur nën një çadër gjigande në brezin ranor që ndan detin nga kompleksi turistik Lura në Gjirin e Lalzit. Të ftuarit kanë qenë persona nga politika, biznesi dhe media. Festa ishte e kreut të Kuvendit Ilir Meta prej dje, 45-vjeç, i cili e hapi mbrëmjen me një batutë: “Kur mbusha 30 vjeç, doja të festoja, kur na thirri Pandeli Majko në zyrë. Mendova se do na bënte ndonjë surprizë për ditëlindjen. Por ai tha ‘ju kam mbledhur pasi sot NAT O do të bombardojë në Kosovë’. Që atëherë nuk kam bërë më përpjekje për të festuar”.

Ceremonia

meta 1Për shkak të numrit të madh të të ftuarve, organizatorëve iu desh të bënin një konstruksion në rërë. Mbrëmja u shoqërua me muzikë live nga këngëtarë të njohur në vend, ndërsa ambienti u mbush me lule. Ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, deputetë e ministra. Kreu i PD Basha, megjithese i ftuar, nuk ka shkuar, por i ka dërguar disa SMS të gjata “sqaruese” Metës. Berisha që posedon vilën ngjitur, gjithashtu nuk ishte. Por nga PD ishin Mesila Doda, Majlinda Bregu apo dhe Genc Ruli.

Për t’u veçuar ishin masat e forta të sigurisë. Nuk u lejuan kamera, as raportime të medias. E vetmja mundësi për pamje ishin rrjetet sociale, ku protagonistët postuan foto ose përshtypjet e tyre.

Ftesat për ditëlindjen e Metës kanë qenë për rreth 650 persona, por pozitivisht i janë përgjigjur 600. Burime nga stafi i Metës bëjnë me dije se disa nuk kanë ardhur për arsye angazhimesh, ose shërbime jashtë shtetit, ndërsa disa të tjerë si kreu i opozitës apo ish-kryeministri nuk kanë pasur dëshirën të jenë aty.

Në tavolinën kryesore të sallës  ishte ulur kreu i Kuvendit, Ilir Meta me bashkëshorten dhe kryeministri Edi Rama me bashkëshorten, si dhe kreu i Grupit Kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi. Më vonë aty është bashkuar dhe zëvendëskryeministri i Kosovës dhe biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli.

Ditën e djeshme, përveç kreut të Kuvendit, e ka pasur ditëlindjen edhe ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, i cili ka mbushur 37 vjeç. Kryediplomati nuk ka zgjedhur të festojë ditëlindjen e tij, por ka qenë prezent në ceremoninë e organizuar nga Meta.

Ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe. Të pranishmit kanë ngjallur një lloj habie kur kanë parë Braçen aty, duke kthyer kokën nga dera. Në fakt jo për ndonjë arsye të veçantë, por për shkak se në të kaluarën Meta dhe Braçe kanë pasur një marrëdhënie të gjatë problematike, por që me sa duket është lënë pas krahëve.

Ardit Gjebrea, fqinj me Metën në Lalëz, Juliana Pasha, vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi, Sidrit Bejleri, etj. kanë kënduar thuajse gjatë gjithë kohës. Kanë kaluar orë të tëra para se dikush të vendoste për të kërcyer. Më në fund në mesnatë  Gramoz Ruçi dhe Sajmir Tahiri e thyen akullin duke kërcyer  këngën “Moj Saranda, moj Delvinë” – shkruante në FCB një nga të pranishmit.

Disa nga të pranishmit

Nga qeveria: Edi Rama me bashkëshorten – Ministrat: Erion Veliaj, Ditmir Bushati, Saimir Tahiri, Arben Ahmetaj, Milena Harito, etj. Nga mazhoranca: Gramoz Ruçi, Erjon Braçe, Namik Dokle, Arta Dade, Fatmir Xhafaj, Vangjush Dako, Blendi Klosi etj. Nga opozita: Mesila Doda, Majlinda Bregu, Eduart Selami, Genc Ruli, Gerti Bogdani etj.
Nga media: Grupi Klan me Aleksandër Frangaj, Blendi Fevziu, Artan Hoxha, etj. Disa pronarë e drejtues mediash si Ylli Ndroqi, Carlo Bollino Mero Baze, Filip Çakuli, Andi Bejtja, Ilva Tare, Remzi Lani.

Share This Article
67 Comments
    • Ilir Meta Ariu i Skraparit
      Mister Poker Face.
      Mbetet nje politikan i rrezikshem.
      I edukuar nga Fatos Nanao,i sprovuar nga Sali Berisha,i ngeli dopje gjashte ne dore Partis Socialiste.
      PD e la qe ai te blinte votat me 23 Qershor,PS e toleroi qe ta bente kete gje,dhe rezultati eshte qe Berisha tallet me parlamentin dhe Edi Rama i terbuar mermerit neper dhembe.

  • Ne kohe krize keto ‘tullumbace’ sikur kercasin si shume.

    Politikanet tane nuk e kane luksin te jene te moralshem.

    • E tmerrshme!
      Keshtu nuk festojne as Sheiket e Arabise Saudite!
      Torte 8 Metra me 8 Metra!…
      Eh ore kokmadhi Skraparit!….
      Ku jeton ky Perbindesh?
      Ne Skrapar , skrapalliu i fiton a nuk i fiton 3 mije leke te vjetra per fryme ne muaj!?..
      Dhe token e keron duke mbrehur ne nje ane te Parmendes Lopen dhe ne tjetren Gomarin!….
      I therrasin mendjes keta njerez apo jo?!…
      E turpshme, e neveritshme!
      500 te ftuar!
      Dhe shumica e shqiptareve llogarisin si te blejne pllaken e bukes !….
      Dhe ne shume raste e marrin dhe Pllaken e bukes duke shenuar emrin ne librin e fajdeve!…
      Dhe mbi 90 perqind e shqiptareve , sipas Bankes Boterore i marrin apo nuk i marrin 5 Euro ne dite!!!…
      E turpshme , provokuese, e trishtueshme kjo lloj jete e politikaneve shqiptare, te krahasuar me popullin e thjeshte!
      Dhe hajde qe ky lloj Kokmadhi, pa asnje vlere intelektuale, pritet te aprovoje ligje per te permiresuar jeten e Popullit!….
      Nuk gjen ne Europr nje shembull te tille lluksi ku politikanet i bejne karshillek taksapaguesve te thjeshte , atyre qe mbajne mbi supe ngrehinen e gjithe shoqerise!…
      Medet , medet çfare Hipokrizie dhe butaforie perballe nje Populli fukara!
      Kontrast i tmerrshem ne Kasollen me te varfer te Europes!
      Kontrast i tmerrshem per nje politikan te ashtuquajtur te majte, qe gjoja jeton me hallet e Popullit!…
      Yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyttttttttttt Kepushta te Qelbura !…

      • Netiiiii ,
        po mos u nxeh mor kokepalar mos u nxeh
        Mos u merzit ,se tani ne 1 prill do bej ditelindjen PS
        do e ftojne dhe ty {nuk e ka me ne 8 nentor }
        ahahahahahahahahhahahhhahahahhhahahahahahahah
        ngjala per te gjithe …..ahhahahahahhahahahhahahahaa
        do kendoni ne kor te gjithe si pionere te dalluar
        ‘Iir Meta tungjatjeta
        sa kto male sa kto shkrepa ”
        si ,si ,qfare thua per shokun Beqir …ops Ilir ???
        pa asnje vlere intelektuale ????
        uuuuuu ahahahahahaha ,po ju vdiqet mbas tij …apo ishte se vdiqet per pushtet ???? po ata te 21 janarit per cfare vdiqen ????
        per ditelindjen e ktij ????
        Ruqi ,shoku Ruqi me paska marre dhe vallen ….ahahahahhahahaha
        jam kurioze te di ,ka pase veshur fustan si ateher ne 97 ???
        nejse tani jua vesh Iliri fustanin ,dhe po ju pelqen .

        Neti te kam shume xhan ,por kjo ishte e keqja e vogel ,sa her te kam thene …po bere pakt me djallin ,vetem djajte do kesh miq .
        Intuita ime me thote se e kemi festen e fundit ….po qe se nuk gaboj ,
        bashkohem dhe une me urimet per kurVendarin …tu rroj sa malet
        {te rroni dhe ju ,se jeni ju …kokepalaret …1 mil.qelbesira pastaj eshte dhe ky …HALEati juaj !

        • @ Dream ose Nafije e dybekut!
          Qe komunikojme virtualisht, nuk do te thote me doemos te fyejme me etiketime prej idiotesh personin qe komenton apo jep opinionin e tij siç e gjykon ai.
          Prandaj mire eshte qe te behesh pak qytetare, ndonese Patosi yt nuk eshte fshat, por te behesh qytetare ne sjellje dhe komunikim, nese do qe dhe te tjeret te mos te te. japin ate qe te takon ne kete rast dhe ne raste analoge si ky.
          Se po te jete per te fryre menderen, nga menyra se si zhgarravit, je thjesht njelloj si nje amatore qe pasi ka lene shatin apo shperndarjen e plehut te stalles, eshte ngjitur ne skene dhe kerkon te interpretoje skeçin.
          Ky zoteria qe t’i me paturpesi kerkon ta fyesh dhe ironizosh, ka qene gazetar kur ti i bije maces me luge, ndersa yt ate vinte nga pusi i naftes.
          Jo per tet eme nuk e ve doren ne zjarr, por mund te kete qene duke i rene dybekut.
          E sa per ate qe ti i thua zoterise se eshte nje “kokepalare” apo pjese e “1 milion qelbesirave”, po ta them me siguri te plote fillimisht me seriozitet, se ai tashme nuk eshte banor i ketij vendi dhe e thene per dhe ne gjuhen qe te takon ty , ai nuk pjerdh jo per Saliu tend, por nuk do t’ia dije as per Ramen dhe as per armikun tend Ilir Meten e LSI-se.
          Por kjo, si shqiptar qe eshte dhe qe i vjen keq per vendin e tij , te afermit dhe miqte e tij, nuk e ka penguar kurre qe fjalen e tij ta thote pa kurrefare medyshje edhe ne kete forum.

      • Te lumte dora o N. Vjosa, me meire nuk thuhet.

        Degjova thashetheme se shpenzimet kane qene qeveritare( apo nga buxheti i kuvendit) , thashetheme qe mund te kene dale nga dera e SHQUP-it te PD, dhe jane perhapur ne popull, dhe opulli eshte gati te “haje” cdo gje se eshte i uritur per vete, por do te ishte mire sikur DITA te na sqaronte ne se jane te verteta keto thashetheme.

  • Shtroje me torta gjigande per ironi te popullit fukara o thesi me mute. Do te zere ahu i ketij populli pa dyshim.

  • Ky eshte partneri mortjes berisha ,
    dy ekzemplaret kryesore te shkaterrimit te shqiperise ,
    dy hajdutet e mafiozet poltik me te ndyre qe kane vkedhur miljardat dhe depozituar ne bankat e huaja ne kontot personale . Urimi im do ishte qe neser ti jepej Drejtesise ku funderine mafioze dhe kthje miljardat dhe lingotat e floririt te vjedhur nga Thesari Shtetit . Ndyresirat festojn pasurine e vene me gjakun e ktij populli duke shkaterruar jeten e ktij populli .
    Ky eshte i vetmi person ne kte bote ,i cili pa asnji dite pune ne shtet eshte sot miljarder !
    Kjo maskarade ky injorim ,ky provokim qe kta mafioze i bejn ktij populli ,mundet te ndodhe vetem aty ne shqiperi ,ku poltikanet jane ne poltike vetem per interesin e tyre .
    Le te shpresojm ndonji video tjeter duke u lare ne vaske floriri me berishen o funderina .

  • Ta gezoje ditelindjen, por pse me kaq pompozitet?! Nuk mundesh pak me thjeshte, me natyrshem, se fundja nje politikan eshte dhe jo nje mbret.

    • Eshte Mbreti Absolut Famoz i Korrupsionit dhe i Ryshfetit apo e ke harruar videon e Dritan Priftit qe turbulloi miletin dhe solli tragjedine e 21 janarit?

      Prandaj tani ka deklaruar qe do te festoje si ditelindjen e tij dhe me nje torte akoma me te madhe 29 nentorin e ZI dhe LANC-in kriminal per te genjyer dhe mashtruar debilet e mallengjyer, sepse Ilir Floririt nuk i plas aspak per Deshmoret komuniste te Enverit sepse kauza e tij eshte vetem RYSHFETI dhe LEKAT dhe jashte ketyre dy gjerave Bota e Ilir Floririt nuk ekziston.

      Mbetet te mesojme nese e ka ngrene Edi Rama ngjalen apo kete radhe ja ka lene Lulzim Bashes per ta provuar si nje mik per koke i vjeter i Metes ne ditet e veshtira.

      • O nastradin plaku mos u bej karagjoz i bezdisshem. 29 Nentori eshte dita e Çlirimit ndaj mos e perzje kot me kot , duke kerkuar te mellefosesh ne çdo zhgarravine qe bene. Gjej nje nofke tjeter dhe mos ofendo gazetaret.

        • E kishim llafin tek Mbreti i Ryshfetit dhe Korrupsionit qe i qan shpirti per 29 nentorin e Enverit, sepse nuk i ka mbetur me se te genjeje debilet dhe dallkauket dhe prandaj edhe simulon PUSHTET me ditelindjen e tij me 500 azgane duke u paraqitur si nje Sulltan Arabie. Sepse ku e kishim llafin: Kush i kerkon hesap? Nasipi thua ti qe ta detyroje te deklaroje burimin e pasurise? Po ate e pa gjithe Shqypnia, me videon Dritan Traditorit, por ja qe ne vend ta rasin brenda sic bene kroatet me Sanaderin e tyre, ky Mbret i Ryshfetit qe te ka cuditur ty o Vezhgues F u be Kryetar Kuvendi, prandaj edhe paraqitet si nje Sulltan Arabie qe nuk i plas fare as per Demoret Imagjinare te Kohes se Qepes te Enverit dhe as per kritikat e nastradinit, sepse Bota e tij eshte e lidhur vetem me;

          LEKAT QE VIJNE TALLAZ-TALLAZE NGA RYSHFETI DHE KORRUPSIONI

          C’te keqe ka ketu qe don te gricesh gjithmone me nastradinin, tani i moderuar nga halli si mero baze.

  • Turp!turp!
    Pra edhe ne po ta kthjeme o ilir méta’ mos i befsh 46…
    semundja te te shtohet se edhe trupi po ju thot mjaft me se nuk duroj ma shume!

  • Ardit Gjebrea paska qelluar komshi me Ilir Meten ne gjirin e Lalezit!Po ky mos eshte ai lapatushi qe qelloi rastesisht dhender i byroistit te Byrose Politike Besnik Bekteshi>Edhe i ati ketij Gjebrese kishte kesoj fati,i qellonte te ishte baxhanak me shoket e udheheqjes!Keta e kane si fis qe lindin me tre kurora ne koke si Masar beu i te ndriturit Jakov!YYYYYYYYYYY,rrace e ndyre eunukesh!

  • PO POLICIA, A DO TE JETE ATY ME MANDAT ARRESTI PER TA FUTUR NE BURG PER VJEDHJET E PAMASA QE KA BERE.

    MAMUTH MAMUTH MAMUTH

  • Edhe populli fukara pret hair nga ky,e ne mendojme se keta po lodhen per ne,e kush iliri qe i dha pushtegin saliut,iliri mister 700.000eurshi,iliri floriri,po edi valle do behe per kete popull sic premtoi…po me ke ta beje me ilirin,e besoni ju,se une jo…..

  • Me rastin e ditelindjes i uroj z.Meta jete te gjate. Shume here e kam pelqyer, megjithese per “vicklat”politike me Salen eshte quajtur me te drejte “shkerdhate”.Gjithe ata njerez te ftuar ne ditelindje tregojne jo vetem se si derdhen parate, por se si jane fituar, duke “rjepur” popullin e ngrate.Gjithe ata njerez te ftuar tregojne madheshtine e stisur te udheheqesve tane, qe duan te tregojne se nuk jane me katundare-qytetare te thjeshte qe tirania i kishte lene rjepacake,por jane bere dikushi, jane bere lidere te seres se larte.Por te mos harrojne se gjithe ata njerez tregojne gjithashtu madheshtine e munguar, parane korruptuar, etjen e terbuar per pushtetin qe kane. duke u kafshuar me njeri-tjetrin si qente bastarde.

  • Me trapusha jeni ju qe i publikoni, tallje me shqiptaret! Kur u be katunari i Skraparit, kyehajduti?! Kafshe, ferma e kafsheve…bastarde…

  • grupoi teroriste u mblodhe ky me video kure perlante milionnin tani na del nje ambasadore po ka fshehure mlionin ore ca behete ketu ne kete vende te bekuare me njerez te malkuare

  • Kot nuk thonë “më mirë të dish se të kesh”.Dhe ky idiot ka pasuri pa fund por i demaskon me një orgji festive sikur të qe sheik në një Shqipëri super të varfër. Me këtë show,!00 pikë i ke humbur Rilindjes publikisht, o rrotë k..i.

  • Si nuk ndodh nje cunam ta kishte zhduk kete fare te keqe, dje ka qene mundesia qe te bente pune cunami se ishin aty te gjithe( me ca mungesa ) le ti kish zhdukur . Megjithse jo, jo , duhet nje cunam i maaaaadh qe te na permbledhe te gjitheve si popull. Po si nuk ngrihen ky popul i gjithe kraheve , te ngrihet njehere per keto turpe e ofendime qe na bejne keta mostra, Si ka mundesi qe te behen hareme te tilla kur njerzit jane fukarenj, keta derzhiten trapin me cadra kadafiane. e ju shofte fara rraces keqe

  • Para zgjedhjeve me dpli goja mbrapa duke deklaruar:
    Votat e majta dhe te qendres, ti japim per Rilindjen dhe Edi Ramen.
    Votat e djathta ti japim per FRD e Bamir Topit dhe Ligj per Drejtesi te Spartak Ngjeles.
    Por shqiptaret qe kurre nuk mesuan se kush e meriton te zgjidhet, ja shumefishuan votat LSI dhe Ilir Metes, sa qe tani Kryeministri Edi Rama, me gjithe radikalizmin e tij qe e karakterizon, per kete klase politike, smund te beje reformat e shumpritura, se pengesa LSI, eshte aty dhe ne shqiptaret ta mbyllim gojen dhe te presim zgjedhjet e tjera, po ditem te zgjedhim.

    • shume i sakte
      zgjodhen lsi-ne shqiptaret..partia e drejtoreve…doje fiq o Fiqo??-pi uje tani…ishallla zgjedhjet e tjera te fitoje rilindja e vetme pa cibane afer

  • nje ditelindje nuk i prish kujt pune, te ishte z. meta kengetar a figure publike ne cdo fushe…por ai eshte ne Pushtet. Shqiperia ka papunesi te larte, korrupsion e varferi ekstreme; festime te tilla lene shije te keqe; zoterise duket se kjo nuk i ben pershtypje. Lluksi tepruar nuk pritet mire nga populli.

    ne 600 te ftuar me $10-$20 per person, shuma shkon $5-12.000. sa eshte rroga a kr/ parlamentit? Si ja mban xhepi ? ka detyrim moral ta thote kur te ftuarit paguajne per shpenzime. Po qe dhurate totale (dikush paguan te gjitha) athere eshte problem ligjor qe do rregjistruar ne Librin e Deklaratave te dhuratave ne Parlament. Ndryshe quhet blerje influence/korrupsion.

  • Ecè aty Gedafi i shqiptarve ,me çadra,festime te pa para ne njè vend fukara , POLITIKANèVE
    te sotèm nuk di ti gjejè njè emer ti permbledhè pèr 23 vjet,m.gj.ate GEDAFI i shqiptarve e
    shikojè qe eshte ne djetè,i èshte thare koka,barku etj,tè uroj ti thahet edhe truri ,d.m-th
    tè perfundosh si Gedafi…!!.

    • @ Mami Dardanit mos u nxito… Ai zot ishte qe e shikoj dhe Ferdinand Ponin…prandaj vetem te durojme se zoti i ka te vene ne liste.

  • Meta eshte ndoshta perfaqesuesi i shumices sone popullore, per fat te keq, qe nuk ka din e iman po shkon sa andej-ketej nga te jete interesi.

  • Ju kujtohet brezi i studenteve qe nuk e mbaruan shkollen kurr dhe jo vetem kaq por perfituan nga tranzicioni dhe ja shife ku jemi ala ne vitete 90.
    Meta ky eksponete i krimit i dallavereve i hajnise i harbuterise i te gjitha pislliqeve shqiptare duke filluar nga shitja e Vizave qe i bente njerzimit e deri te drogat e pazaret e shumta qe ka pa historia Shqiptare.
    Kjo nuk eshte Rilindje Ed Rama kjo eshte vjedhje perdhunim bastisje hajni klane e mbi klane ku iliri mones shquhet me Asi ne ket fushe .
    Pys veten si ka mundesi nji rrogoz skrrapari dhe nji rrogoz viçidoli ta bejne lemsh e li kombin Albania si eshte e mundur qe shoqeria Civile flen gjume dhe ne shumicen e rasteve bashkohet me hajduter e vrases me bagabonda e rrugaçer te tipit sali meta.
    Ditlindje o burra te hajme e pime o burra se u be deti kos e te shkerrdhejme temen e semes me kuç e me maç.
    Ja kjo eshte Borgjezia e Re nuk thoshte kot saliu ore thoshte pranoheni qe jeni borgjezer te Rinj dhe ja vjen studenti nga gopi i semes nga çorrovoda fshati çepani dhe behet Borgjez Miloner ne Euro dhe themi si ka mundesi por ja qe ka mundesi ne nji milet qe vjen verrdalle per te siguru buken e evladit gjithe diten dhe nuk pyt qe sheiku met monika kane bere dhe po bejne kerrdine me Fondet Publike.
    Te gjitha gjerat qe shikoni ne ate çader te turpit ku kane shku dhe jane bashku horra e hajduterr ku jane bashku njerez te hurit e litarit nga te gjitha kampet e garnizonet aty eshte llumi i Albanise mjer mileti e mjer Albania kush e ka marre ne dore per kto 23 vjet mjer o popull qe e hangre sapunin per djath .
    çohuni dhe dergojini ne gopin e semes kta hajna e tradhtare kta qelbesira e idjoter qe nuk kane pik meshire per komb e njerzim pik……..

    • “Inf” ,i ndjeri Teodor Keko i quante varroses te atdheut.
      Mendoj se etiketim me i sakte nuk mund te gjendet.

  • a din dikushe me me trgue qfar kerkojn mediat e “pavarura ” aty, ju duhet te jeni large politikes e politikanve

  • Ndersa ne artikullin mbi pasurine e Berishes nuk u kursyen fyerjet nga me te ndryshmet ketu militantet i paskan vene freret gjuhes. Le te presim qe Habjoni te shkruaj nje artikull edhe per pasurimin e Metes, Rames e te tjereve sepse vetem keshtu behet deri ne fund detyra e gazetarit, perndryshe sulmi i vetem kundershtareve quhet demagogji per qellime propagande politike.

    ps. cudi si ne darke paska qene edhe Brace qe u ngjir me demaskime e nuk i ka shkuar ne mendje te pyes nga dolen gjithe ato leke per mega festen e ditelindjes. Sic duket kesaj here ka preferuar (ose Edi i ka urdheruar) te ngre nje dolli per pasurimin e pandershem dhe ryshfetet.

  • Po duket se po afron koha per nje REVOLUCION kunder korrupsionit dhe pa ndeshkueshmerise, pastaj te shikoni se ku e mbajne vrapin keta trimosha. Adriatikun ne kembe e kalojne deri ne Itali ha, haaa.

  • Pasurine e shikojme. Dhe sot i shtohet 100 mij Euro. Por dua te di sa ka vrare Iliri me doren e te tjereve. Un mendoj edhe ne vrasjen e Sokol Olldashit ka pasur rolin ko,sulentit dhe heshtjes. E vrane dhe e nderuan me dite zie. Sokoli ishte deputet, nuk i takonte dite zie kombetare. Sepse e vran dhe humben gjurmet me nderime shteti.

    • Olldashi ishte porosites vrasjesh,,,,,,,,e vrane (nuk kam dyshim qe e vrane dhe qe morracaku i Cepanit eshte pjese e ketij krimi) ne sistemin qe Sokoli e ngriti dhe e seliti vete.
      Uroj e shpresoj ,qe ne te njejten menyre,te shfarosen kermat brenda llojit,,,,,,brenda 2014-es.

  • More po pse jeni terbuar keshtu te gjithe?! Mire ka bere Ilir Meta. A nuk jemi ne kapitalizem?! Po ç’djall kapitalizmi eshte ky pa pasunare dhe milionere?! Keshtu jane bere te pasurit ne te gjithe boten. A nuk thoshte autori i “Kumbarit”, Mario Pozzo:”Me pare quheshin bandite, sot quhen biznesmene”?! Europa keshtu na do. Apo doni komunizmin ju, ku ishim bere te gjithe si kembet e dhise. Tani ta ka qefi te shohesh disa me Benza dhe Porsche, me vila ne qytet, bregdet dhe malesi.Dhe me llogari te majme bankare ne Zvicer, Qipro, ishujt kajman etj etj. Do te thoni ju se çfare kane ndertuar ata?! Se çfare fabrike kane, çfare prodhojne dhe eksportojne?! Si e kane perparuar Shqiperine?! Po jane politikane mor qafire. Kane diçka ne dore dhe e shfrytezojne. Pastaj gjithe ajo Shqiperi, me gjithe ato pasuri tokesore dhe nentokesore per çfare sherben, nese nuk perdoret per te pasuruar “ajken e kombit”?! Juve qe beni gam, gam, eshte mire te ulni kurrizin dhe te punoni Se shteti me perfaqesuesit e tij duhet mbajtur. Ne te gjithe boten shumica punon dhe paguan taksa per te pare se si nje pakice lumturohet dhe perfiton nga djersa e tyre. Perse ne shqiptaret duhet te jemi gjithmone ndryshe nga bota. Prandaj kishte nevoje Ilir Meta per ato 700 mije eurot, per te cilat foli Dritan Prifti. Si do e bente festen ai, po te mos fitonte te pakten nje here ne muaj 700 000 euro?! Prandaj ju ziliqaret, te paaftet, dembelet, morracaket dhe kokepalaret mbylleni gojen. Ne vend qe te jeni te lumtur qe nje bashkpatrioti juaj feston me madheshti ditelindjen e tij, njesoj si sheiket dhe miliarderet e botes, ju zverdheni nga zilia. Race e poshter…

  • Aty, ne kete cermoni te Gedafit u degjua edhe kenga: Kush e heq vallen i pari/Ilir Meta nga Skrapari. Kohra te cuditshme po jetojme. Te presim kush do jete fundi.

  • C jane keto komente plot sharje e mallkime ne ditelindjen e Ilir Floririt!
    Mos jeni gje me te zgjuar se DITA ju qe kete feste e sheh si normale, dhe gjithe fajin ja ve Saliut dhe Lulit qe nuk denjuan te festojne me Like&Co.
    Uuuu se harrova, gazetaret ishin kapardisur ne sofer dhe ata jane burra te ndershem qe te hane buken dhe kurre s´ta permbysin kupen..

  • Kontrast i madh me mënyrën sesi e festojnë ditëlindjen shumica dërrmuese e shqiptarëve té tjerë!? Madje pse duhet gjithë ky festim kolektiv kur ditëlindja është një eveniment krejtësisht privat!? Karshillëk,ego,pompozitet,narcizizëm,tallje me fukarallekun e shqiptarëve,demonstrim pushteti,prelud zhvillimi, butafori,delirancë…cila apo cili nga këto? Ta gëzoni ditlindjen z. Ilir dhe herën tjetër e festofshi me një shqipëri të zhvilluar pasi, në këtë përvjetor e kemi të mjeruar !

  • Nuk ka fund per idiotin,sa vjen nje pale e peshtin, dhe kur vjen pala tjeter dhe ky i hedh
    qurat ne surat.Jeta e nje populli idiot eshte keshtu gjithmone?

  • Meqënëse nga gazeta “Dita” nuk ishte asnjë i ftuar,i takon kësaj gazete të paanëshme të na bëjë transparencën e shpenzimeve për këtë ditëlindje?

  • Festa e Ilir Ali Babes perpara ka qene me 40 hajdute,tani eshte bere Ilir Ali Baba me 600 hajduta,sepse nga gjykatat e Saliut eshte i padenuar si shume drejtore te Rilindjes.Hajduta me fakte por i padenuar.Para Albanistat hajdutesh.

  • Po te botohet lista e te ftuareve eshte ekipi kombetar i shushunjave te tranzicionit. Jane pergjegjesit kryesor te korrupsionit dhe degjenerimit te shtetit shqiptar ne keto njezet vjet. Lum si populli qe i voton per 20 vjet rresht.

  • njerzzit mangesite shpirterore i plotesijne me ato ekonomike …dhe keta mavrite ,politikanet tane ,,,,nga halli ekan …..kushe di si i kan punet te shkrtet……hani ,horra ,pini horra ….po do ju vij edhe ju ora …..Zoti i ka syte kater …..te ngre ,te ngre …dhe te jep nje qe jo lek e florinj te kesh …po gjithe djamantet e botes ..nuk te shpetojne …te qellon ai atje ku te dhemb me shume ……po kapitalistat e botes kan 200 vjet ,qe u pasuruan avash ,avash …keta tanet …per 23 vjet u ben supermiliardera …ptu rrac e peshtire .

  • si eshte e mundur qe si erdhen ne ditelindje dhe Berisha me Lulin qe te kendonin kengen e preferuar te tyre TRE HAJDUTET qe eshte aq reale per ta. Se skane te tjeret per te ngrene as qe do tja dije ky krye hajdut me pasuesit e tij se mos i dhimsen te vjedhura e te perlara jane nga dirsa e atyre qe skane te hane .Ishalla sa me shpejt nje mortje.

  • Edhe 100 te behesh o Ilir Meta!Bere nje ditelindje dhe u be nami,na u acaruan shqiptaret.Ti ske bere as dasem more Meta.Po kshu jane shqiptaret!!!Rendom te gjithe bejne festa e party dhe me shpenzime marramendese madje.Te rrofshin gjithe ata miq qe kishe se ti I ke lene vendin vetes.Miku I mire me shoke shume!Vazhdo ndihmo hallexhinjte dhe do te te behet mbare cdo gje.Ps-ja te vazhdoje me llafe se njerezit rrugeve I ka lene.

  • Nuk ka qene i lidhur me sheiket ala.Nga ktu duhet shiku xhihadistat qe shkojn ne Siri.Per 30 vjetorin nuk ka pas te gjitha ata para qe ka sot.

  • ISHIM EDHE NE … JASHTE
    Po kerkoja tre te tjere te ndanim shpenzimet per taksine qe do na çonte deri tek Gjiu i Lalezit. I kisha derguar sms Bules se Laprakes, Jozit dhe Dume-Grides, pa i thene ku do shkonim. Per siguri dergova edhe tre sms te tjera njeren vize-leshueses per te hyre ne Tirane, Laures, tjetren pronares se “shurrtores se tabakeve” Jorit dhe te fundit Erles, me nje porosi te veçante per te: te vinte e armatosur me “tange”.
    Tek sa rrotulloja veshtrimin per te kapur silueten e te ftuarave te mija, mes ecejakeve pasditore te tiranasve boshllek vrases, pata ndjesine te isha e vezhguar nga shoferi i taksise pak i sekelldisur.
    Per te thyer monotonine e atyre minutave te pritjes, e pyeta per profesionin e tij, sa kohe kishte qe merrej me te. Me tha pak i bezdisur qe kishte disa muaj qe bukezohej me kete pune, e me pare per shume vite kishte qene polic trafiku ne Tirane.
    U shkunda ne vetevehte per nje çast dhe e pyeta si quhej, me dukej nje fytyre e pare apo mbase kisha lexuar diçka ne gazeta per te. Ishte vete ai, polici qe u pushua nga puna nga ministri Tahiri, pse nuk pranoi te korruptohej per gjoben qe i kishte vene.
    Nderkohe kishin mberritur Dum-dumja, Laura dhe Bulja. Me ta pare Bulen, Vorpsja kerkoi nje tjeter taksi. Arriten dhe te tjerat, si zakonisht Jozi e fundit, e tera ne te zeze. Kuriozitetin e tyre e mbulova me ate shallin e veletuar te quajtur “surprize”.
    E vetmja qe e dinte ishte Bulja, akoma e inatosur me “Bosin e Modh” qe nuk e kish ftuar per ditelindjen e tij, atje tek Gjiri i Lalzit, ku shkuma flluske bardhe e dallgeve dimrore shuhej e sterlodhur ne reren e grijezuar te gjiut me ne ze te bregdetit shqiptar.
    Te tjerat, ndersa udhetonim, pak edhe per te bre shaka, i njoftova me sms surprizen e ketij udhetimi. Mora si pergjigje nje dore te ngritur, ne taksine para nesh, me gishtin e mezit qe majezohej ugurzi. Mu desh te qetesoja taksistin ish-polic, por Bulja e fryre nuk e kaperdiu dot, filloi t’ja numeronte me inventar te gjalle e te vdekur “zhuskes pe’ Kurbini”, “molloqes lepise t’ kollomave pej shiqeri”.
    Rruget ishin te tera te bllokuara me rrotulla telash me gjemba. Per Bulen mendje ndritur ishin “nje fende lejleku”, na nxorri nga bregu i detit. Mes te çarave te tendave festim-mbuluese na kapi syri “kodren pas bregut”, te linduren ne Maj!
    Jozi – zhuska pe Kurbini – u nxi e tera, hidhej si e shastisur ne kerkim te ndonje guaske per te qelluar “t’naltmadhnushmen trath-tare” Majlinda.
    Pa pritur nje ze e beri te ndalej: mund te gjuash me veze, jane me me efekt, te zverdhin e te terbojne me ere qelbesire, jane te prishura enkas per kete feste !
    Nuk kish nevoje te na prezantohej: ishte miku veze-leshues i Vasilit te LSI-se.
    Dhe festa zgjati shume, u derdhen lumenj me vere, shampanje e birre. Ishte festa e “Bosit t’ Modh t’Kuvenit”. Bulja ishte gati ne ekstaze. Ishim edhe ne te paftuarat ne feste. Ishim veteftuara … jashte.

  • Me kaq sa eshte harxhuR ATY, QE ME SIGURI QE SHKOJNE NE DHJETERA MILIONA, MUND TE ISHIN RREGULLUar te gjitha shkollat e fshatrave te Shqiperise qe edhe pse do te futet edhe lenda e shahut nuk kane nevojtore te rregullta. Po pyetje e pare eshte se ku i gjeti ai keto para. Se te harxhosh kaq shume per nje ditelindje, duhet te kesh 100 here me shume. Pale sa kane kushtuar veshjet. Sipas nje gazete, po ku ka ze nuk eshte pa gje , thote populli, MONIKA BLEN FUSTANE ME MIJERA EURO.Ai duhet te kete nje thesar te vertete. Mos eshte thesARI I SHTETIT QE U VODH PAPRITUR DHE NUK E PA NJERI NGA SHKOI , PO U TRET SI KRIPA NE UJE. PO IMITON GEDAFIN SE AI EDHE NE MES TE PARISIT NGRITI CADER PER TE BERE PRITJE E FESTA. SI DUKET EDHE TE HUAJTE PAGUHEN MIRE. TE MJERET NE.

  • Kjo feste e Ilir Metes verteton vidion e Dritan Priftit, prandaj Prokuroria duhet te filloi menjehere hetimet se nga i ka gjetur ky politikan keto sasi kaq te medha paresh. Hetimi duhet te behet nga prokurore te huaj, amerikane, pasi keta tanet Ilir Meta i shkel me kembe, duke u dhene nga 100 mije Euro, sepse nuk i ka gje ai 100 mije Euro, njesoj si une e shoket e mi kur paguajme nje kafe. Po qe se Prokuroria nuk vepron, kjo tregon se edhe Edi Rama eshte ne taven e Ilir Metes. mjere Shqiperia kujt i ka besuar voten!

    • Cfare te coi tek amerikanet ?Te coi praktika e hetimit te vrasjes se Kosta Trebickes,nga nje fare tekniku qe u psonis ne Amerike,per te nxjerre nga hetimi pikerisht ate qe i duhej brekedhjerit te historise????
      E neveris sugjerimin tuaj.

  • po si arriti torta dhe ngjalat e lalesit tani do edhe koken e doshit ne traste

    oh! prape meta!!! e beri prape procken por kete radhe do ta mbroje rama se ka hall te madh bie qeveria ore

  • Me vjen mire qe kemi aq shume njerez te merzitur nga padrejtesia dhe korrupsioni ne situaten e vajtueshme ku jetojme por nuk e kuptoj pse nuk duken aq shume njerez te drejte ne perditshmerine e jetes tone Shqiptare. Une nuk e njoh Ilir Meten dhe nga videoja e D.Priftit u revoltova me cfare nuk mund te mohohej megjithate pikerisht ne kete popull ky njeri vazhdon te zgjidhet, te votohet, te lartesohet deri ne piken me te larte te kuvendit me te larte te Shqiptareve. Ky njeri eshte i pari i kuvendit te Shqiperise. Ne vend qe te shajme ate ne duhet te shohim veten tone se ndoshta nuk do benim shume gjera ndryshe po te ishim ne vendin e ketij njeriu. Nga nje ane me pelqen qe akoma ne Shqiptaret e kemi sensin e drejtesise dhe nderit e njerezillekut por s’me mbushet dot mendja qe gjithe keta te revoltuar do vepronin shume ndryshe nga ai qe shajne. Qofsha i gabuar dhe me falni nese kjo ju ofendon por une e fus edhe veten time bashke me ju. Gjithesesi ka shprese. Shpresa ime eshte tek secili prej nesh qe nderton pronen dhe shtepine e vet me djersen e vet qe pastaj te mos blihet nga politikanet per voten sic kam degjuar se u blene shume Shqiptare te varfer nga keta qe festojne sot. U shtofte prona juaj dhe u bekofte famija juaj pa lidhje me korrupsionin qe pastaj te mund te qendroni perballe joshjes se ketyre qe ju i shani por pastaj i votoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *