Kryeparlamentari Kadri Veseli ka folur edhe njëherë rreth fotografisë e gruas së dhunuar që e publikoi deputetja e PDK’së, Flora Brovina, e e cila nga Gazeta Express u zbulua se është e falsifikuar. Veseli thotë se e gjitha është lojë e shërbimeve sekrete armike.
Kreu i PDK-së thotë se e di se kush është fajtor që i futi në kurth deputeten Brovina.
Ai në një emision në RTV Dukagjini ka thënë se kjo është loje e shërbimeve sekrete armiqësore.
“Kjo është një lojë e djallit, e armikut. Unë e njoh mirë këtë lojë. Kjo është tipike e një lufte speciale”, ka thënë Veseli.
Ai thotë se këto shërbime mund të kenë prekur pas luftës shoqatat që janë marrë me krimet e luftës, me të pagjeturit dhe me viktimat e tjera.
“Është një fatkeqësi e madhe nëse ka ndodhur prej vitit 2003. Targetimi mund të ketë ndodhur te shoqatat që janë marrë me krimet e luftës”, ka thënë Veseli.
v.l/ Dita

Ajo cfare thote kryeparlamentari Veseli eshte dicka qe ne e kemi degjuar shume here nga ai por , ne e dijme se Flora Brovina edhe ne toalet ka munde te shkoje vetem kure Veseli e Thaci asaje ti kene dhene leje …!
KONSULTATE NDERTOJN KALA !!!
Nese nuk jeni te sigurt konsultohuni mandej publikoni !!!!!
Ore po thua qe nuk jane dhunuar 10,000 femra nga serbet ne kosove???!!!!
Apo mos po mohon se nuk ka as edhe nje denim te vetem per keto krime????!!!!
Loje e Serbise qe kalon nepermjet teje!