Kryeprokurori i Fierit në Vetting, si ka ndryshuar pasuria e tij

Ornela

Drejtuesi i Prokurorisë së Fierit, Fatmir Llushi, do të dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Procesi i rivlerësimit për prokurorin Llushi po kryhet nga trupa gjyqësore e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Xhensila Pine.

Fatmir Llushi ka kryer shkollën e Magjistraturës përgjatë viteve 2006-2009.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Fatmir Llushi nga viti 2008 deri në fund të vitit 2017.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se prokurori Fatmir Llushi zotëronte vetëm 2 mijë metra katrorë tokë në një fshat të Elbasanit në vitin 2008, e përfituar në bazë të ligjit “Për tokën”.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e tij kap vlerën e 8.6 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme përbëjnë zërin kryesor me vlerë të deklaruar 5.1 milionë lekë.

Referuar deklaratave të tij, Llushi zotëron një apartament 102 metra katrorë në qytetin e Elbasanit si dhe rreth 200 m2 tokë në Farkë e Madhe Tiranë, e blerë për 72 450 lekë në vitin 2011.

Prokurori zotëron gjithashtu familjarisht likuiditete bankare me vlerë 1.8 milionë lekë, kursime në cash prej 1.3 milionë lekësh si dhe një automjet me vlerë 380 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 13.6 milionë lekë dhe kanë si burim pagën nga funksioni i prokurorit dhe pagën e bashkëshortes.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • E cfare pasurie ka ketu per te mos u kualifikuar nje prokuror i ndershem dhe dinjitoz sic e njohin ne Shkoder,Elbasan e Fier. O zoterinj te KPK,do beni transparence e reforme reale apo gjueti shtrigasg!?Nese keni skualifikuar prokurore te tille si Fatmir Lushi qe e nderon drejtesine shqiptare,vajhalli per ata qe kane vila ne bregdet e nuk dine ku i kane futur miliardat qe vete ju i keni kualifiokuar.Vajmedet per vetingun tone! !!!!

  • E c’beni o zoterinj te komisionit> Po si nuk kualifikohet nje prokuror si Fatmir Lushi qe eshte rritur e jeton mes varferise. E si u skualifikuaka se paska nje apartament banimi qe e ka edhe qytertari me i thjeshte dhe 2 dynym toke ne nje fshta te thelle,kur t etjere kane mijera metra te grabitura ne bregdet! A jeni terezi o te uruar.Me skualifikime te njerezve te tille te ndershem i vini njolla turpi vetes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *