Dragan J. Vuçiçeviç, kryeredaktor dhe pronar i gazetës Informer që këto ditë u mor me temën e “seks-skandalit” të presidentes së re kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç, ka kërkuar falje.
“Marr përgjegjësinë për publikimin e filmimeve të rrejshme të Kitaroviçit. Ky është gabimi më i madh në karrierën time. I kërkoj falje opinionit serb e kroat. Kërkimfaljen më të sinqertë ia drejtoj presidentes kroate”, ka shkruar ai në Twitter.
Fjala është për fotografitë e publikuara të gjoja presidentes së sapozgjedhur kroate duke bërë seks me një agjent serb.
Fotot që Informer i deklaroi se i kishte siguruar nga shërbimi sekret kroat, ishin marrë nga një film pornografik i Diamond Fox.

Shpif, shpif, se dicka do te mbetet. Keta jane serbet dhe greket.