Kryesia e PS, përfundon numërimi për burrat, jashtë Shalsi e Sejdini

Dita

Ka përfunduar numërimi i votave të Asamblesë Kombëtare të PS edhe për anëtarët burra të Kryesisë së re. Nga 18 kandidatë, 13 prej tyre kanë zënë vend në kryesinë socialiste.

Pas numërimit të votave të 268 anëtarëve të Asamblesë, më të votuar kanë rezultuar Pandeli Majko dhe Blendi Klosi me 241 vota secili.

Anëtarët e rinj burra të Kryesisë së PS

Pandeli Majko – 241 vota

Blendi Klosi 241 vota

Erion Veliaj 236 vota

Saimir Tahiri 234 vota

Ditmir Bushati – 219 vota

Niko Peleshi – 214 vota

Fatmir Xhafaj – 214 vota

Damian Gjiknuri 210 vota

Erion Braçe- 208 vota

Taulant Balla- 208 vota

Arben Ahmetaj – 216 vota

Vangjush Dako – 181 vota

Armando Subashi – 177 vota

Share This Article
5 Comments
  • Bukur fort. K.Kokedhima i ngarkuari per emigracionin. Tani e zgjidhet problemin,i varet ujkut ne qafe melcite e qengjit. Ore po kaq te shkalur qenkeni? Po a e Dini kush eshte Koqoja,apo na shisni reren per fare. Po keshtu do ta coni para Shqiperine ne Evrope? Vetem keshtu do te zbatohet thenja e Sales:” Ta bejme Evropen si gjithe Shqiperia”. Dhe mund ta beni se jeni te nje kallepi,ai i Partise se Punes bashke me Salen. Mjere ai vend c’ po heq. Paska lindur diten e qametit. Megjithate e keni vendosur,dergojeni Koqon ketej nga emigracionin,qe te fshije b…….n shehjtani me te. Sic duken qenkan te detyruara kohet te prodhojne Avni Rustema

  • Ca lesh partie ka bere ky njeri se kuptoj si mund te quhet akoma ps??!! Edi po e con partin socialiste drejt shkatrimit.

  • Kur paska mar erioni kaq vota duket se ca votimi paska qene, se vetem per kontribute nuk behet fjale te kete ky njeri ne ps.turp per keta shk… qe e kane bere ps si parti ….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *