Rama i hap dyert LSI: Berisha përfitoi nga ndarja jonë, duhet bashkim i së majtës
Kryesocialisti Rama zyrtarizon ftesën e tij drejtuar LSI-së për koalicion parazgjedhor. Pas mbledhjes së kryesisë së PS-së, Rama tha në një deklaratë nga selia rozë se PS i hap dyert LSI-së, duke synuar bashkimin e së majtës. Rama tha se ka qenë pikërisht ndarja e së majtës, ajo që i ka dhënë mundësi Berishës të qeverisë vendin pa pasur realisht shumicën e votave të shqiptarëve.
“E shkuara na i ka dhënë të gjitha mësimet për të mos përsëritur gabime që në këto 8 vite u kanë kushtuar shqiptarëve. Sali Berisha nuk ka qenë asnjë ditë në pushtet falë votave, por falë ndarjes tonë. Sot duhet bashkim. Askush që do rotacionin nuk duhet t’i trembet këtij ndryshimi. Nga ky bashkim do të fitonte çdo njeri në këtë vend që prej tetë vjetësh nuk voton, nuk jeton, nuk mendon i lirë, për shkak të shantazhit që ka ndërtuar Berisha dhe familja e tij”.
Më tej, kryetari i opozitës tha se vetëm bashkimi i së majtës mund të ndalë planet e Berishës për të manipuluar sërish zgjedhjet në qershor.
“Shumica e shqiptarëve kanë arsye të dyshojnë se vota kërcënohet nga vjedhja. Vetëm një koalicion i madh forcash që nis nga bashkimi i të majtës mund ta izolojë Sali Berishën dhe partinë e tij familjare, duke ndalur planin e tij të lexueshëm për vjedhjen e zgjedhjeve. Ne jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka kemi në dorë për të ndaluar përsëritjen e zhgënjimeve”, tha ai.
Rama u shpreh se bashkimi i së majtës do të shënojë nisjen e rrugës drejt fitores që do të ndryshojë Shqipërinë për mirë.
“E di që e shkuara ka hijen e vet që pengon shumëkënd që të shohë qartë. Por kur politika nuk e kapërcen dot të shkuarën, e shkuara mban peng politikën. Ne jemi këtu që të mos lejojmë që e ardhmja ti ngjajë të shkuarës. Ky është momenti që ne të bëjmë atë që kemi miratuar në strategjinë tonë të fitores në asamblenë kombëtare: nëse LSI zgjedh rrugë tjetër nga ajo e qeverisë, dera jonë është e hapur. Pres të kuptoni se unë dua të fitoj për të gjithë ju, për t’i ndryshuar gjërat. Kjo është rruga e një fitoreje që do të ndryshojë për mirë Shqipërinë”, përfundoi Rama.
Fjala e plotë e Edi Ramës në mbledhjen e grupit parlamentar socialist
Që vullneti sovran i shqiptarëve në 23 qershor të mbrohet prej çdo manipulimi dhe që ne të hapim një periudhë transformimi rrënjësor demokratik, ekonomik e social dua të filloj sot zyrtarisht procesin e formimit të një koalicioni sa më të gjerë; Për të garantuar zgjedhjet; Për të fituar zgjedhjet; Për të dalë fitues në sfidat e mëdha të kësaj kohe dramatike për Shqipërinë. Në emër të interesit kombëtar dhe publik, si edhe në emër të interesit të PS-së për të materializuar përmes instrumentit të qeverisjes programin tonë të ri për një Rilindje Shqiptare, dua të shpallim vullnetin për të hapur një faqe të re të historisë së bashkëjetesë sonë në skenën politike shqiptare, me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Prandaj e ftoj sot, drejtpërdrejt dhe publikisht LSI-në që tanimë që largimi nga qeveria është pranuar si fakt i kryer prej vetë kundërshtarit tonë politik të vijë në koalicionin tonë parazgjedhor, duke hyrë në rrugën e natyrshme të bashkimit me PS, si dy forca të së majtës shqiptare dhe të familjes socialiste europiane. E shkuara na i ka dhënë të gjitha mësimet e nevojshme për të mos përsëritur gabimet që në këto 8 vjet i kanë kushtuar Shqipërisë, u kanë kushtuar shqiptarëve, i kanë kushtuar të majtës shqiptare si e tërë. Sali Berisha dhe PD s’kanë qenë asnjë ditë shumicë në popull. Por prej 8 vjetësh kanë ushtruar një pushtet të marrë falë ndarjes sonë, apo manipulimeve të lehtësuara nga ndarja jonë. Prandaj do të ishte jo vetëm krejt e panatyrshme, por edhe e pafalshme përpara Shqipërisë dhe historisë që sot, ne, Partia Socialiste e Shqipërisë, të mos bënim gjithçka kemi në dorë për të rihapur rrugën e bashkimit që siguron votën e shqiptarëve në 23 qershor, duke ia kthyer shumicës reale të popullit, të drejtën e qeverisjes së vendit. Nga ky bashkim do të humbiste vetëm ajo pakicë politike që e ka emrin Partia Demokratike, por që s’ka lidhje me asgjë demokratike – e cila ka përfituar 8 vjet rresht falë manipulimeve zgjedhore dhe mosmarrëveshjeve e ndarjeve në kampin tonë.
Boll!
Asnjë dyzim më shumë në rrugën ku ka 8 vjet që fiton një njeri i vetëm, që përfaqëson historikisht pakicën dhe humbet një popull i tërë që sot vuan zgjedhën mbytëse të kësaj pakice.
Sot duhet bashkim!
Askush që do rrotacionin nuk duhet t’i trembet këtij bashkimi. Përkundrazi, gjithkush që do rilindjen e këtij vendi, duhet ta kuptojë se ajo realizohet përmes pushtetit jo përmes ngurrimit për t’u bashkuar në funksion të fitores. Nga ky bashkim do të fitonte çdo njeri i zakonshëm në këtë vend që prej 8 vjetësh nuk voton dot i lirë, nuk mendon dot i lirë, nuk jeton dot i lirë për shkak të sistemit të padrejtësisë dhe të shantazhit politik që ka ndërtuar kryeministri dhe partia e tij familjare. Shumica dërmuese e shqiptarëve kanë arsye të besojnë sot se vendi po ecën në drejtimin e gabuar dhe se me Sali Berishën ka vetëm rrënim të mëtejshëm. Shumica dërmuese e shqiptarëve kanë arsye të dëshirojnë sot që Shqipëria të prodhojë me votë të lirë një qeverisje normale, dinjitoze dhe transformuese për jetën e tyre. Por shumica dërmuese e shqiptarëve kanë edhe arsye të dyshojnë fort sot se vota përsëri është e kërcënuar nga vjedhja, ashtu siç kanë arsye të mendojnë se e ardhmja e këtij vendi është peng i një histori të gjatë zhgënjimesh që përsëriten. Në këto kushte vetëm një koalicion i madh forcash, me vullnetin e fortë për bashkim që nis nga bashkimi i gjithë të majtës dhe shtrihet te çdo forcë e investuar për rivendosjen e demokracisë, rimëkëmbjen e ekonomisë, ripërtëritjen e shoqërisë e ribashkimin me Europën, mund ta izolojë Sali Berishën dhe partinë e tij familjare, duke e ndaluar planin e tij të lexueshëm për vjedhjen e zgjedhjeve, si edhe mund të përballojë sfidën e madhe që vazhdon me reformat modernizuese deri më sot të munguara në kushtet e një krize totale. Në këto kushte, ne, Partia Socialiste, jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka kemi në dorë për të ndaluar përsëritjen e historisë së zhgënjimeve. Të njëjtën gatishmëri urojmë të gjejmë nga ana tjetër, Lëvizjen Socialiste për Integrim, që presim t’i përgjigjet kësaj ftese duke u nisur nga interesi i vendit dhe i të majtës shqiptare si një e tërë. E di që e shkuara ka hijen e vet që sot pengon shumëkënd të shohë qartë, qoftë rrezikun që i kanoset zgjedhjeve të 23 qershorit nga zgjatimi i asaj hijeje, qoftë perspektivën reale të ndryshimit që hap ky bashkim për Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët. Por kur politika nuk e kapërcen dot të shkuarën, e shkuara mban peng politikën dhe përmes politikës pengon njerëzit dhe popujt të ndryshojnë të ardhmen. Historia mëson se ky kapërcim nuk është çështje konsensusi po bindjeje. Nuk është çështje që trajtohet me moralizime apolitike, po që adresohet me vizion politik. Nuk është çështje që zgjidhet me mjetet e të shkuarës, po që zhvillohet mbi interesat e të ardhmes. Ne jemi këtu për të mos lejuar që e ardhmja t’i ngjajë të shkuarës. Unë kam bindjen se vetëm duke e kapërcyer të shkuarën me kurajë, largpamësi, urtësi, ne do të realizojmë ëndrra e shpresa shqiptare që përndryshe rrezikojnë përsëri të mbeten në letër përballë kërcënimit të së shkuarës. Ky është momenti që ne të bëjmë as më shumë dhe as më pak sesa atë që kemi miratuar bashkërisht me konsensus në strategjinë tonë të fitores në Asamblenë Kombëtare, dhe deklaruar botërisht më shumë se njëherë, për muaj të tërë: Nëse LSI vendos të zgjedhë një rrugë tjerr nga ajo e qeverisë, dera jonë është e hapur. Nuk pres që sot të gjithë të më jepni të drejtë. Pres vetëm që të kuptoni se unë dua të fitoj për të gjithë ju dhe kjo është rruga e fitores që na jep pushtetin jo për vete, po për t’i ndryshuar gjërat. Le të shkojmë përpara, pa asnjë ngurrim, sepse ne jemi Partia Socialiste dhe jemi bërë për të fituar, jo për të ngurruar atëherë kur duhet të udhëheqim. Kjo është rruga e një fitoreje që do të ndryshojë për mirë Shqipërinë.
Kryesia e PS vendos: Koalicion parazgjedhor me LSI
Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur të zyrtarizojë ftesën për koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Anëtarët e Kryesisë, pas një mbledhje që ka zgjatur për një orë e gjysmë, kanë vendosur zyrtarizimin e ftesës drejtuar LSI-së për koalicion parazgjedhor. Mësohet se kundër një bashkëpunimi me LSI-në është shprehur deputeti socialist, Erjon Braçe, i cili ka theksuar se nuk duhet të harrohet 21 janari.
Ndërkohë, rreth orës 12:00 pritet që kryetari I PS-së, Rama, të flasë rreth koalicionit në mbledhjen e grupit parlamentar socialist.
Gjithashtu, një komunikim me mediat dhe publikun lidhur me zhvillimet e fundit pritet të ketë edhe nga kryeministri Berisha, i cili do të dalë në një konferencë shtypi në orën 17:30.
Te pakten ta benin “kerkesen per koalicion” hajdutet e LSi-se…Keshtu duket sikur po u lypni ju koalicion atyre dhe jo ata juve.
Pike e zeze. Te kesh 8 vjet e opozite dhe te mbetesh ne fund ne dore te ca hajduteve qe i jane bere krah kriminelit Berisha, kjo esht vertet shum e cuditshme
nuk mjaftokan krimet e Berishes per te mundur Berishen??
I pafshi hajrin! Vetem Bracen nuk e duroj dot bashke me Vasilika Hysin qe bejne sikur nuk kane qene laviret e LSI. Politike eshte kjo?
Sodoqofte jeta vazhdon e do rrojme ti shohim si do te punoj nje hajdut me nje Rilindas.
po pse vetem vasilika hysi me erion bracen? te pakten erion brace doli hapur qysh dje ne fb dhe i tha shqiptarve troc qe rama po ju genjen. ca ben ata dhe ato kurvat e tjera te kryesis te PS??? asgje tjeter nga ajo qe kan ber gjithmone…qe nga koha e kryesis te famshme nano. nano i shante dhe ju kujtonte edhe kurverite qe kishin ndare me nanon dhe ata-ato te nesermen i hiqnin prap breket nanos qe ky ti merrte ne qeveri. PS=KURVE.
VOTAT AK.
dikur per armepushim valevitej famuri i bardhe.Kjo e PS me ngjan me nje valevitje letre higjenike,pasi LSI kish nevoje te pastronte (….) dhe PS po i vjen ne ndihme.Neser do thone qe e bene kete per te mos kundermuar ambjenti,por nese jashte do i quajne”operatore ambjentale”ketej nga anet tona i quajne fshires bythe.Megjithate,anyway,kush ka vote ne dore,mund te beje protesten e duhur;Jepjani voten AK se Myslim Pashajt.Jepjani voten AK – sa me shume vota per AK.Aq me mire qe PS e uzurpuar e nxorri koken dy muaj perpara.Keni kohe te reflektoni!
Redaksise se Gazetes “Dita”
Ju lutemi te beni nje sondazh
Nuk votoj per opoziten e bashkuar LSI&PS.
interesohuni se ka filluar shperberja e strukturave te ps-se ne disa njesi bashkiake ne tirane.
Ky bashkim me shume do te sjelle humbje votash sesa ndonje perfitim. 4 vota PS i humb vetem nga familja ime. Bravo i qofte Erjon Braces. Ilir Meta eshte ordiner, nuk mund te kete rilindje me Meten.
Te shperndahen te gjitha strukturat ne rrethe te PS.Edi Rama po ben tradhetine me te madhe ndaj mijra socialisteve.Peshtyu mbi gjakun e miqve te tij,lepiu gelbazat e veta.Zoti dhe socialistet do ta urojne qe kurre nuk do hype ne kariken e kryeministrit.Votat e mija nuk jane me per PS.
Kjo eshte poshtersia me e rende e nje udheheqesi te nje partie.Fjala Rilindje qenka,per ILIR METEN.Rilidja per vjedhjen,per vrasjet,per grabitjen e me tejshme nga dy te pa ngopurit.A po kuptoni se perse ulerin Edvini? Ju socialite pa pune e pa buke ne keta 8 vjet e kuptoni se do jeni perseri pa pune,me prona te vjedhura e qe nuk do ti merni kurre? Iliri nuk do 20% si me Saliun por 30%.50% te ministrive,etj.etj.Mos ja jepni shansin Edvinit qe tu perdhose se e keni ne dore,o sot o kurre vota juaj do largoje keta palo politikane nga skena politike.
Mire qe do bashkohen por a kane parime per te ndeshkuar te keqen qe i kane sjelle mbajtesit e pushtetit te pakten vitet e fundit.
e imagjinoni qe pas 23 qershorit do te jene po te njejtat fytyra ordinere qe kane vjeddhur dhe kane vrare si meta, haxhinasto, tavo, … e deri tek Pipero i gjithanshmi… o popull kjo nuk mund te durohet me…
o Edo, akoma me mend e Koqo Kokdhimes ti a derzi?? Po koqua ka pjerdhur o, shef vetem xhepin e vet, o ta fusin o mavri, edhe po fitove ne qershor, me ate fuqi qe po i jep metes ai te ben pucin pa ardh shtatori. kur kurveron me ty nuk ka pse mos kurveroje edhe me Saliun prap. Gjynaf mor burr pse e meroni ket popull keshtu?/
o Rame Sharlatani po ku shkoi “hajduti me bllok ne dore”? Apo ti respekton vendimet e gjykatave si Sala kur ja do Puna! Po ti sikur dole dhe denoncove gjykaten kur i dha pafajsi “hajdutit me bollok ne dore”? O Rame qe ti je kurva me e madhe e atij vendi kjo duket se je 50 vjec dhe nuk ke asnji shok. Po dhe qe Sala ka te drejte kur thote se te gjithe njesoj jemi dhe Rama nuk eshte hic me i mire, sot u dashka besuar. Mire qe e bere tani kete koalicionin qe te dime kujt ti japim Voten se vetem nje kurve si dhe PS nuk i jepet vota.
Besoj se ky stavalli ka hequr ndonje doze te mire se nuk di se cben po ce genjen mendia se ne budallen jemi ta ndjekim ne prapesite e tradhetite e tij. Po u be kualicioni me lsi do ndjeke PASOK -un e Papaleshit qe i iku gjithe elektorati . Me kete rast i beri nder AK qe te votohet me shume nga vota e rjedhura prej saj pas kesaj marveshje.
Edi Rama thjesht, ropt e shtepis ku ti kesh.
hahahahaha e ke rendu shum ramen, o permeti. mir qe na dha kohe k..va qe te dim ke me votu.
Mendimi tim si emigrant eshte qe z.Edi Rama te mendohet mire ,ose te thote hapur se ku po e çon mushka e tije.Une si shqiptar nuk mund te me mbushesh mendjen kurre qe Rilindja u bekerka me nje hajdute te deklaruare si Meta.Nuk di se çfar luhet nen rrogoz por shqiptaret Meten e duane ne burg,ose ndryshje te legalizohet vjedhja e popullit dhe te dalim te gjithe per te vjedhur te behemi si Meta me pasuri dhe flori.Kush eshte me te verteten flete hapur dhe pa doreza ndryshje kjo politike nuk ka fare kuptim,por eshte gjithmone kunder interesave te shqiptareve.Tani na u prish mendja per votat se nuk dime se kujt tja japim ,Ilirit jo se jo,me mire po rrime ketu ku jemi dhe nuk po votojme fare,u pa puna jone.Jemi ne pritje te qendrimeve te mevoneshme nga z.Rama.
Shume e zhgenjyer,beji ftese LSI por pa Ilir Meten,njeri me i urryer ne politiken shqiptare nuk gjen,me njeri lapanjoz e ordiner se Meta nuk gjen.Nje keshille per Ramen pike do humbasesh se nuk fiton nga nje pleher si Meta.
Rilindje per Meten,per mafiozin me te shperfytyruar qe ka njohur politika shqiptare.
poshte edi rama, votoni te gjithe per AK.
E hengri dhe Rama kete here.
Sa budalla qe eshte
Gjithmone ja fut sa krahu Berisha
Rama nuk eshte mbret i opozites ai eshte i zevendesueshem sic cdo njeri tjeter.
Rrezimi i Sali Berishes nuk do duhet te blihet kaq shtrenjte nga populli Shqiptar Meta e ka vendin bashke me Kryekriminelin Sali Berisha.
Uroj popullin Shqiptar qe te ket drejtues politikane te paster qe te krijoj boshtin e trete ne qofte se opozitaret e vertet socialist nuk largohen menjehere nga Rama ose kerkojne rrezimin e tij nga kreu i socialistet.
Me kete levizje te socialisteve Sali Berisha fitoi serisht paskemi qene popull fatkeq qe nuk mund te qeverisim te pavarur. Se kush i terheq fijet mbas skene nje zot e di por Rama nuk kishte perse te bente kete pakt ai i fitonte zgjedhjet pa LSI. LSI ka mbaruar ska rendesi sa leke do japin ata kurre skane per marre aq vende sa moren me pare.
Per mua nuk ka me zgjidhje. Besoja ne PS por edhe kjo shprese u shua.
Te felliqur, te mjere , hajdute te pashpirte keni qene o Ed dhe o Met.
PS i ke humb votat e mia . Shkoj dhe i bashkohem ALEANCES KUQEZI dhe do jem ne 7 PRILL, aty ta rezojme ate qe spo e rrezon dot Edi jon i dashur.
I bej thirje te gjitheve kush e ndjen veten OPOZITAR te bashkohemi ne 7 PRILL ne oren 11 te Bulevardi Deshmoret e Kombit.
Zhdukuuuuu Edi Rama. Ishe i shprese per mua, por tani te urej shume!!
Flm AK qe je me ne!!
Zoti Rama, Saliu te mori edhe ty me vehte, mjere ti qe akoma se ke kuptuar, shko martohu me Ilirin tani, vota shkon per AKZ-ne, ti ha mutin e koklopes.
Sali Berisha nuk ka qenë asnjë ditë në pushtet falë votave, por falë ndarjes tonë.
Shume e vertete.Ndarjen qe e fillove me elektoratin e PS me 21 Janar e finalizove sot ne marreveshjen me kriminelin Meta. Si ti dhe Meta i keni bere llogarite gabim. Sot derguat votat e elektoratit socialist drejt AKZ. Me 23 Qershor PS eshte parti e trete ose e katert pas AKZ dhe FRD. Lider pa vizion.
Po si do justifikohesh mor legen ,po sa shum kemi besuar ke ty o kric po ske faj ti ne po na ze haku me ty per deri sa ti ben uj gjakun e kater te pafajshmeve mor i pabes.
Ah, Edi Rama u dorezua. Qenka lodhur..
Po kush ti ka futur ne koke keto gjepura, qe e majta nuk fiton se eshte e perçare, por ai DAUN-i u peròa qellimisht qekur i luajten karrigen e Kryeministrit. Ai eshte i semure per tu bere kryeminister vetem keshtu vjen e majtta ne pushtet. Kete deshi Edi Rama? Kush ja kerkoi? POpulli? Si mjeri ai qe nuk e ka popullin me vete, po kete e thote edhe Makiaveli, meqe s’ka mbetur tarallak politikan pa e cituar. E prishi mu ne kulmin e suksesit.
VE BAST QE GRATE PRISHIN PUNE. Kete e tha edhe Akili
Ed Rama, se zotni nuk e meriton,misionin per shthurjen dhe denigrimin e PS e realizove. Me nje gur qe hodhe shpetove 2 Korba. Te parin Korb qe po shpeton eshte Ilir Trup Katrorin, qe pasi vodhi me ze e me figure, pasi shiti hidrocentrale , miniera, degjeneroji shendetesi ne, vrau 4 vete ne bulevard ( Mire do te ishte te kishte kapur edhe TY ndonje plumb “rigoshet” i Ndrea Prendit), etj etj, po e fut ne vathen e PS, se ai nuk ka elektorat por ka vetem te punesuar si LSI Sh.A. Tani qe e ke futur ne vathe Iliri do te shqyej tere tufen e ty ne fund si qershine mbi TORTE. Vete ke thene se Iliri quhet ndryshe edhe Ilir BABEZIA. Korbi i dyte qe po shpeton eshte Sali Killeri dhe Babai i 40 hajduteve. Nuk mund te falesh korbin Ilir dhe te denosh Korbin Sali, ata jane te pandashem si vellezerit Siameze ne cdo krim e vjedhje jane bashke, o te Dy para drejtesise o shpetojne te dy , ti ke zgjedhur te dyten.Ke thene dikur, qe ke qene deshtak ne basketboll, dhe si piktor (vizatime), me keto 2 deshtime ke demtuar vetem veten, por cfare te bejme ne me Ty qe je deshtak edhe ne politike, ku me kete te fundit po merr ne qafe nje popull te tere qe te besoji kur u bere kryetar i PS. Edi je pa ekujliber , 6 muaj nuk i lejove deputetet te futeshin ne parlement, afro 2 muaj greve urie para kryeministris , 4 te vrare nga Sali-Iliri ne bulevard, dhjetra protesta me simpatizantet dhe anetaret e PS, te debuarit nga puna prej qeveris se Sali-Metes dhe se fundmi Mutin qe ke bere (te befte mire) i fute edhe nje shurre persiper. A ka Kryesi dhe Asamble kjo PS ku anetaret e spikatur te saj ti vene Hurin nga pas, ketij te cthururi. Votat qe do te merrte PS do ti ikin me thase drejt AK ne zgjedhjet e 23 Qershorit. Ne fakt Ti ke kohe qe ke dhene shenja, por e kemi kaluar duke thene se je i moderuar, veshur me pantallona me kuadrate, do ti kishte zili edhe nje kllaun cirku, kemisha me lule dhe ngjyra qe i veshin femrat dhe ndonje anetar shoqate….kepuce si te Carli Caplinit etj etj. Mos harro te kthesh edhe K. Islamin e ndonje tjeter se ti se ke per gje ate qe peshtun e lepin…..
Lexo analizen time tek “Tema” per te kuptuar se ke qene i genjyer qe diten e pare. Rama nuk eshte sot ku..ve, ai ka qene i tille gjithmone, thjeshte ty nuk te ka rene rasti ta shker….esh. Aty e ke, sevda te kesh…
A.B.
Per mua Edi ka menduar vetem per ekuilibrat e brishte ne KQZ. Shpreson qe pa LSI te kete 71 vota.
kush e mori vendimin rama apo kryesia?sii gjithmone vetem rama vendos PS eshte thjesh nocion qe ka humb edhe ngjyren tradicionale.pas 23 vjetesh Ps humbi voten time dhe te gjithe familjes e miqve te mij.edhe dy femijet qe me paret e mija do vinin nga emigracioni nuk vijne, vijne .Ky koalicion e ka emrin humbje e sigurt,PD po gezon duke e quajtur largimin e Metes pastrim etj…..Si mund te guxoj rama te quaje kete martese rilindje?Berisha qe fare i qete ne qendrim dhe prononcimin e vet publik.Sida i mbeti PS,sado te quash kancer PD