Gramoz Ruçi rikonfirmohet në krye të grupit parlamentar socialist

anazapta

Gramoz Ruçi do të vazhdojë të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Vendimi është marrë unanimisht në mbledhjen e kryesisë së PS, një takim që ka zgjatur pak minuta. Në njoftimin zyrtar të PS thuhet: “Sot u zhvillua mbledhja e parë e kryesisë së Partisë Socialiste pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit. Kryesia propozoi unanimisht emrin e Gramoz Ruçit për kryetar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, vendim që do të formalizohet në mbledhjen e grupit sot në mesditë. Kryesia u njoh, gjithashtu, edhe me kalendarin e aktiviteteve të javës që vjen, kur edhe qeveria e re do të nisë zyrtarisht punën”.

Gjithashtu, në mbledhjen e kryesisë së PS-së është diskutuar edhe për zgjedhjen e kreut të partisë, pasi Edi Ramës i ka përfunduar mandati, por nuk është rënë dakord nëse është koha e duhur për hapjen e një gare brenda partisë.

 

 

 

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Rilindje me Rucin ose “Shit Rilindje”. Paralajmerim per zhgenjime te pritshme nga qeveria Rama & Co. Me kete veprim Rama tregoi se eshte peng i Rucit dhe vetem nje marionete e krisur ne duart e tij. Ish komunisti plak Berisha iku por Komunisti dhe Ministri i Brendshem i fundit te Mohikaneve te kuq Ruci mbeti. Turp dhe fatkeqesi kombetare. Nuk e di si ndjehet antikomunisti Arvizu ?

  • RILINDJA E EDI RAMES RILIND DINOSAURET PREHISTORIKE TE PARTISE SE PUNES

    Iku nje KILLER vrastar si Sali Berisha, ne vend te tij vjen nje KILLER vrastar akoma me i hershem Gramoz Ruci. Te dy bashe KILLERA vrastare te mesuar dhe edukuar e kalitur ne kudhren e Partise se Punes te enver ANTIKRISHTIT. Kjo eshte RILINDJA e Edi Rames? Qe nga njera ane RILINDI ryshfetciun me tefter ne dore Ilir Meta dhe nga ana tjeter ngrohu vezet ne PS-ne e tij dhe po RILIND KILLERIN vrastar te cunave te Shkodres Gramoz Ruci? Prandaj edhe Edi Rama deklaroi ne emisionin TOP StORY te Sokol Balles qe nuk ka ndermet te hakmerret per KILLERAT vrastare me vule ne balle te politikes mafioze komunisto-enveriste shqyptare.

    • Nastradin, se pari dua te them se eshte kenaqesi te debatosh me ty, nuk e di por tek ty perpos shperfytyrimit qe jep, ne shkrimet e tuaja, perseri je me i besueshem, se shume kundershtare ne fjale.
      Eshte fjala per Gramoz Rucin.
      Dikur edhe une e kam pas urryer, me pa te drejte zotin Ruci, kjo me teper nga thashethemet e njerezve, qe me dukeshin te besuara. Por nje dite, i thahse vehtes, mjaft me fjalet e miletit, qe ste cojne asgjekundi dhe pashe nje Gramoz Ruci tjeter, me burreror ne fjalen e tij dhe me i besueshem.
      E kam fjalen tek nje interviste e tij, ku ai sqaron me detaje, gjyqin qe Saliu president dhe gjykata demokratike e Saliut ne Shkoder, nuk gjenin qofte edhe nje fakt, per te denuar ish ministrin e brendshem te Ramiz Alise.
      U bene dy gjyqe dhe te dyja dehstuan per Saliun, sa qe gjykata e dirigjuar nga Saliu, e mbylli ceshtjen me urdher nga lart, se po shifnin qe po dilte e verteta ne shesh dhe e verteta ishte se me 2-prill, Ali Spahia, Pjeter Arbnori dhe Sali Berisha, kishin dirigjuar cdo gje per te kundervene shkodranet kunder disa njerezve te pafajshem, si ekzekutore.
      Nastradin, kam qene nje femije i prape dhe kete prapesi ish sigurimi e vuri ne zbatim, jo per te me denuar mua, por dike tjeter qe ishte mbi mua, panvaresisht se une si i prape nuk dija gje por e hengra une.
      Dhe me sa po shof te tilla metoda po zbatohen edhe sot, per te sulmuar Gramoz Rucin, qe i shpetoi drejtesise, se rreme, ish sigurimsat, po kapen me djalin e tij qe me duhet te them se ashtu si une dikur, eshte ca i prape, kjo per te sulmuar Gramoz Rucin.
      Kete pervoje e kam mbajtur vete ne kurriz, prandaj mos me fyej me kundershtimit tend.
      Gramoz Ruci tani qe e shoh me qarte, eshte nje njeri shume kurajoz, i mencur dhe i fjales, besoj se po te jesh ndonjehere ne fjalen e Gramoz Rucit, do ta shohesh me sy tjeter.

      • Po te shikosh jeten e nastradinit, ai ka qene nje femije i disiplinuar totalisht. Ime me me ka dhene kulturen e besimtarit tek Zoti, me edukoi me frymen e ndershmerise me maredheniet ne shoqeri, me mesoi disa gjuhe te huaja dhe te luaja ne piano dhe violine ne nje nivel mjaft te pelqyeshem profesional. Por me pas jeta kerkoi qe te behesha i PRAPE si tregoni ju per veten tuaj dhe te mos isha roboti i Partise se Punes si nje skllav mjeran qe punonte per familjen Hoxha ne pushtet. Debati inteligjent eshte kenaqesi per te gjithe qe kerkojne te VERTETEN, por edhe per nastradinin qe i ka ithtaret e tezave te tij si “ujet e paket”. Kur per here te pare u shfaq ne Paris filmi i nastradinit per kahsapanen e Srebrenices ne Bosnje ne syte e Kaskave Blu hollandeze nuk u prit mire nga opinioni publik vendas dhe u konfiskuan kasetat nga autoritetet. Me pas ne Durres u shfaq filmi dokumentar i nastradinit “Divorc alla shqyptarce” si nje tentative per te hedhur drite ne horrorin enverist me grate e huaja te martuara ne Shqypni. Edhe ky film nuk u prit mire nga publike vendas, bile pati shume syresh qe dolen nga salla. Ne Selanik kur nastradini paraqiti filmin per femijet rome shqyptare me nje apel per luften kunder trafikut te organeve njerezore nga mafia nderkombetare, nje mik i nastradinit i tha: “Me mire te mos vish ne Greqi se do te gjesh belane.” Ne Prizren kur u shfaq filmi “Doktori VAMPIR i Prishtines” kosovaret reaguan me me pjekuri se shqyptaret per Shtepine e tyre te Verdhe ne Burrel. Sot situata ka ndryshuar dhe jane shume vete qe aprovojne te VERTETAT e nastradinit ne Shqypni dhe Bote. Qe te dalim ne teme:
        Gramoz Rucin nastradini e njeh shume mire si edhe Partine e tij te Punes, por kjo nuk do te thote se do t’u imponoje mendimin e tij te tjereve qe mendojne ndryshe. Ceshtja qe shtrohet eshte parimore dhe jo personale: Si mund te denosh Sali Berishen per vrasjet makaber te 21 janarit kur nuk denon Gramoz Rucin per 2 prillin me 4 te vrare dhe 81 te plagosur? Si mund te mbrosh Sali Berishen kur nga ana tjeter perkrah krimet e mesuesit te tij Enver Hoxha? Si mund te denosh korrupsionin mafioz e Sali Berishes kur ben aleance politike me korrupsionin akoma me mafioz te Ilir Metes? Keto jane ceshtjet qe duhet te zgjidhin shqyptaret me veten e tyre dhe kjo eshte edhe detyra e veshtire qe duhet te shkele Edi Rama, perpara se te veje ne binare shtetin e hallakatur shqyptar. Sinjalet qe po japin socialistet me deklaratat dallkauke ne media nuk jane inkurajuese. Dhe kjo gje e shtyn nastradinin te jete tejet agresiv ne shkrimet e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *