Temperaturat gjatë ditës së sotme do të ulen lehtë në vlerat minimale por do rriten në vlerat maksimale duke bërë që mëngjesi të shënojë 0°C në zonat malore ndërsa mesdita ngjitet deri në në 21°C.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke sjell në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
Gjatë paradites dhe drekës do të kemi dominim të kthjellimeve në pjesën perëndimore të vendit dhe vranësira të pakta në pjesën lindore. Por gjatë pasdites dhe në vijim pritet shfaqje e vranësirave kalimtare edhe në ultësirën perëndimore.
Kosova
Kosova prej disa ditësh mbetet në ndikimin e vlerave te larta barike, ndah deri në orët e pasdites moti do të jetë sot kryesisht i kthjellët. Ndërsa, pritet që mbrëmja të shfaqë vranësira te lehta e kalimtare në të gjithë territorin e Kosovës.
Maqedonia e Veriut
Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime në një pjesë të mirë të MV, ku vranësira të pakta priten në Verilindje të vendit. Mbrëmja i largon vranësirat nga gjithë territori.
Rajoni dhe Europa
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi detin Balltik do të bëjë që kushtet e motit në Ishujt Britanikë dhe Europën Veriore të mbeten nën dominimin e vranësirave te shpeshta, të cilat do sjellin reshje shiu e dëbore.
Gjithashtu në ndikimin e temperaturave të ulëta dhe dëborës do të jetë Europa Lindore. Ndërsa kthjellimet do të mbizotërojnë në të gjithë Rajonin e Mesdheut.
i.b. / dita
