Kryetar, apo sufler rruge?

anazapta

Letër e nënshkruar në DITA

Përshëndetje DITA ! Kryetari i emëruar i PD-së ka kohë që është kthyer në një sufler rruge. Ai flet pa përgjegjësi, akuzon me gjithfarë termash, krekoset si gjeli majë plehut dhe nuk thotë asgjë. Ky medemek politikan që vodhi 230 milionë euro në Rrugën e Kombit, që i shiti pa ju dredhur qerpiku 400 km katrorë det Greqisë, që i shërbeu Dik Martit dhe politikës serbe duke akuzuar Shqipërinë dhe Kosovën për trafik organesh, që vrau në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” katër të rinjtë shqiptarë pa asnjë shkak, del e na bën moral. Turp për ato TV që i japin kohë televizive! Turp për atë forcë politike që e mban për drejtues formal! Turp për qeverinë që nuk grumbullon provat e nevojshme për krimet që ka kryer dhe ta vërë pas hekurave, aty ku meriton të qëndrojë! Boll më me hamendësime, gënjeshtra e mashtrime, se ky popull është çorientuar përtej arsyes nga loja e këtyre lloj politikanësh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *