Në këtë letër të nënshkruar nga 9 kryetarët e këtyre shoqatave argumentohet pse duhet shkarkuar pasardhësi i Agron Tufës në krye të Institutit, i zgjedhur në mënyrë të paligjshme nga një bord që nuk përfaqëso të përndjekurit e regjimit komunist.
Në letër ndër të tjera theksohet se “qysh nga kryetari i bordit e të gjithë pa përjashtim nuk kanë asnjë përndjekje politike, por janë te mbështetur vetëm nga një shoqatë antikomuniste balliste (në vitin 94 ambasada amerikane nuk i pranoi në ambasadë këta përfaqësues të Ballit si bashkëpunëtorë të nazizmit)”.
Më tej argumentohet se:
- Ruci ne nëntë shoqatat e të përndjekurve politikë, në unison të njëjtë ndërmjet nesh po ju vëmë në dijeni se z. Çelo Hoxha nuk është përfaqësues i ish të përndjekurve politikë, por është i zgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme nga vetëm një shoqatë ballistësh. Që të jesh drejtor i ISKK ka disa kërkesa ligjore:
- Duhet te jesh i përndjekur që je paguar nga shteti si i tillë në bazë të ligjit, mbi pagesat e dëmshpërblimit. (Çelua nuk ka asnjë lloj përndjekje reale që të ketë marrë para në bazë të ligjit të dëmshperblimit).
- Duhet të jesh i propozuar të paktën nga pesë shoqata të përndjekurish politikë. (Çelon nuk e njeh asnjë shoqatë përveç ballistëve përçarës).
- Duhet që ky propozim të jetë me shkrim dhe vulë nga çdo kryetar shoqate. (Ne nëntë shoqatat e ish-të përndjekurve politikë nuk e njohim fare këtë tip mashtruesi që hiqet si i persekutuar).
Bordi i cili duhet të merret me verifikimin e dokumentacionit të kandidatit duhet të ketë përfaqësi nga ne… Në bord vetëm njëri është i persekutuar dhe ai rri në Gjermani dhe paguhet si anëtar bordi. Kjo është vjedhje nëpërmjet mashtrimit, pasi ligji nuk të lejon që të jetosh në Gjermani dhe të paguhesh në Shqipëri. Kjo ndodh pasi kryetari i Bordit Uran Butka e ka kthyer në pronë të Ballit këtë institucion ku vetëm ballistët kanë firmë dhe vulë.
Kjo është një poshtërsi ballistësh që nuk kanë hequr dorë edhe sot nga përçarja e kombit tonë.
Lufta çlirimtare është pjesa më e ndritur e popullit shqiptar pasi na radhiti me fituesit, sepse po të ishim radhitur me ballin humbës nuk do të ishim as 4000 km katror shtet shqiptar.
- Duhet që kandidati të ketë arsim të lartë si historian dhe jo kurse pune, si Çelo mashtruesi që nuk ka shkollë fare.
- Duhet që kur në formularin e pastërtisë së figurës kandidati gënjen, të dërgohet në prokurori ku të ballafaqohet me ligjin si mashtrues ordiner. (Çelua ka qenë i dënuar dhe nuk e ka deklaruar një fakt të tillë të ndodhur në vitin 2010).
- Bordi i gjithi nuk përbëhet nga klasa e jonë e përvuajtur por vetëm nga një shoqatë antikomuniste – balliste. Kjo është poshtërsi ballistësh.
- Dëshmorët që e dhanë jetën për Atdheun janë patriotë dhe jo kriminelë siç na i quajnë ata që dolën të humbur nga lufta. Sot për habinë e të gjithëvet na del që humbësi komandon me shpifje e të pavërteta.
- Drejtori i bordit, Uran Butka, nuk ka as një përndjekje, pasi në kohën e komunizmit ka qenë mësues dhe nëndrejtor gjimnazi tek “Qemal Stafa”. (Atëherë si ka mundësi që ky person pa asnjë përndjekje të na jetë përfaqësuesi i jonë. Jo dhe vetëm Jo, ai nuk mund të na përfaqësojë…
- Ne për postin e drejtorit kemi përfaqësuesin tonë, i cili e ka paraqitur të plotë dosjen në Kuvendin e Shqipërisë për të kandiduar për atë post.
Në përfundim po ju vendosim emrat e të nëntë kryetarëve të shoqatave të ish të përndjekurve politikë:
1 – Ylli Komti, kryetar i shoqatës kombëtare të të përndjekurve politikë
2-Adrian Kati, drejtor ekzekutiv qendra shqiptare e rehabilitimit të torturës.
3- Ali Nelko shoqata e ish të persekutuarve OSMAN KAZAZI.
4- SAIMIR MALOKU, shoqata kombëtare e rrëzimit të simboleve te komunizmit .
5- Shoqata e të dënuarve politikë dega Tiranë z .Mubareq Mumajesi.
6- ADEM ALLÇI, kryetar i shoqatës mbarëkombëtare të ish përndjekurve politikë.
7- BESIM NDREGJONI, kryetar i unionit mbarëkombëtar të ish përndjekurve politikë
8- ZENEL DRANGU kryetar i shoqatës së ish të përndjekurve dega Shkoder.
9 – TANUSH KASO, kryetar i shoqatës së përndjekurve Tiranë.
Biografi e shkurtuar për zotin Edmond Vrapi
Cili është Edmond Vrapi, kandidati që konkuron për postin e lënë bosh nga arratisja e ish kryetarit, Agron Tufa, dhe qëmbështetet nga këto nëntë shoqata të përndjekurish.
Edmond Vrapi rrjedh nga një familje patriotike nga Vlora. I jati i Edmondit në kohën e luftës ka qenë partizan qysh me Çetën Plakë të Vlorës e deri në Vishegrad si komandant partizan. Për këto merita Presidiumi i Kuvendit Popullor e ka dekoruar me dy medalje:
1 – Me medaljen e Çlirimit, me motivacionin si pjesëmarrës në luftën antifashiste.
2 – Me medaljen e Trimërisë me motivacionin si luftëtar i paepur në mbrojtjen e lirisë së Atdheut.
Në vitin 1977 Edmondi dënohet si armik i pushtetit me nenin agjitacion e propagandë me 10 vjet heqje lirie.
Në vitin 1979 ridënohet duke qenë brenda në burg me 10 vjet të tjera heqje lirie si armik i pushtetit.
Ne vitin 1982 ridënohet për herë të tretë në Spaç me 16 vjet heqje lirie si armik i rrezikshëm pa dalë asnjë ditë nga burgu
Pra i dënuar me 36 vjet burg duke qenë vetëm brenda burgut.
Vetë Edmondi shprehet:
Familja ime i ka parë të dyja anët e historisë, kështu që nuk mundemi të durojmë poshtërsitë e ballistëve sot kur të këto shoqata të nderuara janë kundër vendimit të tyre për vendosjen në postin e drejtorit të institutit një person që nuk as një përndjekje e shkollë zero me xhufka balliste..

Po Çelua ku eshte….?
Tradhtaret vazhdojne te perdhosin ceshtjen po si ka mundesi qe nuk e Kane CIP kjo rrace balliste
I nderuar Tani. Kanë shumë të drejtë përsa thonë për mashtresin Uran Butka.
Unë kam pas njohje me inxhinier Dragush Butkën. I vajta në shtëpi, kur i vdiq nëna.
Më tregoi telegramin e ngushëllimit,që ekspozohej në tavolinë, dërguar nga EnverHoxha.
Si familje ishin të gjithë të shkolluar dhe mirëpunësuar.
Kjo është e vërteta. Tani na del zagari Uran i cili paska arritur deri atje sa të vjedhë edhe pjesën e vuajtësve të vërtetë.
Ai nuk meriton të jetë gjaku iSali Butkës dhe as i dëshmkorit Gani Butka, aq shumë të vlerësuar në komunizëm.
RRESPEKTE.
Qe te ursh Ballistet,je pjele l i kriminelit E.Hoxha .Ju nuk jeni te perndjekur,por viktim e luftes brenda llojit,si K.Xoxe ,B,Spahiu,dhe deri te M,Shehu.Ju nuk keni turp as surat.
Ta egjidhim kete pune ?! Nje institut me ish komunistet e nje institut me ish ballistet, edhe pse jo nje me ish zogidtet: sicili te studioje pjese qe di se jane ma specialiste per pjesen e ture e t’i publikojne: ne te tjeret do i lexojme e gjykojme sipas punet e tyre ! Bolleku nuk damton gje!!
Pra të xhvatin nga buxheti jo vetëm banda ekzistente por edhe grupe të tjera!
Ballistat kanë rrjepur popullin nga bagëtia e sidomos pulat, tani duan edhe pinjollët me institute e manipulime përsëri!
Kane edhe 4 vjet e 7 muaj kohe ta pergatisin kandidatin Vrapi.