Kryetari demokrat, Lulzim Basha takoi sot ish Guvernatorin dhe ish Kryetarin e Partisë Demokratike të Shteteve të Bashkuara Hauard Din. Gjatë këtij takimi Basha ndau me Din shqetësimin për aktet e qeverisë Rama, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën dhe shtetin ligjor. Basha vuri theksin tek uzurpimi politik i institucioneve të pavarura dhe organeve të ruajtjes së rendit nga mazhoranca, zhbërjen e administratës profesionale publike dhe zëvëndësimin e saj me militantë partiake. Po ashtu, ai foli për presionin ndaj institucioneve të drejtësisë dhe zhytjen e ekonomisë dhe vendit në një situatë pasigurie juridike. Sipas Bashës, kjo gjendje ka rezultuar me rritjen e paprecedentë të krimit dhe trafiqeve, dekurajimin e investitorëve potencialë prestigjiozë nga SHBA dhe vendet e BE-së.
