DW e quan Ekrem Imamoglun, kryetarin e ri të bashkisë së Stambollit, një yll të ri të politikës turke. Në një intervistë për median gjermane, Imamoglu ka folur për pikëpamjet e tij politike dhe për sekretin e suksesit të tij.
Kujotjmë se raundi i parë i zgjedhjeve për kryetarë bashkie në Stamboll u zhvillua më 31 mars 2019. Imamoglu i fitoi zgjedhjet me rezultat të ngushtë, pas kësaj zgjedhjet u anuluan me një vendim të Komisionit të Lartë Zgjedhor (YSK) dhe u përsëritën më 23 qershor 2019. Në përpjekjen e dytë, Imamoglu mori rreth 800.000 vota më shumë. Pjesëmarrja e votuesve ishte rreth 84%.
Sipas Imaoglu, pas gati një çerek shekulli që Stambolli drejtohej nga AKP e presidentit Erdogan, ajo që mundësoi fitoren ishte se “i kishim veshët në rrugë”.
Ai thekson: “Ne kishim një ndjesi për atë që mendojnë, ndjejnë, për të cilën kanë nevojë njerëzit”.
Ai shton: “Nga njëra anë, njerëzit me të vërtetë besuan, se mund të bëjnë ndryshime, po të votojnë dhe përfshihen në një proces demokratik. Pas anulimit të zgjedhjeve të para, në shoqëri u zhvillua edhe një kuptim i vërtetë i drejtësisë. Së treti, njerëzit donin të dëshmonin qëndrimin e tyre të qëndronin përballë rrymave antidemokratike. Të gjitha këto arsye, për mendimin tim, kanë qenë faktorët vendimtarë. Për më tepër, natyrisht, pas zgjedhjeve të para, ne patëm një bazë, ku mund të mbështeteshim. Sinqerisht, unë prisja një rezultat edhe më të mirë”.
Në vijim, Imaoglu vetëquhet “programi i vetes”.
Ai shprehet: “A nuk është e mrekullueshme që jam programi im? Mund t’ju jap edhe një arsye pse kjo është kaq e mrekullueshme. Kur vlerësoj rrethanat politike, unë përqëndrohem para së gjithash te faktet. Nuk ekziston askush që unë e ndjek ideologjikisht. Kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të drejtave të një punëtori, unë e bëj këtë. Nëse dua të përjetoj më shumë botë shpirtërore, ky është vendim im personal. Mendoj se shumë nga publiku e kanë parë që jam njeri i sinqertë. Unë e jetoj jetën time si shumica e njerëzve të këtij vendi. Sidoqoftë, ata që përpiqen të zhvillojnë programe politike bazuar në qëndrime të caktuara ndaj jetës, nuk do të jenë kurrë në gjendje ta kuptojnë një qëndrim të tillë”.
I pyetur në bazë të thënies të famshme të presidentit Rexhep Tayipp Erdogani: “Kush qeveris Stambollin, qeveris Turqinë”, nëse zgjedhja e tij si kryetar bashkie i qytetit më të madh të vendit simbol i një fillimi të ri politik për gjithë Turqinë, Imamouglu shprehet: “Këto zgjedhje kanë qenë sigurisht një moment historik i rëndësishëm. Megjithatë, ky mund të jetë vetëm fillimi i një procesi të gjatë. Për të qenë me të vërtetë të suksesshëm në plan afatgjatë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se duhet të jemi të suksesshëm si opozitë, veçanërisht në nivelin lokal dhe komunal.
Ai vazhdon: “Në përgjithësi, ky sukses për mua i kalon kufijtë e Turqisë. Sepse mesazhi që qëndron pas këtij suksesi është një mesazh kundër populizmit global. Një person që është mbi ligjin është në çdo kohë dhe në çdo vend një problem për çdo vend në tokë. Kjo vlen për çdo sistem politik. Sidoqoftë, më duhet të them se besimi im për demokracinë në Turqi ka qenë i pathyer në çdo kohë”.
Burimi: DW
e.ll./dita
