Kryetari i KLP në Hagë, pse Holanda skeptike duhet të thotë ‘PO’

J L

Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Holandë, në kuadër të informimit të qeverisë holandeze mbi progresin në zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe ngritjes së institucioneve të reja ligjizbatuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar para vendimit që Këshilli i Europës pritet të marrë këtë muaj, përsa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Holanda është një nga vendet skeptike brenda Bashkimit Europian, ku ka qenë e pozicionuar kundër procesit të zgjerimit me vendet të Ballkanit Perëndimor.

Në takimin zhvilluar në Qendrën për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar në selinë në Hagë me drejtuesin e saj, Willem van Nieuwkerk është nënvizuar nevoja për një veprim të menjëhershëm, koherent dhe efikas në implementimin e Reformës në Drejtësi me ngritjen e prokurorisë speciale (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Gjithashtu Nieuëkerk ka theksuar faktin se Holanda pret rezultate reale në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, konfiskimit të aseteve me burim të paligjshëm dhe vendosja para drejtësisë të personave të inkriminuar.

Kryetari i KLP-së paraqiti punën e deri tanishme të Këshillit, risitë dhe vështirësitë që përballoi sistemi i drejtësisë në Shqipëri gjatë zbatimit të Reformës.

Ibrahimi ka ofruar shpjegime për mënyrën e re të zgjedhjes se Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorëve të SPAK nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vlerësuar kriteret të meritës, integritetit dhe profesionalizmit të kandidatëve për këtë pozicion.

Kreu i KLP-së tha se Shqipëria ka bërë hapa para në zbatimin e Reformës në Drejtësisë duke ndërtuar një sistem të ri, të pavarur dhe të pa ndikuar politikisht, në të cilin publiku të ketë besim dhe i cili të vijë në përmbushjen e pritshmërisë së tij sepse populli shqiptar tregon se pret me padurim funksionimin dhe rezultatet nga institucione të reja të drejtësisë.

Ibrahimi është shprehur se hapja e negociatave do të ishte një garant se reforma po ecën në drejtimin e duhur dhe se Shqipëria ka nevojë për ekspertizën dhe mbikëqyrjen e faktorit ndërkombëtar gjatë këtij procesi.

Gjatë qëndrimit në Hagë, Ibrahimi ka parashikuar takime me ekspertë ligjor të EUROJUST dhe një bisedë të hapur me rreth 70 gazetare, pedagogë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut mbi sfidat të ndryshimit gjatë zbatimit të Reformës në Drejtësi në Shtëpinë e Europës (House of Europe).

Gjithashtu, Gent Ibrahimi pritet të takohet me Prokurorin e Përgjithshëm të Mbretërisë së Holandës, Gerrit van der Brug dhe Presidentin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit të Mbretërisë së Holandës, Henk Navis.

j.l./ dita

Share This Article
4 Comments
  • Rrespekt për Ibrahimin.
    Shtetar seeioz, i pa korruptuar dhe fjalëpak në këtë xhungël hipokritësh llafollogë “fjalë ëmbël”
    SHPRESOJMË TË MOS NA ZHGËNJEJË.

  • “RREZIK VDEKJA” I VETTINGUT TE EDVIN DROGES PO I LUTET HOLLANDES KAPITALISTE PER TE LESHUAR PE

    Po Gerdallen e Enverit, Gramoz Ruci pse nuk e ka mare me vete ky “ Rrezik Vdekja” i KLP -se plot e perplot me “Venusa” te Sigurimit te Enverit?

  • Per kete nuk duhet te hapen negociatat sepse reforma nuk po ecen ne drejtimin e duhur por nga djathtas po anon majtas.Por shume ama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *