T’I KËRKOSH NDJESË… BERISHËS!

redaktor
Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Midis qindrave të tjerë,
ishte këtu një hetues,
që Rama – me gjuhë Berishe,
e mbiquan: “Torturues!”

Ne në fakt s’e dimë aspak,
nëse ky ka torturuar,
biles edhe shoku Rama,
e ka veç me të dëgjuar!

Ne s’e dimë për të aspak,
nëse ka përdorur dhunën,
në ka tejkaluar masën,
apo ka bërë vetëm punën

Neve fatet njerëzore,
s’i shohim dot në filxhan,
por e dimë që Shyqyriu,
ka qenë një partizan!

Dhe ka marrë si gjithë të tjerët,
një medalje partizani,
dhe s’ka qenë kriminel,
si njëfarë Hamit Matjani!

Këtë Hamit diversantin,
s’e solla kot këtë herë,
Nishani ka dekoruar,
dhe shumë kriminelë të tjerë!

Ne e kemi ngritur zërin,
që janë turp ato medalje,
por askurrë edhe askush,
nuk na ka kërkuar falje!

Unë s’jam kundër dekoratës,
që ka marrë Shyqyriu,
aq më shumë kur e ngre zërin,
Luli Basha dhe Saliu!

Kuptohet që jam me Ramën,
i çuditur natyrisht,
që të tillë ndjesë publike,
e kërkon kaq lehtësisht!

Shtet’ i Saliut që kishim,
ka vrarë njerëz – more burrë,
dhe as Basha – as Berisha,
falje s’kanë kërkuar kurrë!

Kur vijnë kritika nga ne,
pak a shumë ti s’do t’ia dish,
po kërkon falje pa fund,
kur këmbëngul shoku Berishë!

Ti kërkoke ndjesë publike,
kur ta kërkon ky katran,
dhe s’e paske hiç problem,
të fyesh një partizan!

Që nga diktatura kemi,
në punë dhjetëra hetues,
por ata janë me Saliun,
dhe nuk quhen “torturues”!

Saliu i mbron me kokë,
gjithë ç’janë në frontin blu,
e ti Ramë lehtësisht,
i përçmon njerëzit e tu!

S’është i vetëm veterani,
që kaq lehtë e bëni pis,
se ka djem e se ka vajza,
se ka farë e se ka fis!

Nëse ndjesa jote sot,
i bën qejfin Sal katranit,
unë dhe mijëra të tjerë,
jam nga anë e veteranit!

Që s’ke këllqe për qëndresë,
kjo gjë lehtësisht kuptohet,
gjersa neve kemi sot,
një pakicë që imponohet!

Një pakicë që imponohet,
edhe bën presion pareshtur,
dhe nga Ty – jo nga ata,
jemi një shumicë e heshtur!

Me njerëzit që ju votuan,
mos u sillni si idiota,
veteranët japin “gratis”,
dyqind e ca mijë vota!

Kush ata i ka me vete,
pushtetin do ketë gjithmonë,
nëse sot s’u kërkon falje,
them se nesër do jetë vonë!

 

Shënim: Arben Duka është shpallur Nderi i organizatës së veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare.

Share This Article
45 Comments
    • Arben. Rama i quan socialistet mbeturina te komunizmit dhe i ka vene detyre vetes qe ti pastroje keto mbeturina. As s’do tja dije Rama qe keto mbeturina qe i quan ai, e mbrojten vendin kunder krimineleve te Berishes. Aq me shume qe nuk pastrohet partia socialiste me Koco dhe me barkderrat si Ndocaj. Socialistet duhet te gjejne nje kryetar te ri, se Rama i urren socialistet dhe po i persekuton. Duhet edhe nje kryeminister i ri sa me shpejt.

      • Sakte
        Rama le ti zhvilloje ambiciet e veta politike me nje force politike te re.
        Ndoshta e mbeshtesin.
        Le ta leje PS-ne nese nuk ka me nevoje per te
        Pse nuk ia mban ta bej kete?

  • Lufta Nacionalçlirimtare, eshte pranuar boterisht, qe perben nje nga faqet me te ndritura te historise se popullit shqiptar. Por dardha e ka bishtin prapa. Ata qe bene kete lufte, ose nje pjese e tyre, instaluan me pas ne Shqiperi, me dashje ose pa dashje nje regjim tiranik. Nje pjese e partizaneve ishin idealiste, si Margarita Tutulani, Vojo Kushi, Qemal Stafa etj, por pati edhe shume te tjere qe nuk e paten kete idealizem dhe vajten pas berihajt. Nejse. Per Luften ti meriton dekoraten Por per instalimin e diktatures ti meriton damken. Sidomos kur ke punuar ne organin famekeq te Sigurimit te Shtetit. Sigurimi ka qene ana me e erret dhe e urrejtshme e regjimit te paranojakut Enver Hoxha. Po te mos ishte ajo diktature, e misheruar nga Sigurimi famekeq i shtetit, ai regjim nuk do ishte aq i zymte sa qe. Kam degjuar nga te burgosur politike se çfare u punonin ne hetuesi njerezve. Kane torturuar ne menyren me çnjerezore njerez te ndershem, krimi i te cileve ishte se nuk mendonin si paranojaku Enver Hoxha. E kam thene edhe here te tjera. Ne kohen e Enver Hoxhes u u bene transformime dhe perparime te paperseritshme. Por po e ritheksoj se po gjate se njejtes periudhe jane kryer edhe krime te perbindeshme. Dhe pa arsye. Vetem per te mbjelle nje klime terrori ne vend. Prandaj Edi Rama ben shume mire qe terhiqet dhe kerkon falje.

  • ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahahhahhahaahha
    po ky pse eshte nderi i veteraneve ??
    ngaqe ju kendon gjithmone ???
    ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhahhahahahhaha tallava veteranesh

    atehere nderi i veteraneve
    Shyqycyryku ka dale veteran me deshmi gojore .nje morracak gjente 2 morracak te tjere
    dhe dekllaronte qe kishte qene bashke me tufen e morracakeve ne lufte …
    ne luften kunder shqiptareve
    ne 1939 Shyqycyryku ka qene 10 vjec ,u shiste fiq italianeve dhe duhan gjermaneve
    ne fund te 44 ,mbajti kapelen me yll te kuq te batalioni “Perlat Rexhepi” nen urdherat e
    Popovicit dhe Stojnicit
    17 vjet hetues , dhe per kete dekorohet nga morracaket e kuq ,sepse 15 vjec ,2 muaj ne lufte ,lesh se lufte nuk beret ,nuk mund te quhesh veteran …dhe ti spermatozoid ke qene
    po tani je nderi i bejtexhinjve per mashtrime
    uuuaaaa ,paska dhe fare e fis ,paska djem e vajza ???
    he he ,mos na bej per te qare ….po pse ata qe TORTUROI ku buuuuri kurve
    nuk kishin femije ??? apo mendon se nuk i kane as sot ???
    te bunkeri ju fusim , ne cader me morrat te rrini ,se dhe bunkerin jua dogjem !

    o nderi i veteraneve
    me gjithe rame bojaxhiun
    te kerkosh ndjese ,eshte veprim prej njeriu te forte
    te kerkosh ndarje klase ,me njerzit tuaj dhe votat tuaja ….
    them se ngutesh ,dhe kur ngutesh perm…..
    po provoji ti “kelleqet ” provoje ….armatosu me pampers per vete dhe veteranet …

      • Jo,se me foshte dhe mue gjyshja: – o Love, O Lo.. ,Eeeeee,i foshja une,”Mbasi te mbarosh ate… te Flladit,qasu nje cop’ here edhe nga une…. biles,sa here te te vi nu….

    • Po çfare ke bere keshtu , more Arben?!…
      Ta kishe pyetur dhe kete Love Zagaren tone te Blogut, para se te shkruaje…
      Se ja , shiko ti , ti ka quajtur mashtrime keto te verteta qe pohon ti.
      Nuk e ka problem, zagarja jone, ti Zezes ti thote e Bardhe dhe te Bardhes e Zezë!….
      Paska qene Shyqyriu partizan, 15 vjeç?!….
      Shyqua, nuk ka qene partizan, por morracak, qe e kane marre morracaket e tjere ata qe bene Luften e madhe Antifashiste!Ata pulastrenat e Loves ishin te mire!…
      Nuk kane qene morracak Fashistet dhe ata qe u lepinin Menderen Fashisteve!…
      Jo, jo, jooooo, morracak kane qene ata qe e derdhen gjakun lume per te çliruar Shqiperine nga Fashizmi….!
      Ketej e tutje, do degjojme vetem Love Zagaren…!
      Shyqua nuk ka qene hetus , por torturuuuuuuus!…
      Ka torturuar At Zef Pellumbin…
      Ta besojme, se e ka pare Lovja nga Brukseli me dylbi…Nuk ka gje se cfare thote Shyqyriu, as vet At Zef Pellumbi, per “torturusin” e tij…(!)., kur deklaron boterisht:
      ” me foli (sh.Coku), pa u ulur ne karrike: TASH PO DEL NE GJYQ DHE ATJE FOL LIRISHT, SI TE DUSH E SHKA TE DUSH…
      ndersa per babane e Loves, Berishen, e paska quajtur PERPJEKJEN E FUNDIT OTOMANE PER MBIJETESË….
      Eh, te pifsha dolline ore At Zef Pellumbi!…
      Na ja paske futur NGJALEN…edhe Loves,edhe Bacës se Loves…!
      Nuk paska lene fare vend per diskutim per ne te tjeret…!
      Medet, medet, o Arben Duka, me çfare shpifsish dhe mashtrusish te ulte, duhet te diskutosh…!!!

    • E thote bukur Duka:

      Ne në fakt s’e dimë aspak,
      nëse ky ka torturuar,
      biles edhe shoku Rama,
      e ka veç me të dëgjuar!

      Po per ate Matjanin e ka me te pare me sy. Nuk e ka me te degjuar?

  • Falemnderit Arben Duka qe i mbron parimet e mira, sdi per priftin si qe puna, po Repishti e kapt smundja, ai tradhtare e kriminel na krekoset sot si gjel, dje ish agjent i UDB qe sherbei kunder Shqiperis e sot na del Pishtar i Demokracis. Po Sala dhander serbit i del per zot kriminelit, per besnikri edhe ndaj serbit.

  • Duka ke plotesisht te drejte se Rams i kerkon falje sales qe nuk ka realizuar akoma shkatrimin e PS dhe te majtet dhe nuk i kerkon falje elektoratit te majte per mashtrimin qe i beri gjate fushates e 2013 dhe vrasjesve te 21 janarit e Gerdecit dhe vjedhjet,Po ai krenohet se gjyshja e tij ka qene sherbyese e satrapit dhe tradhetarit Zog si ky vete po i sherben te djathtes e vllait Sali dhe eshte armik i betuar i te majtes .Veprimet e kryera tregojne vete se ai denon elektoratin e majte ndersa te djathtet e PD si Ristani i kapur me vjedhje tre fazorshe si ben gje se i sherben asaj klase me deshire dhe mos prit as ti as njeri se ato qe ka thene jane te verteta.

  • Rama nga trupi Elefant por nga sjelljet Lepur ? Pershendetje Arben Lunxheria ,-nuk ke thene asgje tjeter pos te vertetes . Edhe une ashtu si ju jam rrjeshtuar me veteranet. Nderime !

      • Perkundrazi, plako,eshte me i ndershmi,me i forti,me i mencuri,me puntori, Madje, s’ka vec trupin elefant,por eshte vertete nje elefant. Caj o Rame perpara dhe, mos e caj fare… koken!,per c’thenkan te tremburit,trimeruar s’fundi…

  • Ore si nuk flitet per dekorimin e Berishes i cili megjithese per 4 vitet e fundit ne pushtet ka vrare 4 veta ne janar qenka hero dhe veterani polic qe nuk ka vrare njeri per 40 vjet merret neper goje kaq mizorisht. Apo pushteti ben gjithshka , deri tek denigrimi i kujtdo njeriu dhe nuk ka asnje pergjegjesi…..

  • Te lumte Arben Duka.Shume te ulet e tregojne veten keta te maxhorance.Ju eshte dhene vota per te bere ndryshimet e duhura per vendin.jo te shkoni pas idjotesive te njerezve qe ishin ne pushtet dhe e shkateruan kete vend.Qe te kerkosh falje duhet ta dish mire problemin jo te flisni ne kuven si gjynafqare sikur jeni ju problemi.Nga e verteta zduhet te kesh komlekse gjerat duhet te thuhen ashtu sic jane dhe te vihen ne siklet ata qe kane bere zullume dhe i kane rene ne qafe ketij populli.AI qe lekundat nga everteta dhe nuk ishikon gjerat ashtu sic jane atehere themi qe keta njerez edhe vete nuk jane te paster(duan te mbulojne te tyret)Historia nuk do te behet sipas Salinjve dhe tradhetareve te vendit

  • tani Rama do i kerkoje falje edhe veteraneve dhe shto kos e shto uje do kete dhalle per te gjithe. Per “kataraktin” kam keto dy gjera, OK,Sigurimi ishte vegel e erret, po a ka vend demokratik ne bote qe sherbimin sekret(shiko si quhet qe ta kuptosh mire) ta kete transparent dhe demokratik.Sherbime inteligjence ne vende superdemokratike aludohet se kane bere komplot e deri kane vrare presidentet e vendit te tyre.Nje ligj famoz ne Shba ka perndjekur aktore famoze e deri shkencetarevte nivelit te Anshtajnit.Pra, nuk ka si te jete per natyren e tij sherbimi sekret aq roze si ne telenovela.Tjetra ka te beje me punen e hetuesit.Mendo sa vite pune e shpenzime harxhon shteti per te dhene nje vendim gjyqesor, qe asnjehere nuk i bind te gjitha palet, psh ai Frroku qe vrau komisarin nuk pranoi vrasjen, nje shkalle gjyqesori e liroi, shkalla tjeter e denoi perjetesisht me burg. Praktikisht hetuesi i ceshtjes nuk bindi gjyqesorin 1 por bindi gjyqesorin 2 me dy-tre vjet shpenzime.Nje gjyq ne Itali per vrasje, e lexova dje, me ne fund denoi te fejuarin e viktimes pas 8 apo 10 vjet hiq e mos keput. Pra, po te mendosh se hetuesi do te sillet si masazhist ne vaska termale atwhere te tere do sulen qe ti arrestoje policia, se edhe tre vaktet i ke qyl nga shteti. Bertrand Russell thoshte qe burgjet s’mund te ngjajne me kampet turistike, se ku u pa pastaj qe veprimi antiligjor te ndeshkohet; te tere do nxitojne te kryejne kundravajtje.Per mua hetuesi eshte antipatik se ashtu ma ndjen mua, por dikush do ta beje dhe vetvetiu Ligji prwzantohet kaq i ashper dhe infleksibel sa une vetpermbahem dhe nuk guxoj te kaloj kufirin e te ligjshmes.

    • Shume i sakte, miku im @gjermani fundit,
      Rama ne disa raste eshte teper i nxituar dhe nuk i arsyeton me pjekuri qendrimet e tij!…Por Rama duhet mbrojtur nga shpifjet monstruoze te Saliut…
      Dhe pike.
      Edhe politikisht , ne kete rast qe ngre poezia e Arben Dukes, ,Rama ben gabim, sepse , flas pergjithsisht, keta veteranet jane KOCKA E FORTE DHE THEMELI I NJE SHOQERIE…Ata jane Nderi i nje shoqerie! Sepse kane vene ne themelet e shoqerise gjakun dhe mundin e tyre!
      Por nga ana tjeter, ata jane politikisht, detashmenti me i vendosur i nje Populli, i nje Shteti, sepse shkojne pothuajse te gjithe dhe votojne sepse e ndjejne Detyren e tyre ndaj Shoqerisë, sepse me duart e tyre te vyshkura nga pleqeria, e kane ndertuar kete shoqeri…
      Ketu ne Austri ka mbi NJE MILION PENSIONISTË…dhe cdo qeveri eshte shume e kujdeshme ne politikat e saj ndaj Pensionisteve dhe Veteraneve…Ne nje kuptim, ata e rrezojne ose e mbeshtesin Qeverine me votat e tyre….
      Por edhe une si ty “gjerman” i nderuar, e kam fjalen per RAPORTET ME TE VERTETEN…
      Rama, ashtu si dhe Berisha, me antikomunizmin e tyre, nuk eshte se nuk e dine se çfare ishte sistemi i djeshem, por
      I BËJNË QEFIN QEHAJAIT….!!!!!!!!
      O Gjerman Vellai,
      Shqiperia ka nje borxh K A T A S T R O F I K….
      E kupton ti se çfare do te thote 73 perqind te te ardhurave qe ka Shqiperia shkojne per te shlyer Borxhin?!….(27% mbeten per shqipot)
      DE FAKTO, MIKU IM,
      SHQIPERIA
      ESHTË
      E
      S H I T U R …!
      Lafet e teperta jane fukarallek, do nuk do , duhet ti besh qefin Qehajajit…!
      ——————-
      Dy fjale per Hetuesin.
      Eshte nje nga punet me te veshtira dhe me te nderuara.nuk i fut te gjithe ne nje tenxhere….
      Une nuk e njoh direkt kete profesion, por kam patur nje kusheririn tim hetues.Ne gjithe farefisin, une ve doren ne zjarr, ai ka qene njeriu me i mire, me i pjekur, i rrahur me vaj e me uthull, sic i thote populli, me i dashur, me i matur…
      Edhe tani qe po shkruaj keto radhe, e kujtoj me shume dashuri dhe respekt, KETE NJERI TE MREKULLUESHEM…!
      Kam patur raste dhe bisedoja me te, mbi profesionalizmin e tij…Nje pune shume e veshtire, sepse Personi pergjegjes qe ndeshet i pari dhe balleperball me Krimin dhe Kriminelin eshte Hetuesi….
      – Zanati i Hetuesit eshte shume i veshtire, sepse duhet te gjesh menyren ta zberthesh kriminelin te thote te verteten , ti zbulosh te gjitha faktet, te lidhen si te thuash hallkat e zinxhirit te fakteve me njeratjetren llogjikisht, sepse hetusine ta rrezon prokurori, ta rrezon gjykata, kur nuk mbeshtetet ne prova,….
      .Dhe pastaj del pergjegjesia jote…Shpesh here hetuesit i duhet te perdor metoda provokative, presioni psikologjik, te perdor dhe riperdor faktet që ka ne dore, per ta detyruar Kriminelin te pranoje fajin dhe te nenshkruaje…
      Nje here, ky kushua im, me ka treguar per nje vrasje ne malet e Laberise….Ish nje hakmarrjee vjeter…Ne mal nje bari kish vrare bashkfshatarin e vet dhe mbasi e kish vrare, i kish rrjepur nje cope lekure nga koka… Dhe e e kish marre me vete, per ta treguar ne Greqi si deshmi se kish vrarë, …ku donte te arratisej…
      Por u kap ne kufi dhe hetusi duhet ta ballafaqonte me krimin….E morem dhe çuam ne vendin e krimit , per te na treguar me hollesi se si e kish kryer ate, me te gjitha hollesit…Ate nate nuk kam fjetur dot, se me dilnin para syve ato skena makabre… ,
      Perfundoi tregimin ai…
      Ai e perfundoi tregimin, por dhe une qe e degjoja , mbeta i shokuar…
      Ja, ky eshte hetuesi, qe shpesh here hidhet balte pa hesap mbi te….Dhe me e tmerrshmja eshte se hidhet balte me shume nga kriminele qe kane dale nga burgjet dhe shpesh here i kemi dhe ketu ne blog dhe debatojme me ta…
      Nje here tjeter, ne Korçë Hetuesi, mori ne pyetje nje hajdut ordiner, i cili kish bere disa vjedhje me thyerje lokalesh… Si rregull, te dera, jasht zyres,Hetuesit, pret nje polic i armatosur dhe ne gadishmeri, i cili nuk duhet ti degjonte hetimet…Të pandehurit, me duar te zgjidhura nga prangat, po i kerkohej te ndertonte nje skeme se si e kish bere vjedhjen…Hetuesi i shkujdesur, kish hapur sirtarin e tavolines dhe branda ne sirtar kish pistoleten e vet…Krimineli e pa armen dhe ne nje moment pakujdesie te Hetuesit, sa hap e mbyll sytë…mori Pistoleten , i ra pas koke Hetuesit dhe u drejtua nga dera…Hyri Polici i gatshem, por ne moment Krimineli i dha atij dy plumba ne bark…Dhe doli nga zyrat e hetimit, nerruge dhe u zhduk…I gjithe Qyteti u vu ne levizje…u rrethua Korça me disa rrethime, u bllokua kufiri, dhe nisi krehja e Qytetit…Atehere kish Çeçua biçak….dhe nuk thuhej si sot…KRIMINELI IKU NE DREJTIM TE PADITUR…te nesermen, disa femije duke lozur futboll ndoshta e vune re, tek rrethimi i gjelber i Stadiumit te Korçes, Krimineli, doli nga vendi ku ish fshehur, se mendoi se u zbulua…Forcat e Policise u vune ne ndjekje, i thirren disa here te ndalonte, por ai nuk ndaloi dhe u godit duke vrapuar….
      Ja, kjo eshte puna shpesh here me rrezik jete e Hetuesit qe shoqeria e ka vene te merret me pjesen me te erret te saj…
      Shume njerez flasin me mendjelehtesi dhe per nje faj apo gabim , i fusin te gjithe ne nje thes, siç i turret Sali Pisqolla yne ketij Hetuesit shkodran…
      Eshte tmerrshme…
      …Shyqyriu thote jo, nuk kam perdorur tortura, i akuzuari At Zef Pellumbi, qe eshte kapur duke u arratisur, thote po ashtu se nuk eshte torturuar…
      Por jo , hajde mbushi mendjen SaliLove Pisqolles !!!!.
      Aman ore vellezer, po keta genjeshtaret jane te paskrupullt…mire me thoshe nje Krushku im ne Shkoder:
      SALIU DY HERE FLET, TRE HERE GENJEN…!

    • Mire ke shkruar o gjerman i parafunit, te gjitha jane
      ashtu sic thua ti, ose te pakten duhet te jene.
      Por une jam i mendimit se hetuesit e asaj perjudhe,
      nuk ishin hetues, por dicka tjeter.
      Nuk me pelqen te perdor fjalet, bastarde, kriminel,apo
      vandale, por qe i kishin te gjithe duarte te zhytur ne mekate
      nuk kam as me te voglin dyshim.
      Ti je djale i mecur e mund te me ndricosh :
      Si mund te behet paster, detyra e hetuesit apo gjykatesit
      kur nga krahu tjeter mungon avokati mbrojtes ?
      E ketu nuk dua te shtoje ideollogjine.

  • Edvin rama,gjithmon ka qen nji anarhist,jo vetem por dhe nji rugac illastuar ngase kishte nji BABA SHUM TE MADHE,POR MJERISHTE THEMI NE NGA SHARRI SE:cfar te bene fmija nuk ta bene dynjaja,pra ky ishte bir i nji mjeshtri te madhe por ai mjeshter o nuk ka punue me kete pinjoll te zderbythur,apo edhe ai ka deshtue,por ngase ishte i biri tij,edhe sistemi i atehershem e ka shqique mes gishtave kata rrumpall qe eshte nji rrumpall po se po,por dhe nji frigacak i pjerdhur dhe nji njeri me mendime te djathta aspak te majta edhe programin e ka te djethe edhe veprimet i ka te dkathta dhe nji anarhist i djathte vetem eshte nuk mundet te jet i majte.
    Sa,per luften nacional clirimtare dhe mbrojten e luftess,apo te deshmorve e herove,dha te veteranve,mundet vetem familjaret e tyre te cohen ne kembe sidikur prindet gjyshrit e tyre,qe luftuan kunder natifashizmit dhe kolaboracioniste shqipfoles te kohes se luftes dhe tani pas vitit te erret e te dhjer 1990,kiunder reakcionarve dhe bijve e bijave te tyre,pra si gjerdan fisheku te bashkohem dhe tju tregoim vendin ktyre horrave te sali serbit,dhe horrave te fratit zef prifti e sami repishti,dhe gjith llumit te zuzarve te,lloit te uran butkes,romeo gurakuqi,urankostreci,menji fjal ti denigroim dhe ti demaskoim sic e kan hak kta tradhtar.Po,mos ta harroim dhe kete klas pseudopolitike matrapazesh a mashtruses,ti demaskoim sa nuk eshte von kta edepseza dhe zuzar qe erhen ne politik mes sherbimeve te huja qe ju kan sherbyer.Rama,me kompani,sala me kompani,nishani me kompani,fatmir mediu me kmpani,pra krejt kta qe jan ne krye te partive pervec atyre komuniste ti zhdukim,dhe nga fillimi te formohen perti demikratika,apo reppublikane apo secialdemikrate,por nga njerez te ndershem kombtare dhe atedhetar te devotshem,le te jen per popullin dhe shqiprin,te mos mashtroin dhe te vjedhin,te mos mbjellin percarje mes popullit dhe krahinave,dhe le te lulzoin nji mij lule ne nji kopshte pra le te lulzoin nji mij mendime por jo kundernjeri tjetrit por per njeri tjetrin.Hsram ju kovte ktyrerugacve qe shajn luftetaret e gjalle dhe te vdekur,haram ati populli qe lejon dhe nuk merr fatet e veta ne doren e vete dhe qe nuk i mbon apo i nderon deshmoret,herot,dhe veteranet e luftes hara aty populli qe i thot vetes shqiptare,dhe qe mburet se jan populli ma i vjeter ne evrop,haram i kovte edhe nji here qe lejon te fyhen horot,dhe te ngrihen tradharet,kurse per ARBENIN i uroi nji mij vjet dita ju bevte.

  • Kriminelet i kemi ne pushtet dhe ne parlament dhe ne merremi me nje pensionist.A di gje Saliu se cka bere gjyshja e Edvin Horrit kur sherbente ne pallatin e mbretit?

  • arben duka

    je bere ndoshta njeriu me i drejte,me trim dhe me i besuari ne Shqiperi.

    Shikoni me kujdes ; zvoglimin deri ne mikroskopik te trareve te krimeve te berishes dhe hiperbolizimin e qimeve te Rames.

    Gjithe ky zmadhim kozmik e ka nje burim:

    Eshte VOA e Elez Biberajt seksioni shqip qe eshte kthyer ne nje llogore e PD e ish bandave te komitetit maleve dhe ekstremisteve antikomuniste te semure psiqikisht se ish kongresmeni James Trafikanti.

    Eshte makabre qe keto elezbibIberoamerikane po fusin vendin perseri ne lufte klasash duke arritur deri ne dekorimin e SERIAL KILLERIT hamit matjani.

    Krahesoni “termetin” me ca tortura te pa verifikura te nje Shyqyriu me qindra vrasje te hamit matjanit & company.

    I kujtojme ketyre elesh bibererve:

    kush vriste ushtarake dhe roje kufiri si psh
    KUSH E VRAU PAS SHPINE HEROIN E POPULLIT KUFITARIN RAM SADRIA
    dhe pas vrasjes bashkpunuan me Tito-Rankovicin…dhe pas ca viteve shkuan ne amerike ?

    i kujtojme ketyre talebaneve te berishajve dhe fiseve tribu te elesh biberajve disa nga krimet e miqve te tyre :

    ================Bandat e “Komitetit të Maleve” kërkonin rrëzimin e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo çmim që të ishte i mundur, duke mos kursyer gjakun e askujt, mjaftonte që të arrihej qëllimi. Ishim përballë një terrori dhe një kasaphane të pashembullt.

    Vrasjet e tyre kishin arritur dhe te gratë, pa pyetur për asnjë ndjenjë njerëzore. Nuk ishte pak rasti i kunatave, Marta e Prena Tarazhi, të cilat u rrëmbyen natën mizorisht nga bandat, vetëm për faktin se kishin shkuar në hekurudhë dhe nxisnin emancipimin në radhët e grave në zonë.

    Ato u lidhën me litar pas një peme kumbulle dhe aty, në mënyrën më barbare, iu prenë gjinjtë dhe u masakruan me thika derisa vdiqën. Ka raste të tjera si ai i Dilicës së Fregnit, të cilën e grabitën natën po ato banda për të cilat po flasim, duke e hequr me forcë nga duart e nënës së saj qorre, dhe e çuan diku afër shtëpisë, ku pas masakrimit e therën dhe e pushkatuan.
    Tipike në kësisoj rastesh është ai i vajzës nga Oroshi që quhej Prena Përkola, e cila njihej ndryshe me emrin “Cuca e Oroshit”, që e vranë me armë në prezencën e dy fëmijëve të mitur (Agimit dhe Albinës) në djep. Apo ai i Shkurte Carës apo Mrika Lokës. etj etj qe jane me mijra
    ”””””””

    eshte fatkeqesi kombetare qe antishqiptari dhe anti amerikani me i madh i te gjithe kohrave Elez Biberaj po vazhdon me nje cmenduri te pa pare nje fushate frenetike per te mbrojtur mikun e tij SALISERBIN duke abuzuar me fuqine e tij mediatike ku shebulli i mesiperm e verteton sakte.

    Mos harroje ky elesh biberraj se ne amerike valonte KARRIKJA ELEKTRIKE per kundershtaret

    Mos harroje ky elesh biberraj se ne greqi pasi anglezet vendosen “demokracine” pas 1945 u varen me mijra njerez ne ullishtat..u mbushen mijra varreza masive ..deri ne prerjen e kokave te disa udheheqesve te luftes 2b dhe varnin ne sheshet e qyteteve duke tromaksur popullin.

    ka ardhur koha qe qeveria amerikane te marre ne shqyrtim veprimtarine anti humane te elez biberajt qe po mbron me cdo kusht monstren berishe me kete “dirty job”

  • Po cfare prisni nga Rama , jo vetem qe nuk eshte i majte , por Ai e urren te majten dhe akoma me shume Luften Nc – Cl . Lexoni librin e tij ” Refleksione “

  • Cudirat nuk kane fund ne Rilindjen dhe ne vetevraret.
    Bejne antar nderi nje individ qe ka lindur mbas 1944. Dhe pse? Sebepi, sepse ben bejte kundra demokrateve.
    Ty gjerman i fundit, po sikur nena, ose babai jot, ose motra jote, ose vellai jot te ishte futur ne birucat e Deges P. Brendeshme sepse mund te kishte thene qe ” kepucet e importit jane me te mira se kepucet e vendit” ( ndodhi e vertete ne qytetin tone,ne Korce) dhe te torturohej nga vete i famshmi Shyqo Coku ose shoket e tij, a do te komentonje ne kete menyre? Beju njehere i sinqerte dhe mendo kete qe te shkruajta.
    Mos shiko dhe mos degjo se c’thote bejtexhiu. Ai eshte nderi i veteraneve dhe ka aq lidhje me veteranet aq sa dikur kishte kishte lidhje nje antar i komitetit te partise ne Kukes qe u be kryetar i organizates te gruas te rrethit. Dhe bejtexhiu krenohet me kete “thagme” do te thoshim ne ne Korce.
    Rama u zotua se do te verifikonte te gjitha vendimet e dhena nga Berisha. Po ashtu ne cdo administrate ku ka profesioniste dhe jo punonjes si Mrika, para se te meret nje vendim, shikohe edhe njehere dokumentacioni i paraqitur. Po te ishte vepruar keshtu, nuk do te qe dekoruar Shyqua.
    Une nuk them se Rama e ka bere me dashje dekorimin e Shyqos. Eshte gabim ne administrate. Por kur e mbron gabimin dhe hidhesh ne sulm duke nxjere lloj e lloj perallash dhe duke u ndihmuar dhe nga bejtexhinjte qe shkruajne vetem per te nxjere buken e gojes, atehere mbrojtja e dekorimit te Shyqos behet faj. Dhe kurre Rama nuk ka per te qeverisur kur ne adnministrate futi njeres militante por injorante apo te pazote per ate pune. Ja shiko Mriken, shiko ate qe mori lejen e barres e lindjes qe ishte ne krye te doganave, shiko Brisin se sa dem po i sjell qeverise ne tatimet. Nuk behet stan me lepuj.

    Tani per bejtexhiun qe i qan hallin SHyqos. Po ata te vraret pa gjyqe; po ata te burgosurit e te internuarit; po keta te sotmit qe shkakrohen nga pune sepse jane me PD; po ata fakiret qe vrasin veten se nuk kane te paguajne pagesen e en. elektrike; po burgjet qe u mbushen plot, sa tani detyrohen te bejne amnisti per shkak se nuk ka me vende ne burgje? Po taksat qe na jane rritur; po cmimet qe shkojne ne stratosfere; po qe per nje tablete per semundje duhet te paguash treqind euro, kur kryeministri na premtoi shendetesi falas?…keto nuk i bejne pershtypje enveristit te patundur nga istikami komunist dhe qe thur bejte si ato te vitit 1820.
    Berisha i a shpori nga Parlamenti nja kater ish kriminele, do t’i nxjere dhe te tjere derisa ta shkelmoje edhe vete ramen. Dhe ja per keto bejtexhiu ben fjali me rime sepse tjeter nuk kane c’ti bejne Berishes. Po mali nuk tundet nga era.

    • kastriot, ne flasim ne parim dhe princip, se ashtu funksionon shteti demokratik.Po ta marrim personale mua ma ka enda te jem pronari i Bankes Kombetare.”Thavma” eshte greqisht, se kam jetuar emigrant atje, nga Korca duhet ti thone prrocke.Gjysmen e fisit tim e kam nga Korca e nese vij 20 dite ne vit ne Shqiperi, te pakten tre do ti kaloj andej.Si mendon ti, nje epoke 40 vjet nuk do kishte padrejtesira, krime dhe disfatta? Por ato jane pjese e jetes, kjo bote eshte eksperiment thone profetet.Kemi edhe jetuar, jemi rritur me veshtiresi dhe pa privilegje e nuk ka qene aq zi sa propogandohet.Sic thote Neti lart, hetuesi duhet te zhvilloje ne koke detaje diabolike se nuk ka kriminel te pranoje krimin vullnetarisht.Si thone psikanalistet, qe te hysh ne boten e te depresuarit duhet te cmendesh ca, se ndryshe s’è kupton e s’te kupton. Ketu nuk perjashtoj rastet kur shpikeshin armiq, se cdo sistem krijon armiqte e vet.Mesa kam lexuar edhe ne vendet e tjera re Lindjes arratisja denohej, ne Gjermani u ngrit nje mur midis te njejtit popull dhe shume te pafat u vrane duke u perpjekur te kapercejne murin, pra nuk ishim nje perjashtim, por pjese e sistemit te ngjashem me te tjeret. Kur pyes babin tim ish partizan se perse sulmonin ushtarin gjerman kur fajin e kishte Hitleri, ai thote; – Dakord, po ky ushtari erdhi e me pushtoi e me dogji shtepine,une s’do veja ne Berlin te gjeja fajtorin e madh kur demin po ma bente ky i vogli. Jam ne celular e s’kam kohe me shume, gezuar festat e fundvitit stafit te Dita dhe gjithe komentuesve, edhe nastradinit e Loves me nje luge sheqer me shume, qe te mundim patologjine e hakmarrjes.

      • Pergjigje dhe koment shume i mire dhe.nje arsyetim qe nuk e ndesh ne te gjithe komentuesit. Meriton fjalet me te mire.
        Duhet kuptuar se ne ketu vetem shkembejme mendime se ne nuk kemi gje ne dore pervecse votes. Sa per bejtexhiun, edhe ai ka te drejte te shfaqe mendimet e tij, por njeaneshmeria e tejskajshme ne favor te PS, fjalori vulgar dhe i paedukate qe perdor, iritojne cdo njeri me mend ne koke. Bejtet e tij nuk jane as poezi e aq me shume nuk jane letersi. Ato bejte jane shkrime politike gazetareske por qe vendosin fjalet ne menyre qe te kene rime.
        Eshte e turpshme se si botohen keto bejte.
        Pa te njohur o gjerman i fundit, ke fituar respektin tim ( E kuptoj qe ky respekt as qe ndikon ne personalitetin tend, dhe nuk do te me pelqente qe te thoshe me……nga respekti jot)
        Miqesisht i nderuar.

        • kastriot, qofsh mire! Ne fakt Duka eshte bere sebep qe une mbaj nofken e gjermanit te fundit…Kryesisht rubrika e z.Duka eshte e mire e padyshim merita eshte edhe e kryeredaktorit qe ka ngulur kembe per rubriken me vargje.Nje problem kam une, kur dua ti rilexoj nuk i gjej ne arkive.Poetika mesa kuptoj une eshte ceshtje frymezimi e zakonisht shkruaj e prish edhe poetet me famoze mezi qullosin ndonje kryeveper, andaj nuk jam me opinionin tuaj mbi prodhimtarine e Arben Dukes.Po ka shkruar dy poezi te paharruara eshte mrekulli, aq nevojiten. Rubrika nevojit perdite dicka te ndryshme dhe Duka perpiqet me mundimin e tij; nuk eshte mire te vihet ne diskutim nese di apo jo te beje vargje, se pastaj nuk ju ndjek dot per te tille argument. Edhe njehere film per repliken e miresjellshme!

          • eeeeeeeeee ,pershendesim Nazistin e fundit
            qe eshte shume i embel dhe me shume pat’hos
            prej fatosi partie na spjegon boten …eeeee
            se ne boten se kemi pare hic
            nuk po e shohim dhe sot
            ne dt 16 dhjetor u detyrua shteti te terhiqej nga perkujtimorja e mbretit Leopold ll
            e akuzon Kongo per genocid
            dhe shteti u terhoq ….
            keshtu Nazisti i fundit ,bota nuk u var ne gjoks teneqera per dekorim
            po si tha Ate Zefi “lerini ti varin teneqete ,se ndofta u ndricojne rrugen per ne erresiren e injorances ”
            hakmarrja eshte kllasa jote dhe e bejtexhiut
            ne kemi Historine dhe po flet ndryshe
            prandaj hidheni perpjete
            Ngushellime per qenin Sulo ,se ju ngordhi

            Moderatori menderisht i shqetesuar
            ti cfare ke me replikat e mia ??
            une thjesht nuk dua qe Neti si barngrenes ,te vdesi dhe mutngrenes ?!

          • ty Love te kam pike te dobet, nga pseudonimi, kuptohet…Edhe te doje keq te kendoje bilbili Perendia ia ka bekuar zerin. Une gezohem qe ti je neper bote, e sheh qe edhe Leopoldi qe s’ia kam idene se cfare m..tin donte ne Kongo nuk e ka hallall nje permendore, se ka vrare kongoleze, e qysh kemi dekoruar Markagjonin e Komitetit te Maleve qe vriste femrat e emancipuara? Kjo behet ne emer te yryshit kunder ideve te majta moj Love, se diku nje poet ka thene qe Dashuria eshte majtas, jo kot ka formen e zemres. Ti Love ndonjehere e humb fare, e zgjat llastikun e eeee-ve si ai qe conte te blinte llastik te shtrire mire. Nuk besoj ti afrohesh Dukes ne artin e vargjeve, shpresoj as edhe mua.Me ngjan si libretiste skecesh me eeeeee dhe me ooooo kilometrike.Versioni feminil i Gezim Krujes.Gezuar festat edhe ti, mbase embelsohesh per vitin qe vjen.

          • ehe ehe [ti ndryshojme pasthirrmat ]
            qe mos te me kesh pike te dobet vetem nga pseudonimi 😛
            te jap dhe pak leksion nga Frojdi
            LOVE eshte vrasesja me antike e kesaj bote
            thote Frojdi …mos u genje nga pseudonimi 😛
            ah me rente pika per femrat e emancipuara
            te sigurimit …ops partise ….
            mos i lexo me keto perralla ,
            nuk kam hallin tend jo
            po do me tramaksesh dhe kalamajte e tu
            nejse, jane te zgjuar ,nuk ngjajne nga ju 😛

            Dashuria,e majta nga ana e zemres ???
            ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahaha
            me lot , ty te zuri lapsi atehere me biografine ?
            apo je nga keta te 91 qe moren arratine nga fanari ndricues dhe u martuan me fotografine
            nuk e kam personale dhe respekt Zonjes tuaj
            por ishte thjesht per te majten nga ana e zemres ahhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhahaha

            absolutisht nuk ju afrohem , jeni gjeni ne artin tuaj ,ahhhhhhhhhhhahahhahahahhahah
            ne vdekataret e thjeshte rrojme kot 😛
            flm o zot qe kemi juve qe shkruani ,se asgje nuk lexojme tjeter ….une nuk kam asnje lidhje
            me shkrimet dhe artin tuaj ,sado qe eshte magjik ,i pazevendesueshem ,romantik
            ahhhahhhhhhhhhhhhhhhhhhhahaha
            me Frojdin jam ….kusherire 😛

            Neti ,deria te vijne Krishtelindjet
            do ziremi dhe nja 100 here 😛

          • @Love,
            nuk rri dot pa u “kruajtur ” me mua?!…
            Apo e ke inatin se te kam sharë…Ti Love duhet te me kuptosh mua, se kur genjen dhe do te na shesesh genjeshtrat per te verteta , nuk behesh kurre mik me mua…SOKRATI i Madh i Lashtesise, para 2400 vjetesh shkruante se :
            NJË GRUA E MIRE TË BËN TË LUMTUR,
            NJE GRUA JO E MIRË, TË BËN FILOZOF…
            Sipas Sokratit, burri yt duhet te jete filozof…???????????????????…!
            Hajde, se nuk ka lezet, para Krishtlindjeve duhet te pajtohemi…!Opozitarë, por vellezer…Gëzuar Krishtlindjet dhe
            Nje Vit te mbarë…!

          • Te falenderoj sinqerisht, edhe pse jo ne te gjitha ceshtjet qe diskutojme nuk kemi te njejtin kendveshtrim. Por kjo eshte me se e natyrshme. Miqesisht i nderuar……

          • Kastriot,
            Me nder qofsh edhe ti…
            Ne komentuesit nuk do marrim Kallashin me njeritjetrin, se nuk kem i arsye…Ta marresh holle- holle, Shqiperia eshte vend i vogel dhe , po te shkruajme ketu emrat tane te vertete, rrezik se dalim kusherinj ose te njohur me njeritjetrin….
            Nga ana tjeter, ne shqiptaret, eshte mire te shohim me shume çfare na bashkon dhe jo çfare na ndan…
            POZITIV DENKEN…(Mendo pozitivisht…) thone keta miqt e mi austriakë…Vetem Qehajai na do te perçare…., se na vjel me mirë…
            Une per vete jam me ate Parti qe u mbush me mire xhepat me Para shqiptareve!….
            Eshte mire ta kuptojme kete…Partit kryesore, PS-PD,
            po te pastrojne radhet e tyre nga elementet kriminele, eshte me e mira e mundeshme te qeverisin bashke, sic qeverisin ketu ne kete Atdheun tim te dyte, qe nga Lufta e dyte boterore e deri me sot….Koalicione te medha ben dhe Gjermania, por dhe shtete te tjera…..Nje shtet social, qe e lejon secilin ne konkurence te lire te pasurohet, por dhe qe shteti te jete nje rregullator,
            tu marr te pasurve taksa, sipas pasurise dhe te ndihmohen edhe ata qe nuk i kane mundesit te punojne, se dhe ata Nena i ka bere….dhe keshtu shfryhen tensionet sociale dhe Shoqeria jeton ne Harmonine e saj me te mundeshme…
            ———————————-
            Dy fjale per Dukë Poetin….
            …sepse me ngacmoi nje ide e ketij “gjermanit te fundit”…
            Qe Duka eshte nje Talent i lindur per poezi, kjo nuk mund te pranohet vetem nga ajo pjese qe atakohen nga qendrimi politik i Dukes…Ai shkruan shume, shpesh ka ne poezite e tij rima qe mbarojne me folje, (punon…nderton……pushon… etj…), dhe ato rima mund te menjanohen, i nderton kushdo, por Duka ka Poezi të mrekullueshme…Dhe i madh behesh dhe me nje dhe dy poezi…
            Nga qe kam studjuar Nolin si teme Diplome, e njoh disi mjeshterine e tij…Psh ai i jep fuqi emocionale, muzialitet fjales poetike jo vetem me figurat dhe mjetet shprehse qe perdor, por nga nje here edhe me perseritjen e bashktingelloreve te thjeshta:

            Thone u shtri, e thone u vra,
            Po ti s’ vdiqe , or Baba,
            As tek Shkembi Dragobise,
            As tek Zemer e Djalerise…
            ……………
            Neno moj mba zi per Vellanë,
            Me tre plumba na i rane,
            Na i rane e na e vranë,
            Na i thane Tradhetor….
            —————
            Allalla, o rrezil, o katil, allalla,
            Shtroni udhen me hithr’ e me shtok turfanda,
            Gumzhit o Zinxhir e kamçik, batërma,
            Lehni Laro, kaba: Hosana, Baraba!

            Tradhetor, ti na nxive, na le pa atdhe
            Ti na çthure, na çkule, na çduke çdo fe,
            Varferi, poshtersi, roberi, ti na dhe
            Derbeder, ujk e derr: Hosana, Baraba!…

            E te tjera e te tjera….
            Po Duka?
            Duka po ti shohesh nje per nje poezit e tij, ka vargje rrenqethse….Mjafton te kujtoj ketu vetem nje….
            Grek, o grek, te q…rracen…
            …E kush emigrant shqiptare e degjoi e nuk u ndie krenar nga kjo poezi…?
            Por shumkush mendjelehte,mundt te thote po ketu Duka del racist…!
            Jo , aspak, Duka e ka per ata greke qe thone se me zorret e shqiptareve do bejme kete e ate…!
            Pra duhet dalluar motivi dhe kujt i drejtohet poezia…
            As une qe shkruaj ketu nuk jam racist.Une i dua greket, por ata greke qe mendojne arsyshem dhe duane te jetojne ne miqsi me shqiptaret…Babai im , ne vitet 50, vuri ne dispozicion te grekve te arratisur nga lufta mbi 40 hektare toke falas, se erdhen me gjithe bageti te ne dhe i percollem si njerez… e jo ti vrisnim sikur te ishin derra, neper pyje e monopate, sic u sollen jo rralle greket me ne, por nga ana tjeter nuk duhet te mohojme se ne Greqi gjeten pune dhe shtepi mbi Gjysem milion shqiptare, kur ne kishim nevoje….
            E te tjera e te tjera…
            Kesaj i thone:
            JEPI QEZARIT,
            ATE QE I TAKON!…

  • E meriton si bashkpuntor i tyre e qe po u sherben ktyre shurranave,po duke mos harruar as komunistet e rinje qe po u sherben me devotshmeri,po me siguri qe e paguajn si dikur per fuks.

  • Te kerkosh ndjese per dicka qe ka ndodhur nga kjo qeveri nuk eshte dobesi por kulture politike e Edi Rames megjithe gabimet me thes qe ka.Dhe kete kulture politike kerkon bota perendimore prej politikes shqiptare.Te mos kerkosh falje do te thote te verprosh si Saliu.Do ishte mire qe te njiheshin prej tij edhe gabime te tjera dhe me kete do ti rritej vlera dhe nuk do ti ulej.Pra Respekt per Kryeminstrin qe njeh gabimet e qeverise se tij.Persa i perket kohes se shkuar a ka qene ky hetues dhunues apo jo eshte detyre e organeve shteterore si dhe mediave ta zbulojne kete gje.Kurse te qenit partizan nuk ka fare vlere kur vjen puna qe te kesh lyer duart me krim ne kohen e sistemit pas luftes.Ska dyshim qe ligjet e atehershme duhej te zbatoheshin sepse mund te ishe vete ne pranga por ne cdo detyre shteterore qe kane pasur shqiptaret ka pasur edhe mundesi tolerimi pa demtuar njerezit te pakten fizikisht por kur ndonje karakter ka qene i ndyre e ka zhfrytezuar postin e tij biles akoma me keq se cja kerkonte ligji i atehershem.

  • Te mbrosh Luften NacionalClrimitare dhe ata qe e bene ate lufte, sic ben z. Arben Duka do te thote te mbrosh kombin dhe atdheun tend, do te thote te mbrosh parime te rendesishme qe e bejne nje popull te respektoje veteveten dhe ta respektojne popujt e tjere, do te thote te transmetosh tek brezat e rinj e te ardhshem vlera te larta morale. Te besh te kunderten per cfaredo arsyeje eshte nje pune personale e atyre qe bejne, por kur duan te shiten edhe si atdhetare kjo eshte nje pune krejt pa mend e tyre.

  • O`sapaliu i dhjer-sapa.
    Percfar duhet apo u dashte te kerkoi njes rama.sali serbit?Po,cfar beni kjo qeveri gabime qe u dashte mbas nji viti te kerkoi ndjes?Jo,sapa tani beri edhe gabim edhe faj rama dhe qeveria e tij,nga se u zbraps nge reakcionaret pas 70,te luftes qe e bene ata veteran qe ednde jan gjall,pra ti dekurosh vateranet per 70,vjetorin eshte nder,respekt ndaj kuftetarve te vdekur,te vrare,herove,deshmorve dhe nder e respakte per kta vetran te klasit a.apo njish.Po,pas nji viti nen ndikimin e kryekriminelit sali serbi,dhe lukunis se tij,dhe ca tradhtarve dhe mercenarve te bejsh prapa kthim eshte mese tradhti dhe cnderim i luftetarve dhe deshmorve,pra ky rama u tregue ma,reakcipnar sesa reakcionaret e tjer,qe i perkasin ballit,zogut,legalisteve dhe udbashve te soit sali serbi.Per,cfa demagogjie kta ashtu te thanun te majte,po mbajn tubime gjoja se i nderoin datat e clirimt te qyteteve dhe,bejn sikur i nderoin luften nacional clirimtare kur kta hypokrit nuk e njohin kryekomandantin apo shefin e asaj ushtrie per komandante dhe udheheqes te luftes pra cfar duan kta hipokrit te mashtroin ende popullin dhe veteranet?Po,une nuk besoi se ja kan arit,se shifet ne komente qe bahen pra spaku 70%i komenteve jan ne favor te lufte dhe veteranve,e 30%jan reakcionaret sic eshte LOve karakurva,dhe intelektuali uran kistreci.Rama,nuk i fiton ma zgjedhjet,por vetem keq eshte shum se prap dote vije sali serbi ne pushtet,dhe ate shum shpejt,rama nuk mundet ta bejje mandatin e plot,dhe kete e kam ditur menjihere pas 6,muje qe erdhi ne qeveri,se ky,nuk beri asnji,perqind ne ato qe tha ne propaganden zgjodhore,pra ki nuk mujti dhe nuk dashti asnjihere ti arestoi kriminelet e sali serbit dhe vet sali serbin,prandaj ki ma nuk e ka besimin e popullit,dhe ky popull duhet me i nxjer jashte politikes,ramen,ilirin,saliunbashen,nishanin dhe gjith ata qe ju shkoin pas,menji fjal duhet te pastrohen kto tre partit e medhaja kriminale nga kta kriminel,te popullit.

  • O sharri,nuk dua te zgjatem as per fjalet e ngrohta sidomos te paren se te tjerat kisha veshteresi perkthimi por dua te tregoj nje histori te kohes se komunizmit:thone se babai i nje prej heroinave shqiptare te punes Pal Vata (pa dashur te fyej familjen Vata)shkon ne plazhin e Velipojes.Shkodranet kishin ngritur zerin e radios dhe degjonin muzike popullore jugosllave.Pali shtang dhe ju thote atyre qe e shoqeronin:me falni burra se paskam hyre gabimisht ne jugosllavi.A mos ke hyre edhe ti gabim ketu?

    • O sapa djali,mos e nga hajvanin e pyllit shume,se na largohet nga ky forum.
      Te qeshurat vine nga hajvaneria,jo nga te zgjuarit,me te zgjuarit te nxihet jeta.
      Kur nuk jam ne forme ,lexoj keta hajvaner te pa mbaruar ne kete gazete.qe
      te heqin merzitjen.Hajvaneria me e madhe eshte tek gjoja te zgjuarit kur e
      pershendesin kete qesharak,qe ka ngelur akoma ne pyllin e Kosoves,dhe qe
      ron ne Zvicer.Po te vleresohet ne tregun e kafsheve ky i kafsheruar,kushton sa
      gjysma e nje lope alpine e atij vendi. Kjo krijese eshte per tu argetuar.

  • Duka je me primitive se primitive.Kendo per Enverin dhe qendro aty me nostalgji per Kohen e sotme je shume primitive me dhene keshilla.Partizanet e tuhetuesa sic e kane bere mutin ashtu edhe ta hane bene mire qe ishin partizane por e dhjene ne AT pellumbin e te tjere.Edhe ti si partisan I ri ashtu je .

  • O,KATARKO O,LOVE,O JU TE DHJER,PO KU KA SHTETE QE NUK I KAN SIGURIMIN E TYRE SEKRETE,MORE IDIOTA,PO CFAR ESHTE,CIA,MOSADI,KGB,UDB,ISFALIA?
    A`nuk jan sherbime te sigurimit te shtetit dhe rendit cia,apo ato qerat qe i numrova,apo nuk bene ende tortura cia,mosadi,apo isfalia ndaj atyre qe ata i konsidoroin armik te shteteve te tyre?
    A`,vetem te ne e mbollen kete farr te yrrejtjes te hujt,ndaj SIGURIMT FAMLART E FAM MADHE TE SHAIPRIS,si eshte e mundur qe asnji shteti ne bote nuk e akuzon sigurimin e vet,vetem ne pordhacet e dhjer shiptarella e bejme kete poshtersi.Cia,mosadi,kggb,dhe gjith sigurimet e dynjas i vrasin kundershtaret e shtetit ku ti gjejn,ja sot pakpara u dha lajumi qe izraeli vrau me raket komandantin e hsbullahit ne siri,pra ka shkel edhe kufit e nji shteti qeter dhe ka bere krimin cfar i thoni ju ksaj patriotizem izraelit?E`nese ky eshte patriotizem pse te mos jet edhe veprimtaria e sigurimit te shtetit shqiptare patriotizem a ma tregoni ore idiota te plotfuqishem?!!Pra,sic e fillova xhdo shtet e ka sigurimin sekret,sherbimin infiôrmativ,dhe ate kunderinformativ,civil dhe ushtarak,policor dhe inspektoriat,pra ju qe ce 25,vite i keni shpall lufte sigurimit te dikurshem te shtetit,qe mbrojti dhe zbuloi turlifar grupe banditeshmqe vinin ne shqipri,me ndihmen dhe organizimet e cia,udb,isfalis,smt,m.16,pra ne ato kohra,ju u mbureshit dhe e qujshit sigurimin nji nder sherbimet ma te mira dhe ma te zot,dhe patriotik,pra cfar eshte e mir e kohes,por qenga 1990.jeni cue sikur HIENAT,kunder sigurimit dhe njerzve ma te zot,dhe ma patriot,ju jeni duke e urrejt sigurimin ma shum se cia,dhe udb,se atyre jua ka tthyer dhembet,por ju jeni aqi te lig e pisa,sa eshte pake me ju krahasue me fekalet e gjyrizave,por ska qeter fjal ne gjihen shqipe ju jeni fekale,ju jeni hale,ju jeni tradhtaret dhe ju jeni te pa shpirt ju jeni nazifashista dhe cfar tju them qeter nuk e dij,poshte klika e jua e muterve te qelber,lavdi atyre sigurimsave per jet te jetve,dhe lavdi shyqri cokut i kovte per punen qe ka bere,vdekje e et zef plumit,dhe sami repishti dhe atyre qe ju shkoin pas,vdekje e tradhtarve liri e popullit,nga kta funderinat e sali serbit,dhe rames e ilirit me nishanliun ne krye,vdekje e sali serbit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *