Kryetari i Kuvendit Ruçi iu shprehu ngushëllimet sot familjarëve të Ndue Totrit, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ndërroi jetë sot, pasi vuante nga një sëmundje të rëndë.
“Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të Ndues, bashkëshortit, babait, vëllait dhe njeriut tuaj të shtrenjtë dhe ish-kolegut tonë të dashur deputet të Kuvendit të Shqipërisë.
Ndue Totri është një nga inxhinierët dhe specialistët e shquar të Shqipërisë, që ia kushtoi jetën Shqipërisë, Mirditës dhe njerëzve.
Kudo ku shërbeu si inxhinier në industrinë minerale, si funksionar publik në nivelet lokale e qendrore, dhe si deputet i Kuvendit të Shqipërisë gjatë legjislaturës 1991-1992, është shquar për profesionalizmin e spikatur, përkushtimin e lartë, shpirtin e madh dhe zemrën e gjerë.
Nduen do ta kujtojmë me dhimbje, mall e respekt të thellë për shërbimet që i ka bërë Mirditës së tij të dashur dhe të gjithë Shqipërisë, ekonomisë, shoqërisë, komunitetit, minatorëve, qytetarëve dhe të gjithë atyre me të cilët ka ndarë përkushtimin dhe sakrificat e tij për Shqipërinë”, – tha Ruçi.
a.t / dita
