Kryetari i KZAZ 19: Procesi i numërimit do të nisë në mesnatë

Dita
Qytetare gjate procesit te votimit, per zgjedhjet e pjesshme lokale ne nje qender votimi ne rrethin e Dibres. /r/n/r/nCitizens during voting process for partial local elections, at a polling station in the district of Dibra .

Kryetari i KZAZ 19 në Dibër, Fadil Begu deklaron se procesini i numërimit pritet të fillojë në mesnatë, pasi të mbërrijnë të gjitha kutitë

Begu tha në një intervistë për Ora News se me përjashtim të dy incidenteve të vogla jashtë QV, procesi ka vijuar normalisht.

“Deri tani procesi ka ecur normalisht. Nuk kemi pasur probleme. Nuk kemi problem në asnjë prej qendrat e votimit. Procesi vijon normalisht. Presim që zgjedhësit të vazhdojnë më intensivisht me votimin. Pjesëmarrja ka qenë e mirë. Në qytet pjesëmarrja po shkon afërsisht 50%. Mendojmë që do fillojmë të numërojmë pasi të vijë edhe kutia e fundit. Më larg është Lura që mendojmë se kutitë do vijnë rreth orës 23:00  Shpresoj që rreth orës 24:00 do të fillojë numërimi pa shkëputje”, deklaroi Begu.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *