Bashkia me dy kryetarë, njëri kyç derën, tjetri betohet gjetiu

Elena Tase

Sot u konstitua këshilli i parë bashkiak dhe u betua kryetari i ri i bashkisë së Devollit, Eduard Duro, që “fitoi” në zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

Ceremonia e betimit nuk u zhvillua në godinën e bashkisë, pasi ish-kryetari Bledjon Nallbati bashkë me administratën dhe militantët të mbështetur nga ish-deputetë nga Tirana nuk lejuan që mbledhja e thirrur nga sekretari socialist (i këshillit të vjetër) të zhvillohej aty.

Përballë kësaj situate, socialistët duket se e kishin gati planin B, pasi u zhvendosën në godinën e n/prefekturës.

Në mbledhje fillimisht u betuan anëtarët, më pas u zgjodh kryetari i këshillit dhe në fund u betua kryetari i ri i bashkisë.

Ish-kryetari Bledjon Nallbati deklaroi se nuk e liron zyrën, pasi nuk i njeh zgjedhjet e 30 Qershorit. Por, kryetari i ri Eduard Duro tha se ditën e hënë do të shkojë në zyrë.

Burime nga administrata e KQZ-së pohuan dje se para datës 10 Gusht, çdo konstituim është i paligjshëm për dy arsye; e para se nuk është miratuar tabela përfundimtare nga KQZ dhe e dyta se në këtë datë u mbaron afati i të zgjedhurve të 2015.

Por anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi tha se konstituimi mund të bëhet edhe para datës 10 gusht.

Sipas tij për çdo kryetar bashkie data e konstituimit do te jetë e ndryshme pasi në 2015 çdo kryetar bashkie dhe çdo këshillë është konsistuar në ditë të veçantë.

Presidenti dhe opozita (që i bojkotoi) nuk i njohin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit dhe thonë që do zhvillojnë zgjedhje në 13 tetor.

e.t./dita

Share This Article
6 Comments
  • Përballë kësaj situate, socialistët duket se e vetekishin gati planin B, pasi u vetezhvendosën në godinën e n/prefekturës.

    Në mbledhje fillimisht u vetebetuan anëtarët, më pas u vetezgjodh kryetari i këshillit dhe në fund u vetebetua kryetari i ri i bashkisë.

  • Vetem sovrani zgj edh sherbyesin e pergjegjshem,jo dhuna,vandalizma apo kryfortesia.Sovrani jep madat,nuk zgjedh askend te eprhereshem. Sadenca e mandate te hap deren per dalje nga abientet drejtuese dhe hap dere per ardhje ne qeverisje te pergjegjshme.Jo k eshtu:Une nuk dal!Une nuk leshoj zyrat!Ky eshte veprim banal e rrugaqeror.

  • Eh more mender gazetar, pse flet parakohe, e pe si perfundoj beteja e ish kryetarit, per bythe e jashte. Pushtetin lokal do ta drejtoje njerezit qe i kane fituar zgjedhjet e jo ato qe nuk moren fare pjese ne to.

  • Neqoftese ata qe nuk i leshojne karriket mund te qendrojne pa u paguar ,le te rrine ,por “vule”nuk kane per dokumentat qe edhe mund te leshojn per ata qe i perkrahin akoma.se edhe fondet e bashkive do te administrohen nga te zgjedhurit ne 30Qershor!

  • Le ta mbaje deren ai por pas konstituimit do quhet pushtim dhe polici i gris bythen pastaj te gjitheve atyre. Fonde s’ka, rroga s’ka asgje, le te rrine dhe ca dite ne godine, te flene ety njeri mbi tjetrin pastaj kur te permenden le te dalin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *